Beteja e Bedrit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 40 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q486124 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
 
Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islame. Ne për çdo vit e përkujtojmë Natën e Bedrit (Lejletul- Bedrin) të 16 Ramazanit të vitit 624 (viti i dytë hixhri). Në atë betejë mori pjesë edhe vetë [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberi s.a.v.s.]] Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër<ref>http://www.zeriislam.com/gjuhe.te.huaja/BITKA-NA-BEDRU.html</ref>, në jugperëndim të [[Medina|Medinës]], në largësi rreth 150 km².
 
== Shkaqet e betejës ==
Si shkak i betejës në Bedër konsiderohet dalja e [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberit s.a.v.s.]], me një
grup ashabësh (?) për të takuar karvanin e kurejshëve (?), i cili po kthehej nga [[Shami]] në [[Meka|Mekë]]. Nuk ishte planifikuar ndonjë përleshje me përmasa të mëdha. Kur merr vesh [[Ebu Sufjani]], udhëheqësi i karvanit, kërkon ndihmë në [[Meka|Mekë]] dhe atij i
përgjigjen rreth 1000 luftëtarë (prej tyre 500 me parzma, me 100 kuaj dhe rreth 700 deve). Pas tyre shkonin robëreshat dhe këngëtaret, të cilat, me dajre e këngë inkurajonin luftëtarët, po edhe ofendonin [[IslamiFeja Islame|Islamin]]n dhe myslimanët. Në anën tjetër, myslimanët ishin me armatim shumë më të dobët. Përveç kësaj, ishin edhe tri herë më pak në numër.
 
Historianët theksojnë numrin prej 313 ose 314 luftëtarësh. Kishin 70 deve dhe vetëm dy apo tre kuaj. (Nga radhët e muhaxhirëve kishte pak më tepër se 80 veta, nën komandën e [[Ali b. Ebi Talibitr.a.]], të tjerët, shumica ishin ensarë - 61 nga fisi Evs, kurse 170 nga fisi Hazrexh, nën komandën e Sa’d b. Muadhit r.a<ref>http://www.zeriislam.com/gjuhe.te.huaja</ref>.
 
Vëllezër të dashur, [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]] dhe ashabët dolën në Bedër, që t’i kundërviheshin forcës
dhe dhunës, që ta ndryshonin historinë, t’i hapnin rrugën fesë së vërtetë, lirisë, drejtësisë, mëshirës dhe humanizmit. Në fjalimin e tij para betejës, [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]], ashabëve të tij nuk u jep udhëzime për veprime genocidi apo shkatërrimi.
 
== Fjalimet para betejës ==
“Falëndrimi i qoftë [[Allahu]]t, [[Allahu|Krijuesit]] të botëve. Ju inkurajoj ta ruani [[IslamiFeja Islame|Islamin]]n ! Për këtë ju udhëzon [[Allahu]] ! Ju largoj nga dhuna, edhe [[Zoti|Krijuesi juaj]] këtë jua ndalon! [[Allahu]] është i '''Madhërishëm''', urdhëron të vërtetën dhe përcakton drejtësinë. Ai u jep të mira atyre që e meritojnë, sipas gradave që kanë te [[Zoti|Krijuesi i tyre]]. Njerëzit në mes tyre, sipas së mirës, dallohen dhe përmenden. Keni ardhur në Bedër, në vendin e sprovës së vërtetë, tek [[Allahu]] pranohet vetëm ajo vepër me të cilën Ai është i kënaqur. Përmes durimit, [[Allahu|Allahu xh.sh.]] në momentet vendimtare u heq brengën dhe i shpëton njerëzit nga vuajtjet dhe vështirësitë.
 
Përmes durimit arrihet shpëtimi për të dy botët. Kini kujdes për detyrat që [[Allahu|Allahu xh.sh.jua]] ka përcaktuar në [[Kur'aniKurani|Kuran]], mos i harroni obligimet që jua ka mësuar [[Allahu|Ai]] me ajetet e [[Allahu|Tij]]. Pranoni me forcë veprat me të cilat [[Allahu|Krijuesi]] juaj do të jetë i kënaqur. Tregoni besimin tuaj para [[Allahu|Krijuesit]] tuaj dhe, në këtë vend, në [[Bedër]], do ta meritoni mëshirën dhe faljen e Tij, që ju është premtuar. Premtimi i [[Allahu]]t është i vërtetë. Mbrojtja e [[Allahu|Tij]] është forca dhe siguria jonë. [[Allahu|Vetëm Atij]] I lutemi për ndihmë, [[Allahu|Atij]] i mbështetemi dhe tek [[Allahu|Ai]] kthehemi. [[Allahu]] më faltë mua dhe besimtarët”. Pastaj u çua [[Ebu Bekr Siddik|Bekri]] dhe foli shumë bukur. U çua [[Omer ibn el Hattab|Omeri]] dhe foli shumë bukur. Pastaj u çua [[Mikdadi]] : “Për Zotin, o i [[MuhamediMuhammedi|Dërguari i Allahut]],- tha ai, - ne nuk themi ashtu siç i thanë benu Israilët [[Musai]]t a.s. : “...Shko pra ti e [[Zoti]] yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (5:24) “Ne do të luftojmë djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]] u gëzua dhe i ndriçoi fytyra nga këto fjalë. “Më tregoni, o myslimanë, ç’mendim keni ?”,- iu drejtua [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]] U ngrit Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarëve, dhe tha : “Më duket se po na drejtohesh neve, o i [[MuhamediMuhammedi|Dërguari i Allahut]]. Unë betohem për [[Allahu|Zotin]] që të ka dërguar ty me të drejtë pejgamber se, sikur të na urdhërosh të hyjmë në det, ne futemi menjëherë të gjithë. Nesër, ne jemi gati t’i bëjmë ballë armikut bashkë. Ne jemi durimtarë në luftë dhe të vendosur e të patundur kundër armikut. Ndoshta [[Allahu]] do të ta tregojë ty trimërinë tonë, që ti të gëzohesh. Prandaj, marsho, o [[MuhamediMuhammedi|I Dërguar]], bashkë me ne, drejt të mirave të [[Allahu]]t ! Për [[Zoti]]n, që të ka dërguar ty pejgamber, sikur t’i lodhim devetë tona edhe deri në Berkul Gimad, ne do të vijmë pas teje”. Besimtarë të nderuar, pas kësaj paraqitjeje të vendosur të prijësit të ensarëve, [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]] propozoi vendin ku do ta prisnin armikun<ref>[http://www.islambosna.ba/index.php?option=com_content&task=view&id=1953 Talibani likvidirali dva američka vojnika<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>.
 
Mirëpo, [[MuhamediMuhammedi|I Dërguari s.a.v.s.]] e ndërroi vendin pas propozimit edhe më të mirë të Habbab bin [[Mundhirit r.a.]] dhe atëherë myslimanët zunë pozitën që u mundësonte t’ua prisnin ujin idhujtarëve. [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberi s.a.v.s.]], e dëgjoi këshillën e Hababit dhe e zhvendosi kampin e tij në vendin e zgjedhur nga Hababi. Më pas [[Sa’d bin Muadhi]] në një vend paksa të ngritur, ngriti një çadër për [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberin s.a.v.s.]], prej nga do të drejtonte ushtrinë. [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberi]] u kujdes që njerëzit e tij të ishin të gatshëm për betejë dhe i urdhëroi që të mos ishin ata të parët që do të nisnin betejën.
 
== Zhvillimi i betejës ==
Dy ushtritë ndodheshin përballë njëra-tjetrës. Situata u rëndua dhe hija e vdekjes ra mbi luginë. [[Pejgamberi]], paqja qoftë mbi të, e dinte se nga rezultati i kësaj beteje varej fati i myslimanëve dhe i [[IslamiFeja Islame|Islamit]]t. Kjo ishte një betejë në mes [[IslamiFeja Islame|Islamit]]t dhe '''Mosbesimit''', në mes së Vërtetës dhe së Kotës. Ai ra në sexhde dhe E luti [[Allahu]]n : “[[Allahu|O Allah]] ! Nëse ky grup myslimanësh mposhtet, në këtë botë s’do të mbetet më njeri që do të Të adhurojë !”
I pari nga myslimanët që hyri në dyluftim, ishte [[Hamza]] bin Abdulmutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili vrau një pabesimtar që u përpoq të arrinte pellgun e
ujit për ta shkatërruar. Kjo ishte nisja e betejës. Më pas tre luftëtarë kurejshë dolën në shesh dhe sfiduan tre myslimanë. [[Hamza]] bin Abdulmutalibi, [[Ali bin Ebu Talibi]] dhe [[Ubejde]] bin Harithi ishin myslimanët që pranuan sfidën. [[Hamza]] dhe [[Ali Ibn Ebi Talib|Aliu]] i mposhtën shpejt kundërshtarët e tyre, kurse Ubejdeja dhe kundërshtari i tij plagosën rëndë njëri-tjetrin.
 
Të zemëruar nga kjo humbje, kurejshët derdhën mbi myslimanët një shi shigjetash dhe pastaj u hodhën në sulm. Ata sulmuan si dallgë dhe humbën shumë ushtarë, por nuk qenë në gjendje të thyenin rreshtat e myslimanëve. Myslimanët pritën derisa armiku harxhoi fuqinë dhe pastaj u hodhën në kundërsulm me ashpërsi dhe me forcë duke i marrë përpara armiqtë. [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberi s.a.v.s.]], ishte në vijën e parë të frontit dhe i udhëhiqte myslimanët duke lexuar [[Kur'aniKurani|Kuran]] me zë të lartë dhe duke lutur [[Allahu]]n. Pasi pësoi një humbje të madhe, ushtria e kurejshëve mori arratinë, kurse myslimanët i ndoqën dhe zunë shumë robër.
 
Por Ebu Xhehli nuk e pranonte lehtë humbjen. Ai u përpoq të riorganizonte ushtrinë e thyer, po mbeti vetëm me disa heshtëtarë për ta ruajtur. '''Muadh bin Amri''' u nis drejt '''Ebu Xhehlit''' dhe e goditi me shpatë, kurse një mysliman tjetër e shpoi atë me heshtë dhe e vrau.
 
Humbja e pabesimtarëve ishte e madhe : 70 të vrarë, në mesin e tyre 20 komandantë, dhe 70 të tjerë të zënë robër. Në këtë betejë u vranë 14 myslimanë. Lajmi i fitores së myslimanëve mbërriti në [[Medina|Medinë]], dhe qyteti u gëzua. Megjithatë medinasit nuk mund t’u besonin syve kur më 23 Ramazan [[MuhamediMuhammedi|Pejgamberi]] dhe shokët e tij hynë triumfalisht në Medinë, duke mbajtur prapa edhe 70 robër.
 
Kjo ishte Beteja Madhështore e Bedrit, që u zhvillua në Ramazan. Asnjë betejë tjetër nuk ka qenë më vendimtare në historinë e [[IslamiFeja Islame|Islamit]]t. Përpara saj myslimanët ishin të dobët dhe të persekutuar vazhdimisht nga armiqtë. Pas kësaj beteje ata dolën në skenë si një komb i fuqishëm, vetëm falë ndihmës së [[Allahu|Allahut të Madhëruar]], i Cili ka fuqi mbi çdo gjë.
 
== Burimi i informatave ==