[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 3 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q335617 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 3:
Në verë të vitit 1951 nji ekspeditë shkencore e ish-Institutit të Shkencave zbuloi për herë të parë në kishën e shën Kollit të katundit Shelçan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha për herë të parë emrin e piktorit tonë te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin». Ky mbìshkrim gjendet mbi faqen e murit verior të kishës brënda në kunge, pranë thisiasterit, i pikturuar me gërma bizantine të mëdha e të zeza. Gjatë punës së saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime të tjera të Onufrit në Kishën E Shën E Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njëri nga të cilët ka po atë tekst që përmendëm më sipër por me këtë shtojcë: «...më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës; kurse mbishkrimi tjetër në këtë kishë mban datën e pikturimit 1554.
 
Në verë të vitit 1956 ekspedita e ish Institutit të Shkencave zbuloi, në një kishë të vogël të Beratit (Kisha e shën Todhrit në Kala) edhe 6 afreske të tjera të Onufrit. Po në këtë kohë ekspedita zbuloi në [[Berati|Berat]] (në Kishën shumë të moçme të shën Mari Vllahernës), nji mbishkrim që na bën të njohur piktor Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë: dhe piktori (është) Nikolla birì i Onufrit, vjeti 1578». Me këtë rast piktor Nikolla për të parën herë identifikohet si bir i Onufrit.
 
Gjatë qershorit të këtij viti ekspedita e Institutit të historisë dhe filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, zbuloi në Kishën e shën Kollit në fshatin [[Kurjan]] (Fier) nji mbishkrim që vërteton se Nikolla i biri i Onufrit ka pikturuar edhe në këtë kishë bashkë me nji piktor, më të hershëm nga ky, me emrin Joan, pa të dhëna mbi prejardhjen e tij. Burime që të na flasin mbi këta piktorë deri me sot janë vetëm mbishkrimet e tyre të dhëna më sipër dhe afresket e tyre.