Qemal Karaosmani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 8:
|Prof =
|DL = [[1875]]
|VL = [[Elbasani|Elbasan]]
|DV = [[1949]]
|VV = [[Kavaja|Kavajë]]
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
Rreshti 17:
Karaosmani lindi në Elbasan. Mësimet e para i mori në qytetin e tij të lindjes. Studimet e shkollës së mesme dhe ato universitare i përfundoi në Stamboll për shkenca politike dhe Administratë Civile.
 
Gjatë periudhës që studioi në Turqi, ai ra në kontakt dhe u njoh me disa nga patriotët shqiptarë dhe figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, siç ishte [[Murad bej Toptani|Murat Toptani]], me të cilin lidhi miqësi të ngushtë. Së bashku me Muratin, ai shkoi dhe vizitoi shtëpinë ku banonte familja e vëllezërve Frashëri në Kara Toporak, pasi më parë ishin njohur edhe me vajzën e [[Naim Frashëri|Naimit]], Asijen.
 
Pas diplomimit në Stamboll, ai u emërua në Prefekturën e Janinës, ku nuk qëndroi shumë gjatë, pasi u transferua për në qytetin e Beratit duke u emëruar si Drejtor i Kadastrës. Në qytetin e Beratit, Qemali bashkëpunoi ngushtë me [[Babë Dudë Karbunara|Babë Dudë Karbunarën]], [[Aziz Pashë Vrioni]]n dhe [[Iliaz Bej Vrioni|Iliaz Vrionin]], me të cilët u përpoq dhe luftoi mjaft për përhapjen e ndjenjave kombëtare dhe gjuhës shqipe, si dhe shpërndarjen e librave shqip, botime këto që Elbasani i kishte sjellë me vete nga kthimi prej Stambollit.