Bajo Topulli: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Addbot (diskuto | kontribute) v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q4848914 (translate me) |
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet |
||
Rreshti 4:
| Madhësia e Figurës = 200px
| Datëlindja = 1872
| Vendlindja = {{flagicon|Turkey}}[[Gjirokastra|Gjirokastër]] [[Vilajeti i Janinës]] [[Perandoria Osmane]]
| Datëvdekja = 1930
| Vendvdekja = {{flagicon|Albania}} [[Saranda|Sarandë]], [[Shqipëria|Shqipëri]] }}
'''Bajo Topulli''' ([[1872]]-[[1930]]) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar.
== Jeta ==
Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në [[Stambolli|Stamboll]], ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, [[Sami Frashëri|Samiut]] dhe [[Naim Frashëri|Naimit]], por edhe [[Jani Vreto]]s. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në [[Selaniku|Selanik]], ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në [[Manastiri|Manastir]], ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “'''Komitetit për Lirinë e Shqipërisë'''”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “''qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot''”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.
Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të [[
Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun [[Hasan Dosti]].
I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në [[Saranda|Sarandë]]. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, [[Eqerem Çabej]] në fjalën e lamtumirës.
== Shih edhe ==
|