Michael Jackson: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 147 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q2831 (translate me)
Rreshti 21:
== Biografia ==
 
Shfaqjen e parë në skenën e muzikës argëtuese të të rriturve, Majkëll Xheksoni e pat si fëmijë në gjirin e bandit familjarë "[[Jackson Five|Xhekson 5]]" të cilin e kishte ngritur i ati i tij Xhozefi - një i dhënë pas muzikës. Që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Majlkëlli përpos zërit u dallua edhe për aftësit e tij rreth mjeshtrisë së muzikantit dhe prezentimit para studiove inçizuese. Kështu që vetëm pas pesë viteve pas debutimit në grup, më 1971 Majkëlli si solist inçizon këngën e tij të parë me titlltitull ''[[Got to be there]]''. Ndërsa nga viti 1979 fillon të mbaj solë me luajtës veglash shfaqje koncertesh. Në vitin 1982, në kohën kur [[video copa]]t, që sapo kishin filluar të afërimohen në masa, Majkëll Xheksoni në bashkëpunim me firmën "[[Quincy Jones]]" bëjnë inçizimin e këngës ''[[Thriller]]'' dhe video pjesës së saj. Paraqitja kompakte e albumit, video copave të cilësisë së lartë duke mos nënçmuar dhe vetë vlerën e këngëve në vete, shkaktuan që emri i Majkëll Xheksonit të hyjë jo vetëm në historinë e muzikës argëtuese por edhe më gjërë. Si do që të jetë me këngën ''Thriller'' dhe video klipin përkatës, Majkëll Xheksoni ja arrin të hapë një degë të re ekonomike të paparë deri në atë kohë në botën perendimore. Paraqitja kompakte e albumit, nëpërmjet tonit, vallëzimeve, ekranizimin e një tregimi, dhe me një program propagandistik ekonmik para adhuruesve të muzikës, bërë që albumi në fjalë të kapërcej jo vetëm kufijt e ShBA-së, por edhe të Evropës e të shitet e të ndëgjohet në mbarë botën. Me këtë Majkëll Xheksoni kishte arritur që vetëm me një solo album të rradhitet në krye të listave të këngëtarve më me namë të të gjitha kohrave. Kështu lista të tilla të popullatizuara, si ajo e [[Rock and Roll Hall of Fame|më të famëshme të rok'n'rolit]] e cila e vë për dy herë në krye të saj, një herë si anëtarë i grupi (1997) dhe një herë si solo këngëtar (2001). Po ashtu edhe lista e popullarizuar amerikane për autor të teksteve ''[[Songwriters Hall of Fame]]'' më 2002, emrin e tij e vuri në krye të saj. Përpos listave të njohur për muzikë, edhe lista e njohur e rekorderve të njerzimit e quajtu ''Guiness Book'', për vepren e tij, Majkëll Xheksonin e cilësonte si ''"Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave"'' ''(Most succesful entertainer of all time)''. Majkël Xheksoni me vepren e tij ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave ''Thriller'' ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarin e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali ''[[Grammy Awards]]'', e ka shpërblyer për më se 13 herë.
 
Nga viti 1988 deri më 2005, Majkëll Xheksoni jetoi në sarajet e tij të quajtur ''Neverland Ranch''. Po ashtu edhe këto saraje që më vonë (2005) për 35 milion dollarë), në bazë të popullaritetit të Majkëll Xheksonit u popullarizuan. Në oborrin e kësaj farme, ai kishte ndërtuar një lojnapark dhe një kopsht zoologjik për fëmijët e varfër dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizitat e shumta të fëmijve në sarajet ''Neverlend Ranç'' dhe afërsia e ngusht e Majkëll Xheksonit me ta shkaktuan dyshime apo mundësi në sy të armiqëve të tij. Kështu që edhe kjo dukuri nuk mbeti pa u popullarizuar nga mjetet e informimit. Më 1993, vije deri tek akuzimi i tij i parë për joshje sekuale të një fëmiju, vizitor i sarajeve. E gjith dukuria, nga mjetet e informimit përcillej me ''pohime'' dhe ''mohime'' tek dashamirët e muzikës së tij dhe jo vetëm tek ta. Pas ''një marrveshje jashtë gjykatës'' për të cilën thuhet se Majkëll Xheksoni i kishte dhënë një shumëtë mëdha parash familjes së fëmijut, djaloshi deklaron para gjykatës se nuk dëshironte të jepte dëshmi për shkak imazhit personal. Si do që të jetë, edhe pas lirimit nga akuza, çështja e ngritur nga kundërshtarët e tij rreth mardhënijeve të Majkëll Xheksonit vazhdojë të dominon shkrimet në mjetet e informimit për Majkëll Xheksonin. Kjo çështje nuk mbeti si e till vetëm në mjete të informimit por u shtrua edhe më gjërë. Kështu më 2005, Majkëll Xheksoni akuzohet dhe sillet në pranga në gjykatë për çështje të njëjtë por me një fëmië tjetër. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në munges të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.
Rreshti 28:
 
Për të mos u shua nami i emrit të Majkëll Xheksonit si dhe vepra e tij, jo vetëm familja e shoqëria e ngushtë, por edhe industria muzikore së bashku me ta edhe gjenerata e vjetra të dëgjuesve të muzikës argëtuese pop dhe gjenerata e re e kanë rimëkëmbë veprimtarin e Majkëll Xheksonit. Kësaj dukurie të ''ringjalljes së mbretit të popit'' si duket i kanë prirë mjetët e informit me thashë e thëma të ndryshme si dhe vetë famlja me ceremonin festive të ndarjes nga trupi i pa jetë i Majkëll Xheksonit. Ceromoni mortore festive e cila u transmetua në ekrane televizive në mbarë botën.
 
 
== Fitimet ==