Posta elektronike: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 112 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q9158 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 9:
* gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.
Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në [[interneti|internet]] që në terminologjinë e internetit quhet ''E-Mail adresa''. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (''Provider'') për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli ''tek'' '''@''' (ne anglishte ''at'') qendra e shërbimit (''Proveider'') pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (''Top-Level-Domen'') për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.
 
Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për "shikuesin" e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga "shikuesit" e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi '''PGP''' (''Pretty Good Privacy''), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.