Babë Dudë Karbunara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 7:
|Emri Alt =
|Prof =
|DL = [[22 Prill|22 prill]] [[1842]]
|VL = [[Berati|Berat]]
|DV = [[27 Nëntor|27 nëntor]] [[1917]]
|VV = [[Berati|Berat]]
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
Rreshti 17:
== Jeta ==
 
Babë Dudë Karbunara lindi në lagjen Kala në [[Berati|Berat]] më [[22 Prill|22 prill]] [[1842]] me emrin Jorgji Karbunara. I gjyshi, të cilit i mori emrin, jo mbiemrin e parë “Tozhari”, kthyer në “Karbunara”, ishte vendosur aty pas largimit nga fshati Tozhar, kur si shumë të tjerë u detyrua të ikte nga fshati se nuk pranoi të ndërrohej në mysylman nën trysninë e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës. U sistemua në Berat ku u morr me qendistari, u martua me një vajzë qytetare me të cilën pati fëmijë, mes tyre i madhi, Theodhori, babai i Babë Dudës.
 
Në 10 vjeçarin e parë të jetës, Jorgji Karbunara u rrit në dyqanin e të atit, mes bisedave për çetat patriotike të Sinjës, Tërpanit e bëmave të [[Rrapo Hekali]]t. Shqipen e shkruar e mësoi fshehur me abetaren “Evëtari” të [[Naum Veqilharxhi]]t, mbërritur në Berat në vitet 1845, një kopje e së cilës ruhej në shtëpi. Jorgji mësoi në shkollën greke “Dhimotikon” në Kala, hapur në 1780, e para jashtë kishës, ku mësues të parë kishte qënë Kostandin Berati, autor i shqipes së shkruar me alfabet grek (1768). Në këtë shkollë ku mësohej shkrim, këndim, matematikë, fe, histori, gjeografi, fillime të gjuhëve frengjisht, latinisht, italisht, etj, Jorgji Karbunara mbaroi filloren. Ra në në sy të miqve të familjes për zgjuarësi, që u përpoqën dhe e çuan për studime jashtë, së pari në Korfuz në një shkollë 2-vjecare. Atje u përball për herë të parë me mësuesit grekë, që e kapën të shkruante në shqip letrën për prindërit e tij, por duroi dhe mbaroi studimet për t’u rikthyer 17 vjeçar në Berat. Një tjetër mik i familjes, tregtari i madh beratas Kristo Xhymyrteka, që zhvillonte tregti të madhe deri në Vjenë, me shpenzimet e veta në 1859 e shkolloi në gjimnazin klasik të Triestes (Itali) për 4 vjet.
Rreshti 60:
72-vjecarin Jorgji Karbunara në Kuvendin e Vlorës të 28 nëntor 1912 ku edhe nënshkroi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën J. Karbunara. Kuvendi e zgjodhi dhe anëtar të “Pleqësisë”. Në AQ, në fondin e Qeverisë së Vlorës ndodhet përshkrimi i firmosjes së Aktit të pavarësisë nga 40 delegatët patriotë.
 
Periudha pas Pavarësisë që kaloi ishte shumë e vështirë për Babë Dudën. Mësuesi atdhetar, përfaqësues i Beratit në Kuvendin e Vlorës në moshë të thyer u torturua mizorisht nga mercenarët e [[EsatEsad pashë Toptani|Esat Toptanit]]t. Përveç se i shkatërruan pasurinë në vitin 1915, rebelët e [[Haxhi Qamili]]t kur hynë në Berat e kapën, e hoqën zvarrë në qytet duke e rrahur me shkop. Nga kjo dhunë, Babë Duda ishte në gjendje të rëndë shendetësore deri në fund të jetës. U nda nga jeta më 17 dhjetor 1917, në moshën 75-vjeçare.
 
Në shenjë mirënjohjeje populli i Beratit, më 27 nëntor 1937, i ngriti Babë Dudës bustin e mermertë, vepër e skulptorit [[Dhimitër Çani]], në sheshin e vogël që sot mban emrin “Babë Duda”. Në përurim u mblodh gjithë qyteti dhe u mbajtën fjalime në kujtim të veprës së tij nga njerëz të