[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Reverted to revision 1316961 by Addbot on 2013-04-03T04:09:56Z
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 11:
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me [[Avni Rustemi|Avni Rrustemin]] dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Germenji|Themistokli Gërmenjin]] e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në [[Vlora|Vlorë]] ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i LushnjësLushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Në luftën e Vlorës, caktohet të shkojë në Itali ku futet në bisedime me autoritetet të njohura të vendit për luftën. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë.
 
Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit, si deputet i [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Fushatën e nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se çfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit. Përgjigja ishte “Duam kullota”. Ai u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment këto kullota bëhen tuajat”. Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit.
Rreshti 30:
 
== [[Lufta e Dytë Botërore]] ==
Kthehet në atdhe tetor-dhjetor 1939 krijon me një grup intelektualësh të kohës “Frontin e Rezistencës”, ku [[MitMid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Hasan Dosti|Dosti]], [[Kol Tromara|Tromara]] dhe ai vetë krijojnë tezat e programit që titullohen “Nacionalizma shqiptare, [[Balli Kombëtar]]”.
Në janar-shkurt të 1941 pas veprimtarisë së tij dhe kontrollimit që i bëhej korrespondencës së tij, italianët vendojnë të djegin e bastisin pronat e Këlcyrajve. Në shkurt Aliu harton një përkujtesë/promemorie ku kërkon një shtet të pavarur shqiptar. Mëkambësia në fund përcaktoi "pozitën" e A. Këlcyrës pas kësaj promemorieje dhe "e sistemoi në mënyrë të përshtatshme" duke e internuar. I shoqëruar sipas urdhërit të Komandës Eprore të karabinierisë bashkë me familjen, nga një agjent i policisë së sigurimit publik dhe i pajisur me nje "Foglio di via obbligatorio", me 4 prill largohet perseri nga atdheu per ne provincen e Arecos. Kuestori i Foxhias i kumton prefektit të Arecos dhe ky MI [Ministria e Punëve të Brendshme] se Aliu u vendos në kështjellën e komunës së Kortones. Tre muaj pas internimit të tij u lejuan të vendoseshin në Itali edhe familja.
Në Kortona kuvendon me disa njerëz të parisë së [[Rrethi i Dibrës|Dibrës]], prof. [[Isuf Luzaj]]n i porsa sjellur nga Ventotene. Me kapitullimin e Greqisë faqe pushtimit nazist, 23 prill 1941, u shpall amnisti për të internuarit politikë. Aliu me 22 korrik 1941 lirohet dhe me vaporin e linjës Brindisi-Durrës kthehet sërishmi në atdhe.<ref name="tf">[[Tanush Frashëri|Frashëri T.]], "Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi", Botime "Çabej", 2005.</ref>
Rreshti 48:
Bie në koma më 24 shtator 1963 në Romë. Varroset më 29 shtator në varrezat Acatolico di Testaccio ku prehen eshtrat e tij.
 
Dekorohet me [[Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"|Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"]] më [[22 Dhjetor|22 dhjetor]] [[2007]] nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë [[Bamir Topi]].
 
== Formimi i tij ==