[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Jean Nicolas Arthur Rimbaud''' i njohur si '''Artur Rembo''', ''([[Sharlevill]], [[20 tetor]], [[1854]] - [[10 Nëntor|10 nëntor]], [[1891]])'', ishte [[shkrimtari|shkrimtar]] [[Franca|francez]].
 
== Biografia ==
Artur Rembo, i konsideruar si mishërimi i [[poezia|poetit]] të mallkuar, lindi në Sharlevill, më 1854 në një [[Familja|familje]] tipike borgjeze (ku nuk e ndjeu ngrohtësinë e babait, që e kishte lënë familjen prej shumë kohësh, as dashurinë e nënës, të akullt dhe tirane). I edukuar në familje dhe në [[Shkolla|shkollë]] sipas skemave tradicionale, shkëlqeu për zhvillimin e jashtëzakonshëm intelektual, duke krijuar vargje qysh në moshën dhjetë vjeçare; kur ishte 16 vjeç ai i refuzon, papritmas, të gjitha skemat me të cilat ishte edukuar, u arratis disa herë nga shtëpia, filloi vagabondazhin e tij: përjetoi eksperienca të gjithfarëllojshme, përfshirë këtu edhe alkoolin, drogën dhe burgun.
 
Refuzoi t'i rikthehej shkollës dhe, gjatë njërës prej arratisjeve të tij më të fundme, zë miqësi me Pol Vërlenin, miqësi që do të ishte vendimtare në stimulimin e kreativitetit të jashtëzakonshëm të poetit adoleshent. U përpoq t'i shkonte pas në [[Parisi|Paris]] ku, me rënien e perandorisë së Napoleonit III, në pushtet ishte Komuna. Pikërisht më 1870 mori jetë edhe aventura letrare e këtij "endacaku" (që filloi të krijojë duke imituar Hugoin dhe parnesianët), një aventurë që zgjati plot pesë vjet. Pikërisht gjatë kësaj kohe ai shkroi të gjithë veprat e tij më të rëndësishme. Korri sukses të madh midis poetëve simbolistë të ambientit intelektual të Parisit. Por ky sukses do të ishte jetëshkurtër dhe shumë shpejt Rembo e pa veten të injoruar dhe shpërfillur.
 
Më 1872 i dha fund "pushimeve" të tij pariziane dhe u rikthye në Sharlevill. Mirëpo as këtu nuk gjeti përkrahje dhe mirëkuptim. Gjithsesi, vazhdonte të frekuentohej me Vërlenin, të cilin e shoqëroi edhe në Londër e më pas në Bruksel, ku shkruajti një pjesë të "Ndriçimeve", si dhe "Një stinë e tmerrshme" (1873). Vërlen i dha fund lidhjes së tyre më 1873, duke i dhënë fund jetës me një plumb [[Pistoleta|pistolete]].