Armët e Skënderbeut: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 2:
[[Skeda:Mural.jpg|parapamje|350px|Replika e armëve të Skënderbeut në Muzeun e Krujës]]
 
[[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeu]] ishte një figurë e rëndësishme e historisë së [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Armët e tij kanë qenë subjekt i adhurimit mitik.
Sipas legjendave shpata e tij ishte aq e rëndë sa që vetëm krahu i tij mund ta mbante. Po sipas legjendave, shpata e tij ishte kaq e mprehtë sa mund ta priste një burrë nga koka në bel me pak mundim dhe të priste një gur të madh në dysh me një goditje të vetme.
Rreshti 17:
Dihet gjithashtu se në vizitën e fundit të Skënderbeut në Vatikan, Papa Pali II i dha heroit shqiptar një shpatë me nënshkrimin (It: ''una spada ed un capello'').
 
Kjo shpatë e drejtë, që gjendet në Muzeun e Ambrasit sëbashku me helmetën, ka dy cepa dhe është e larë në ar. Është 85.5 centimetra e gjatë, 5.7 cm e gjerë dhe peshon 1.3 [[kilogrami|kilogram]]ë. Milli ishte prej lëkure. Sipas [[Faik Konicës|Faik Konica]], që e kishte parë shpatën në fillim të shekullit të 20-të, kishte akoma njolla gjaku në shpatë.
 
Nga ana tjetër, shpata e lakuar, bashkë me dorezën, është 121 cm e gjatë dhe peshon 3.2 kg. Kjo shpatë është e ndikuar prej stilit otoman të kohës dhe siç ka thënë edhe Dhimitër Frengu pesë shekuj më parë është prej çeliku të Damaskut me shumë zbukurime e stolisje. Ka një nëshkrim në turqisht që sipas Faik Konicës është i pasaktë. Nënshkrimi thotë: (Libehadur Allah Iskander beg – Kampion i Zotit, Skënderbe). Megjithatë, sipas Faik Konicës, vetëm tehu u përket shpatës fillestare të mbajtur nga Skënderbeu. Doreza, e larë në argjend dhe milli e kadifejtë i përkasin një kohë më të vonë. Të dy shpatat janë riprodhuar në Vienë, për tu paraqitur në Tiranë.
Rreshti 26:
[[Skeda:KHM Wien A 127 - Helmet of Skanderbeg.jpg|left|parapamje|upright|Helmeta e Skënderbeut.]]
[[Skeda:KHM Wien A 127 - Helmet of Skanderbeg frontal view.jpg|left|parapamje|upright|Helmeta, e parë përballë.]]
Helmeta e Skënderbeut është e përbërë nga metal i bardhdë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin '''* IN * PE * RA * TO * RE * BT *''', që do të thotë: '''Jhezus Nazarenus''' * '''Principi Emathie''' * '''Regi Albaniae''' * '''Terrori Osmanorum''' * '''Regi Epirotarum''' * '''Benedictat Te''' ([[Jezus]] [[Nazarene]] E Bekon [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeun]]n, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit). Mendohet se shiriti i bakrit me mbishkrimin janë shtuar nga pasardhësit e Skënderbeut, kurse Skënderbeu vetë nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër veç atij të “Lordit të Shqipërisë” ({{lang-la|Domi inus Albaniae}}<ref name=Anamali2002p379>{{harvnb|Anamali|2002|p=379}}</ref>): Duhet thënë megjithatë se përkthimi i saktë latin i fjalës ''Regi'' është ''Mbretëri'' meqënëse është fjala ''Rex'' që do të thotë ''Mbret.'' Kështu që mbishkrimi në helmet lidhet me emrin e pavendosur me të cilin Shqipëria njihej në atë kohë, në mënyrë që të përcaktonte udhëheqjen e Skënderbeut mbi gjithë shqiptarët. Burimet bashkëkohore shfaqin se Shqipëria e shekullit të 14-të përcaktohej si një grupim etnik e fisnor, që nuk kishte një shtet të vetin. Kështu që, në varësi të vendit ku jetoje – Veri ose Jug, në fusha ose male dhe me cilin qytetërim ishe lidhur – ne kemi turqisht: ''Arnaut,'' Greqisht: ''Arbanas,'' ''Arbanensis,'' Italisht: ''Albanian,'' ''Epirotarum,'' ''Albanensis,'' Shqip: ''Arbër'', ''Arben'', ''[[Arbëreshët|Arbëresh]],'' ''Epirotas.''<ref name=Jens-Schmitt>Jens-Schmitt, Oliver. "Arberia Vendike (1392-1479)" [Das Venezianische Albanien (1392-1479)]. Tirane: K&B, 2007. 63-85.</ref>
 
Sipas historianit [[Shefqet Pllana]], [[Sami Frashëri|Sami Frasheri]] në punën e tij [[Kamus-al-Alam]] thotë se fjalët "Dhu lKarnejn" (pronar i dy brirëve) ishte një epitet që i jepej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, po i njëjti emër që Skënderbeu mbante në formën islamike.
Me kërkesën e qeverisë sqiptare të paara Luftës së Dytë Botërore, një kopje identike e helmetës së Skënderbeut gjendet tani në Muzeun Kombëtar të Tiranës në Shqipëri. Kopja u prodhua nga një mjeshtër i talentuar austriak në 1937.