[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 35:
Hapja e shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm.
Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!
Sipas historianëve, që në vitin [[1790]], misionarë [[arbëreshët|arbëreshë]] të ardhur nga [[Italia]] e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe [[HimarëHimara|Himarës]]s [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.
 
"Mirëpo, pavarësisht se nga kjo nismë cenoheshin interesat e pushtuesve osmanë, ajo që reagoi më pozitivisht pranë autoriteteve qendrore osmane ishte Patriarkana e Stambollit, që kërkoi masa ndëshkimore dhe që pas persekutimeve dhe ndëshkimeve të rrepta të administratës pushtuese turke u ndërpre mësimi i shqipes nga misionarët arbëresh", thekson ish-nxënësi i kësaj shkolle, Martin Cukalla, theksojme se nismetaret e kesaj veprimtarie ishte Shkolla e Mesme e Progonatit, fjalimine hapjes dhe pershendetjen e beri Drejtori i Shkolles se Mesme mesuesi Gezim Dana. Këto mësime të para të shqipes janë zhvilluar nga misionarët arbëresh në mjediset e kishave të Progonatit dhe Himarës, ndërsa shkolla e parë shqipe në Progonat është çelur 100 vjet më parë në mjediset e xhamisë së këtij fshati. Gjithmonë sipas historisë së paraqitur gjatë kësaj ceremonie, patriotët dhe mësuesit e parë progonatas që kontribuuan në hapjen e kësaj shkolle ishin Shaqo Buxo, Arif Toto, Hajredin Qëndro, Cane Xhufi dhe Sheh Abazi. [[Abetarja|Abetaret]] e para u shtypën në Janinë dhe atdhetarë si Ismail Lesko Progonati i sponsorizuan dhe i dërguan disa ditë para celjes së shkollës në Progonat. Shkolla e parë nuk mund të hapej nëse nuk do të ishte themeluar paralelisht me të [[Klubi patriotik "Arbëria"]], që shumë shpejt u kthye në një "engjëll" mbrojtës për shkollën e parë ku mësuan fëmijë të ardhur edhe nga [[Lekdushi]], [[GusmariGusmar]]i, [[Rexhini]] dhe [[Nivica]].
 
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën deklarimet e bëra nga politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi me prejardhje nga kjo trevë. Sipas Xhufit, Progonati është fshati i Progonit dhe emri Progon është autentik mesjetar shqiptar që shfaqet që në shekullin XI. Progon quhet në vitin 1190 princi i shtetit të Arbërit, i të parit formacion shtetëror mesjetar shqiptar që shtrihej në krahinat midis Mati dhe Shkumbinit dhe që kishte si kryeqendër Krujën.
 
Fise me prejardhje nga Progonati gjen sot jo vetëm në [[Himara|Himarë]] e [[Vunoi|Vuno]], si Milot, Bollanot, Kasnecët dhe Dhimajt, por edhe në Frashtan e Lazarat, të cilat janë zhvendosur në kohë të ndryshme prej tij, theksoi [[Pëllumb Xhufi]]. Sipas kronikave të historianit osman [[Evlija Çelebiu]], në vitin 1630, Progonati kishte rreth 160 shtëpi dhe ishte qendra e një krahine të tërë që përfshinte 80 fshatra të krahinës së [[Kurveleshi|KurveleshitKurvelesh]]it, Himarës, [[Kardhiqi|Kardhiqit]], Rrëzomës dhe [[Borshi|Borshit]]. "Me gjithë reaksionin e madh xhonturk dhe synimet aneksioniste të fqinjëve të Shqipërisë, shkolla shqipe e Progonatit nuk e ka ndërprerë për asnjë çast veprimtarinë e saj mësimore për 100 vjet me radhë, duke u kthyer në një vatër të dijes dhe diturisë së banorëve të kësaj zone", nënvizoi në përshëndetjen e tij ish-mësuesi i saj Daut Gumeni.
 
Në kuadër të këtij përvjetori u përurua edhe një memorial kushtuar patriotëve që çelën klubin "Arbëria" dhe shkollën e parë shqipe në Progonat.