Dallime mes rishikimeve të "Preng Doçi"

182 bytes added ,  9 vjet më parë
v
Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
{{Leter vendlindje| Bulgër }}
{{Leter ditëvdekje| 22 shkurt [[1917]]}}
{{Leter vendvdekje| {{flagicon|Albania}} [[Shkodra|Shkodër]], [[Shqipëria|Shqipëri]] }}
{{Leter nacionaliteti| Shqiptar }}
{{Leter profesioni| Teolog, Filozof, Poet, Purist i gegnishtes, Aktivist për pavarësinë }}
 
U lind në [[Bulgër]] nga prindër Prend e Mrí në lagjen e Parasporit. Bulgri gjindet në rrjedhen e poshtme të [[Lumi Fan|lumit Fân]], kreu studimet fillore në [[Kallmet]] ku ishte rezidenca ipeshkvinore e Lezhës. Shkollën e mesme e kreu në [[Shkodra|Shkodër]] ku shkoi më [[1856]] pranë [[Kolegji Papnor|Kolegjit Papnor]], kurse studimet teologjike në [[Roma|Romë]] prej nga u kthye në vitin [[1871]] mbas nji qëndrimi dhetë vjeçar<ref name="Abati">Jeta e Abatit të Mirdites</ref>, u caktue meshtar në [[Korthpulë]] të [[Puka|Pukës]]<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një ''nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor''.
Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Katundi (Itali)#Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i [[Abat|Abatit]] të Mirditës dom Gasper Krasniqit der më [[1875]].<ref name="Abati" /><ref name="dg" />
Luejti rol të randësishëm edhe në përhapjen dhe në gjanësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më [[1876. Madje u përpoq ta zgjanonte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më [[1877]], e lidhi për vedi kapedanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>Dom [[Ndoc Nikaj]], Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />
== Vepra atdhetare ==
 
Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si [[Gjergj Fishta]], [[Faik Konica]], [[Aleksandër Stavre Drenova|Asdreni]], [[Filip Shiroka]], [[Ali Asllani]], Dom [[Ndoc Nikaj]], [[Milto Sotir Gurra]], arbëreshë të shquar si [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Skiroi]] e [[Gaetano Petrota]] pa harruar dhe korrespondencën e tij me [[Jeronim de Rada]] n; gjuhëtarë si [[Justin Rrota]], [[Aleksandër Xhuvani]], [[Mahir Domi]]; politikanë si [[Ismail Qemali]] e [[Luigj Gurakuqi]]; publicistë si [[Shahin Kolonja]], [[Sotir Peçi|Sotir Peci]] e [[Milo Duçi]]; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si Át [[Pashk Bardhi]], Át [[Pal Dodaj (frat)|Dodaj]], Dom [[Nikoll Sahatçia]], [[Danjel Gjeçaj|Pal Dukagjini]]; studiues të letërsisë si [[Dhimitër Fullani]], [[Rexhep Qosja]], [[Jorgo Bulo]], [[Muhamet Pirraku]], [[Ëngjëll Sedaj]], [[Isak Ahmeti]]; prijës e krerë të Mirditës si [[Prênk Bibë Doda]], [[Preng Marka Prenga]]; personalitete të Europës si [[Edit Durham]], [[Franc Nopça]] e deri [[Peter Bartl]] në ditët tona; duke veçuar sidomos kontributin e e biografit të tij [[Pal Doçi]] në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më [[1997]]. Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të [[Veriu (gjeografi)|Veriut]]t, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga myslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës. Vlerësimet dhe opinionet për Abatin janë të shumta dhe nga më të larmishmet: nga mirditasit e thjeshtë, nga bashkëpunëtorët –famullitarët e Mirditës e të tjerë, hierarkët e lartë të kishës në [[Shqipëria|Shqipëri]], [[Stambolli|Stamboll]], [[Roma|Romë]], [[Austria|Austri]], konsujt e huaj në [[Shkodra|Shkodër]] dhe diplomatë të kancelarive perëndimore (në takime të drejpërdrejta dhe në korrespondencën e tyre diplomatike); shto këtu dhe kronikat e shtypit të kohës, ditarët (si ai i At [[Pal Dodaj|Pal Dodës]]), memorialët, epistolarët e autorëve të shumtë, relacionet kishtare drejtuar [[Vatikani]]t. Dhjetëra e dhjetëra dëshmi që përbëjnë një “vepër” më vete për njeriun me vepër të “munguar”. Për njeriun shumë të përmendun, por pak të njohur. Nuk është për t'u çuditur: Doçi që u kujdes për gjithcka të madhe në shërbim të kombit të tij, nuk u kujdes vetëm për një gjë të “vogël”; emrin e tij e aq më pak për kultin e tij. Dhe këtë e bën “një njeri në çdo kuptim i jashtëzakonshëm”, siç do t'a cilësonte Nopça e Durham.
 
== Poet tribunë në nismat e Rilindjes ==
 
Doçi publikon pak poezi; Dheu em në përmbledhjen “A Dora d'Istria-gli albanesi”, [[Livorno]] më [[1870]]; Nji kushtrim Shqiptarëve e po atij viti dhe Shqypnia në robni botuar në “''Mjalt e Bletës''”, [[Bukureshti|Bukuresht]] më [[1897]]. Rreth 200 vargje në 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtër i vargut, çka nënkupton se autori e kish ushtruar dorën dhe se këto poezi nuk ishin të vetmet. Përdor distikun, strofën katërshe me rimë të përputhur dhe të alternuar, teksa parapëlqen strofën gjashtëshe dhe dhjetërrokëshin. Vjershat e tij cilësohen si manifeste të para poetike të asaj periudhe. Të shkruara me mjeshtëri e frymëzim me stil energjik e gjuhë të pastër, ato shprehin në mënyrë të ngjeshur disa nga idetë dhe idealet e lëvizjes sonë kombëtare. Ato paralajmërojnë lindjen e një poeti të talentuar, në radhë me Zarishin, Martinon, Bytyçin. Në librin antologjik kushtuar [[Elena Gjika]]s përfshihen autorët më të spikatur të kohës përfshirë dhe De Radën. Lirika e Doçit cilësohet ndër më të bukurat e librit. Dhjetë strofa gjashtëshe të shkruara në dhjetërrokësh. Jo vetëm himnizim i figurës së Elena Gjikës, por dhe bashkëbisedim intim i poetit me atdheun që “njiher e nji kohë pati trima plot... si pyll”. Me figurën e Dorës poeti simbolizon shpresën e ringjalljes. Zana mitologjike nuk mundte të mos jetë e pranishme në këtë poezi dhe për atë se heroina i shëmbëllen poetit me një zanë. Duket sikur nis që këtu “''[[Lahuta e Malcís]]''”. Më [[1925]] [[Justin Rrota]] e riboton në veprën “''Literatyrës Shqype''” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.
 
Një kushtrim Shqiptarve siç e thotë edhe titulli është një nga kumbimet poetike më të forta atdhetare të kohës. Tabloja e atdheut është tepër rrënqethëse, ndaj duhet të shpejtonte dhe kënga për ta rilindur. Shqiptarë trima, zgjedhën lshoni / kputni prangat e luftoni është refreni origjinal. Poeti fut në përdorim leksikun aktiv të ligjërimit atdhetar për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare; si një rapsod i moçëm e si një luftëtar i ri u rrëfen shqiptarve historinë dhe dramën e atdheut. Deviza “''Ja dek', ja lirë''” është kulmi i protestës, i kushtrimit për liri. Shqypnia në robni ([[1872]]) dallohet për theksin marcial të vargut, saktësinë e mjeteve poetike dhe gjuhën e bukur dhe të pastër. Është padyshim një poezi antologjike që të kujton “''O moj Shqypni''” të [[Pashko Vasa]]s dhe mund të merret si një program e një kushtrim i kryengritjes së Mirditës ([[1876]]-[[1877]]), të cilën Prend Doçi e kishte udhëhequr në vend të Preng Bibë Dodës së ri. Për shumë vjet kjo poezi ishte një spiritus movens i vërtetë për shqiptarët dhe për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në të ai kishte ngritur lart kultin e Skënderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik në përgjithësi duke theksuar njëherësh dhe rolin e diplomacisë: “''Dheu em Shqypni n'Evrop, ka fol parsia / Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do “ket” Shqypnia''”.
Prend Doçi shkroi me pseudonimet “''Primo Doçi''”, “''Një djalë prej Shqypnije''” dhe mendohet se dhjetra artikuj janë të tijtë. Ai kishte bashkëpunuar që herët me revistën e De Radës “''Flamuri i Arbërit''” , bashkëpunëtorë të së cilës ishin shqiptarë dhe arbëreshë si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine, N. Naço, P. Doçi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe kur ishte në Indinë Lindore me mision apostolik përsëri bashkëpunon me revistën e De Radës, ku në tetor të vitit [[1883]] boton artikullin “''Topografia e Lezhës në Shqipëri''”.
 
Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare që dërgon [[Vatikani]]t dëshmojnë një stil modern, ndonëse ka munguar deri tani një hulumtim i mirëfilltë i gjithë lëndës së shkruar prej tij, çka do të krijonte mundësinë për një gjykim më të plotë. Jo më kot disa herë është vënë në dukje se “''Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjitherë pa emën''”. Doçi përmendet si një gojëtar i spikatur. Një kronikë përkujtimore e [[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]] ([[prilli|prill]] [[1914]]) duke evokuar ditën e flamurit në [[Shkodra|Shkodër]] më [[1912]] në kështjellën e [[Rozafë]]s evidenton ligjëratën e Abatit të Mirditës me atë rast i cili “''foli bukur''”. Një panegjirik në kishën katedrale Doçi e pat mbyllur me epifemën “''Zoja e Shkodrës''” e “''Shkodra e Zojës''”. Si argument për zotësinë në improvizimin e fjalimeve nga ana e tij sillet dhe ceremonia e përmotshme e Imzot Guerinit, fjalimet e tij në popull e meshat në kishë. Publicisti dhe oratori gjenden të gërshetuar gjatë Rilindjes jo vetëm në personalitetin e Doçit…
 
: “''Edhe me kenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra…të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp (Ligjërim në vdekjen e Abat Doçit, “Posta e Shqypnis”, nr 24, shkurt 1917-Gjergj Fishta)''”.
 
Ka ndodhur diçka disi e rrallë në fushën e letrave. Zë e shuhet autorësia e njeriut që i kishte parametrat e plotë të shkrimtarit, emri tingëllues i fillimeve aq të mbara poetike.
Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve të [[ShqipëriShqipëria|Shqipëris]]ë. Është po ky që përkrah [[Ndre Mjeda]]n në hapat e parë duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftë me dhunti e përkushti për shkencën, gjuhën, kulturën. Akoma më tepër, “humbësi i madh”, i vetvetes nxiton ta presë shekullin e ri me një institucion letrar e gjuhësor brilant në qendrën më të rëndësishme kulturore të vendit që nga antikiteti, në [[Shkodra|Shkodër]], mes ajkës së dijetarëve dhe atdhetarëve rilindas. Pikerisht në këtë kohë ndodh “konvertimi” i shkrimtarit me njeriun e shkencës. Veprën e tij tash e mbrapa duhet ta kërkojmë pikërisht te shoqëria prestigjioze “''Bashkim''i”, ashtu si një pjesë e të krijimtarisë së Konicës në vetë revistën “ ''Albania'' ” si drejtues i saj në radhë të parë. Dihet se Doçi ka qenë një ithtar i rralë i gjuhës shqipe. Si i tillë detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht në pastërtinë e gjuhës së vjershave të tij. Vëzhgimet vetjake për të folurën e krahinave të vecanta, trajtimet modeste të gjuhës gjuhësire në shkrimet publicistike etj.
 
Ai ishte i ndërgjegjshëm se gjuhës amtare i lipseshin fjalorë, gramatika, tekste shkollore e mbi të gjitha një alfabet modern. Të gjitha këto për të ishin shumë më tepër se “laboratori i tij krijues”. Doçi, më i vjetri i shkrimtarëve dhe dijetarëve të kohës, me një përvojë si rrallëkush në përpjekjet për rilindjen e kombit; për të kryer misionin historik në rrafshin e kulturës dhe identitetit kombëtar, më [[1899]] në shoqërinë “Bashkimi”, ofron elitën intelektuale të Gegnisë: At [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtën]], Dom [[Ndoc Nikaj]]n, Dom [[Dodë Koleci]]n, At [[Pashk Bardhi]]n, Imzot [[Lazër Mjeda]]n, [[Luigj Gurakuqi]]n e plot të tjerë. Nuk ështe e rastit që shumë famulli të Mirditës në këtë kohë kthehen në qendra të veprimit kulturor e shkencor, me priftërinj dijetarë që krahas funksionit zyrtar hulumtojnë vlera etnokulturore të trevës si tradita, doke, folklore, gjuhësi etj. Një “akademi” perfekte që nuk i rrafshonte individualitetet e punëtorëve të dijes dhe pse shpesh autorësia ishte kolektive. Këtu vec po cekim kontributin e papërsëritshëm të Doçit në drejtimin e saj si ideues i programeve të saj dhe bashkëautor i veprave të publikuara në afro një dhjetëvjecar.
Sigurisht problemi i veprës së “munguar” të Doçit është shumë më kompleks se kaq. Ai mund të rroket e të shkoqitet vetëm kur të mbahen parasysh jo vetëm rrethanat historike në të cilat u shkri jeta e tij, por edhe komponentët përbërës të personalitetit të Abatit.
 
Para së gjithash Doçi ishte ideolog i Rilindjes, me sens diplomati, që i duhej për të vendosur ekuilibret e duhura në rrjedhën e ngjarjeve historike të komplikuara me fuqitë e huaja. Në “programin' e tij zinte vend: aspekti kishtar, politik, kulturor. Këto tre drejtime themelore kushtëzojnë kryekëput jetën e tij aktive deri në fund. Falë karakterit të rrallë, ai asnjëherë nuk gjendet në periferi të ngjarjeve, por në kulmet e tyre. Vetëflijohet për vepra të guximshme që do t'i kishte zili gjithkush. Do të donte të ish një prelat i urtë e bari shpirtrash, por rrethanat historike e bëjnë të vihet në krye të kryengritjes së Mirditës të viteve [[1876]]-[[1877]], çka do t'i kushtonte 11 vjet internim në tre kontinente. I ndalohet atdheu, dashuria e tij më e madhe. Hyn kështu si padashur në qerthullin e trazuar të politikës për të mos u ndarë më prej saj. Do të kishte dëshirë që kisha e Mirditës të ishte e konsoliduar, por në vitin [[1888]] kur ai vjen në krye të saj ajo ishte krejt e copëtuar dhe e ndarë në tre ipeshkvi. I lipset një punë prej titani për t'a rimëkëmbur Abacinë duke e çuar nga dy në gjashtë famulli e mbi të gjitha për ta “''dlirë dioqezën e tij prej vesit''”. Kryen në pak vite një histori të pashembullt në historinë e Krishtërimit aq të goditur gjatë pushtimit turk. Natyrshëm si cdo ideolog, atdhetar e dijetar do t'i gëzohej një [[ShqipëriShqipëria|Shqipërie]]e me insitute kulture e shkence në prag të pavarësisë, me shkolla shqipe gjithandej, me një alfabet të njësuar për të gjithë shqiptarët e shumë gjëra të tjera kësodore, por këto thuajse mungonin.
 
Duke qenë i matur e racional, ai nuk e krijon “Bashkimin” për ego dhe jo se i mungonin angazhimet në fusha të tjera, por se ishte i bindur se shteti i nesërm pa këto, aq më tepër një shtet nga e para, nuk do të mund të realizonte aspiratat e shqiptarëve. Me institucionin e tij Doçi jo vetëm kërkon të kanalizojë në një rrjedhë energjitë krijuese të intelektualëve të kohës, por edhe t'u japë mësimin e madh bashkëkombësve se bashkimi ishte çelësi i suksesit të së ardhmes në politikë, qeverisje, arsim, kulturë etj.
5.349

edits