[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1330573 i bërë nga Addbot (diskutimet)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 4:
| Fotografia = BahriOmari1944.jpg
| Datëlindja = [[1888]]
| Vendlindja = [[Gjirokastra|Gjirokastër]], [[Perandoria Osmane]]
| Datëvdekja = [[1945]]
| Vendvdekja = [[Tirana|Tiranë]], [[Shqipëria| Shqipëri]]
| Kombësia = Shqiptar
| Feja =
Rreshti 20:
== Jeta ==
 
Bahriu lindi në [[1888]] në [[Gjirokastra|Gjirokastër]], i biri i Iljaz Omarit dhe Rehos.<ref name="shk">Koli Sh., ''Rrëfimi në gjyq i Bahri Omarit për takimet ilegale me Enver Hoxhën''.</ref> U shkollua në vendlindje dhe më tej në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative.<ref>Merlika E., ''"Mustafa Kruja në historinë shqiptare"'', OMSCA-1, 2012.</ref>
 
Në moshën 25 vjeçare u emërua prefekt i [[Himara|Himarës]]. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut gjatë [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].
 
Në vitin 1914 Omari shkoi në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]], ku ai u bë drejtor i gazetës ''Dielli'' të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, duke përfaqësuar partinë e [[MyfitMyfid bej Libohova|Myfit bej Libohovës]] në prefekturën e Gjirokastrës.<ref>[http://www.parlament.al/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005], Tiranë 2005. (PDF-Format në shqip).</ref> Në vitin 1924, gjatë qeverisë së [[Fan Noli]]t, ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Kombëtare dhe kryeredaktor i organit të saj, ''Shekulli''.
 
Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]] në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi.<ref name="shk"/> Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët.<ref name="ER">Vandeleur R., ''"Albanian treason trials - (known as war criminal trials): March-April 1945"''.</ref> Bahri Omari ishte kunati i [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]], diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë. Ndërhyri ndër miqtë e mbetur në Shqipëri për t'i siguruar bursë studimi kunatit në Toulouse, [[Franca|Francë]].<ref>Kaloçi D., ''Rrëfimi i ish-zv.ministrit Nexhmi Ballka'', Gazeta shqiptare</ref> Në 1942 ai u bë anëtar i organizatës [[Balli Kombëtar]]. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qera [[Qazim Mulleti]]t, i cili e paralajmëronte Bahriun. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim.Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]] 5 nëntor 1943-16 qershor 1944. Për këtë pozicion që ai mbajti u burgos. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas [[Kol Tromara|Kol Tromarës]] - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist.<ref>Kaloçi D., ''"Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945: Dëshmia e Xhemal Alihmehmetit"'', Gazeta shqiptare. - p. 1848, 19 prill, 2001, p. 12 - 13</ref> në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga [[Gjyqi special (1944-1945)|Gjyqi Special]].<ref name="ER"/> Prokuror i çështjes ishte [[Bedri Spahiu]], ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant [[Koçi Xoxe]], një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i degraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00.<ref>[[Blendi Fevziu|Fevziu B.]], ''"Enver Hoxha"'', UET Press Tiranë 2011.</ref> U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë.<ref name="ER"/> Para pushkatimit u thirri shokëve:
 
:“Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.<ref>Imaj A., ''Bedri Spahiu: Ç'më tha Bahri Omari para pushkatimit: zbulohen dorëshkrimet e viteve të burgut'', Panorama. - p. 2716, 6 maj, 2010, p. 20 - 21.</ref>