[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 62 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q631286 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
 
Rreshti 1:
'''Numizmatika''' është veprimtari [[Shkenca|shkencore]] e cila merret me studimin e mjeteve monetare si të kohërave të moçme ashtu edhe të kohës moderne. Emri i saj rrjedh nga fjala ''nomisma'', që do të thotë [[Farkataria|farkatari]] monedhash. Në veprimtarinë e gjërë të numizmatikës bjen edhe [[modelimi]], [[faleristika]] (grumbullimi i medaljeve dhe dekoratave) dhe [[skripofilija]] (grumbullimi i letrave të vjetra me vlerë). Numizmatika është bërë lëmi interesante shkencore, e cila materialin numizmatik e përpunon si burim të [[Historia politike|historisë politike]] dhe [[Historia ekonomike|ekonomike]], [[Kronologjia epigrafike|kronologjisë epigrafike]], [[Gjuhësia|gjuhësisë]], [[Heraldika|heraldikës]] dhe [[Historiahistoria e artit figurativ|historisë së artit]].
 
Në vendin tonë prerja (shtypja e monedhave) e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në [[Dyrrah]] ([[Durrësi]] i sotëm) dhe [[ApolloniaApolonia|Apolloni]] (Pojan i Fierit). Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjen e historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike.
 
Për rëndësinë që paraqet ruajtja dhe evidentimi i historisë së emetimit të të gjithë monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare, Banka e Shqipërisë në vitin 2002 publikoi katalogun e kartëmonedhave e monedhave shqiptare për periudhën nga lashtesia - deri në vitin 2002.