[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 2 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q3301117 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 7:
|Prof =
|DL = [[10 tetor]] [[1885]]
|VL = [[Peja|Pejë]]
|DV = [[6 Korrik|6 korrik]] [[1946]]
|VV = [[Prizreni|Prizren]]
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
Rreshti 19:
Bedri Pejani shkollën e Mesme e kreu në "Robert College" dhe studimet e larta nё Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908),organizator dhe Kryetar i Kongresit te Dyte te Manastirit dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i [[Plava|Plavës]], [[Gucia|Gucisë]], [[Gjakova|Gjakovës]] dhe [[Peja|Pejës]], firmoi aktin e pavarësisë me 28 Nandor 1912 me siglen 'Bedri Pejan''”.
 
Më 1920 bëhet redaktor i gazetës ''Populli'' me qendër në [[Shkodra|Shkodër]].<ref name="re" /> Përkthen "Kujtimet" e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton "''edhe me djallin do të bashkëpunojsha për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní''". Gjatë harkut kohor 1921-23 është Kryetar i Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së [[Fan Noli]]t dhe anëtar i [[Komiteti Nacional Revolucionar|KONARE]]-s. Me ''fitoren e legalitetit'' largohet nga Shqipëria, [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]] e dënon në mungesë e më tej do ta amnistojë.<ref name="re"/> U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar [[Aleksandër Moisiu]]. Më 1922 përjeton një "choc cerebral", gjë për të cilën do shtrohej në spitalin psikiatrik të Napolit, ku pas disa kohësh do përmirësohej.<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000</ref>
 
Mori pjesë në [[Komintern]] dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. ''Babushi'', siç me thirrej nga shoket e miqte, ishte prej kohësh një veprimtar i njohur i ''Komintern''-it, kishte pseudonimin "''Emoraj''" dhe korrespondencë të rregullt me këtë organizatë të madhe komuniste ndërkombëtare. Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin "''Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188''"<ref>Ky fond gjendet në arkivat e Kominternit, që ruhen në Moskë, të cilat u numerizuan në vitin 2004, në një proces të gjatë bashkëpunimi midis Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, Arkivave Federale të Zvicrës dhe Arkivave Shtetërore të Rusisë. Në këtë proces prof.dr.[[Shaban Sinani]] bashkëpunoi me ''dr. Stephen Schwartz'' dhe ''dr. Bernhart Bayerlyen'', për transliterimin dhe saktësimin e listës së plotë të personaliteteve shqiptare. Arkivat e Kominternit njihen me shkurtesën INCOMKA dhe lista e fondeve personale mund të gjendet me një kërkim të lirë në multimedia.</ref>.
 
Në vitin 1943 ai qe internuar Durres Porto-Romano si bolshevik. Në mënyrë të beftë, kur nisi të dukej se luftës po i vinte fundi, për shkak të situatës së ndërlikuar në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, ai renditet skajshmërisht djathtas, duke marrë përsipër mobilizimin e rinisë së Kosovës në formacionin e ushtrisë së Reich-ut, trupat elitë SS. Me inkurajimin e [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]], kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si [[Xhaferr Deva]] etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me organizimin e "[[Lidhja e Dytë e Prizrenit|Lidhjes së Dytë të Prizrenit]]" dhe pastaj edhe me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për marrjen e vendimit për krijimin e Divizionit [[SS Skënderbeu|SS Skanderbeg]], i njohur terminologjikisht si Divizioni i 21-të Waffen (malor)<ref>"Vjetari" XXIV, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1988, f. 262 e vijim</ref>. Por, sipas disa studiuesve, "''prvih dana maja 1941 godine iz Albanije je stigao takozvani Kosovski komitet, "Albanski narodni savez", sa predsednikom Bedri beg Pejanijem na ćelu''" e inkurajuar nga kryeministri [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet Vërlaci]]<ref>Dźeletoviċ, Ivanov P.: "''Jevreji Kosova i Metohije''", Beograd 1988, st. 70)</ref>. Ndryshimi në kalendar në këtë rast nuk është me disa ditë apo muaj, por me vite. Deri më 13 shtator 1943 Bedri Pejani ishte i internuar në kampin e Porto-Romanos ne Durres. Gjithё jetёn e vuri nё shёrbim tё kombit e tё atdheut dhe pёr kёtё qёllim bashkёpunoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri nё mes tё qershorit [[1944]] ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit. Sikurse ishte në stilin e propagandës , ''Reich''-ut iu premtua se divizioni do të mund të mobilizonte 120 mijë deri 150 mijë vullnetarë. Por vetë autoritetet naziste nuk e besonin këtë fantazi. Në një telegram të datës 5 maj 1944 të [[Hermann Neubacher|H. Neubacher]]-it drejtuar konsullatës së përgjithshme në [[Tirana|Tiranë]]<ref>"''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare''", Prishtinë 1998, f. 233. Shih M. Shatri, "''Kosova në Luftën e Dytë Botërore''", Prishtinë 1997, f. 195.</ref>, Bedri Pejani, premtues i kësaj shkalle rreshtimi, cilësohet si "''njeri jonormal''". Këto shifra ishin demografikisht të pamundura<ref>[[Shaban Sinani]]: Hebrenjtë në Shqipëri - Prania dhe shpëtimi, "Naimi" Tiranë 2009, f. 274 e në vijim.</ref>.
 
Mё [[1945]] u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar duke i shprehur Petro Markos në fillim e pastaj në një shkresë prej [["Promemorie" e Bedri Pejanit|13 faqesh]] të daktilografuara që Petro Marko ia dha [[Hysni Kapo]]s, siç i tha vetë ky i fundit Pejanit të bënte<ref>Petro Marko: Retë dhe gurët pjesa II fq. 444, Tiranë v. 2000, "Omsca".</ref>. Eshtë i besueshëm kur thotë se e nxiti krijimin e këtij divizioni që shqiptarët të armatoseshin dhe të mos i zinte rasti i keq, fundi i [[Lufta e Dytë Botërore|luftës]], një fund që mund të vinte me të papritura të mëdha, me duart lart<ref>"''Bedri Pejani, në cilësi të kryetarit të [[Lidhjes se Dytë te Prizrenit|Lidhjes së Dytë Nacionale të Prizrenit]], i ka dërguar shkresë Führer-it, në të cilën, mes të tjerash, lutet të bëhet e mundur armatosja e 150 mijë vullnetarëve, përmes të cilëve ai synon të mposhtë serbët e malazezët''" - telegram i Neubacher (rezervat) nr. 864, datë 5 maj 1944; botuar shqip në "''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944''", Prishtinë 1998, f. 233-234.</ref>.
 
”Vdiq” i helmuar, nё spitalin e Prizrenit, mё [[6 Korrik|6 korrik]] [[1946]]. Ai ishte vjehrri i [[Asim Abdurrahmani|Asim Shpuzës]].
 
== Burime ==