[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
Rreshti 1:
{{Qytete|
emblema = Emblema Drenas.jpg|
vendndodhja = Gllogovc 2006.PNG |
sheshi = |
popullsia = 75,400<small><sup>1</sup></small>|
dëndësia = 261|
sipërfaqja = 270 |
cilishtet = [[Kosova]] |
cilirrethe = [[Prishtina]] |
adresaekuvendit = [[?]] |
numriipostes = 13000 |
prefiksi = 0381 38// 584 100 |
faqezyrtareekuvendit = [http://kk.rks-gov.net/gllogoc KK Drenasi] |
kryetarimomental = [[Kryetarët e Drenasit|Nexhat Demaku]]|
partiaudheheqese = [[PDK]] |
shënim = 1. Të dhënat sipa OSCE-së <small>[http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1183_en.pdf.html ]</small>|
}}
[[Skeda:Drenasi 00.jpg|thumb|Qyteti i Drenasit]]
'''Drenasi''', '''ish-Gllogovci''' ([[Serbishtja|serbisht]]: ''Glogovac'', [[cirilik]]: Глоговац) është qytezë në [[Kosovë]]n qendrore. Drenasi ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje dhe bjeshkëve të [[Drenica|Drenicës]] në veri dhe perendim.
 
== Pak histori ==
Drenasi është qender bashkie e rrethit të [[Drenica|Drenicës]] qendrore, që administron 53 fshatra. Emrin e kësaj qyteze e hasim tejet vonë ne dokumentet [[sllave]], sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas [[1912]] kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit. Pra në shqipe do ishte e drejtë Murrizi.
 
== Gjeografia ==
Drenasi shtrihet 30 km në perëndim të [[Prishtinë]]s, dhe në afërsi të rrugës automobilistike [[Pejë]]-Prishtinë. Ish Gllogovci, tani Drenasi i Ri ka një pozitë gjeografike të shkëlqyer, që mbërrihet në të gjitha drejtimet anembanë Kosovës. Në veri rrethohet më malet e ulëta të Çiçavicës, në Perëndimë më Kosmaçin, në Lindje më Majen e zhveshur (ish Goleshi). Mesin e qytetit e përshkon lumi i Gllobarit, apo lumi që ndante fushën e murrizeve i cili grumbullon të gjithë ujërat e shirave të lugines së Drenicës dhe që derdhen në lumin e Vogël, afër Lumbardhit, ku përfundon përmes kanalit Ibër-Lepenc në ujërat e dy detrave, Egje dhe [[Deti i Zi]].
 
== Shërbimet Sociale, Shëndetësia dhe Arsimi ==
Sipas informatave prej mirëqenjes sociale, ka 2166 familje, që marrin ndihmë sociale. Një ekip i specializuar është i trajnuar për t'u marrë me njerëz të traumatizuar dhe të dhunës në familje. Një qendër shendetesore dhe gjashtë spitale të vogël janë për të shërbyer nevojat e popullatës në Drenas. Një mungesë e mjekësisë të mjaftueshme është ë shquar. Në vitin 2002 janë bërë tetë ndërtesa të reja, gjithashtu edhe shkollë fillore janë ndërtuar. Në komunën e Glogovac ka 21 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme. Cilësia e mësuesve është jo ë mjaftueshme, pasi shumë prej tyre nuk kanë kualifikimet e nevojshme. Ka nevojë për më shumë shkolla çerdhe, para-shkolla fillore dhe zgjerimin e shkollave ekzistuese. Një tjetër problem është ende depolitizimi i arsimit.
 
== Kultura ==
Para masave të dhunëshme të viteve [[1990|90-ta]], komuna e Drenasit ka pasur 7 [[biblioteka]] publike me 73.000 [[libra]]. Libraria kryesore ka pasur 12.000 libra, derisa degët e saj në Tërstenik, Komoran, Arllat, Sankoc, Baicë dhe Gradicë kanë pasur 61.000 libra, por lufta ka zhdukur dy biblioteka, bibliotekën kryesore në Gllogovc dhe degën në Baicë, dhe ka shkatërruar degët e tjera me 66.468 libra. Forcat serbe kanë vrarë bibliotekistin [[Izet Elshani]] (48 vjeç) kanë djegur bibliotekën me 9.500 libra. Së këndejmi, komuna e Gllogovcit, në të vërtetë, ka një bibliotekë me 6.532 libra.
 
=== Informimi ===
Në Drenas nuk ka ndonjë gazetë ditore, ndërsa për informimin e banorëve për lokalitetin e tyre përkujdesen revistat: "[[Realiteti]]" dhe "[[Spektri]]". Poashtu në Drenas gjenden edhe dy radiostacione lokale "Radio Drenasi"<ref>[http://www.radio-drenasi.com/ www.Radio-Drenasi.com Radio Drenasi 92.1, fm stereo] (04. Janar 2011)</ref> dhe "[[Radio Dodona]]"<ref>[http://www.radiododona.com/ www.RadioDodona.com Radio Dodona] (04. Janar 2011)</ref>. Në vitet e '90-ta, pas mbylljes së "Rilindjes", Forumi Rinor i [[LDK|LDK-së]] nxori një fletushkë të veten, ndërsa, më 28 nëntor 1993, për herë të parë, në Drenicë doli revista mujore “Trojet tona”, organ i PNDSH-së. Revista drejtohej nga ky Këshill redaktues: Emin Hasi (kryeredaktor), Ramadan Dautaj (i ndjerë), Adem Gashi, Lulëzim Haxhiu, Nexhmedin Haxhiu, Selim Shabani, Ismail Bajraktari dhe Burim Heta.
 
== Religjioni ==
Në Drenas shumica e popullisë janë të fesë [[Islam|islame]] besimit sunit. Banorët e Drenasit e ushtrojnë predikimin e tyre në xhamitë, të cilat janë të shpërndara në gjithë territorin e komunës, e që drejtohen nga udhëheqësi fetar, i cili selinë e ka në xhaminë e qytetit. Xhamitë janë të ndërtuara që nga kohërat e vjetra dhe deri në ditët tona. Xhamijat më të njohura janë në: Drenas (qendër), Arllat, Komoran, Zabelin e Poshtëm, Kishnarekë, Vërbovc, Tërstenik, Damanek, Krajkovë , Korroticë, Gllobar etj.
 
== Politika ==
Partia dominuese në Drenas është [[Partia Demokratike e Kosovës]].<ref>Në zgjedhjet e 17 nëntorit, 2007 doli fituese me mbi 82%</ref>, ndrësa kryetari i ri i Komunës është [[Nexhat Demaku]] nga PDK-ja me rreth 65% të elektoratit.
 
== Shih dhe këtë ==
* [[Lista e vendeve në Drenas]]
* [[Lista e ardhacakëve - Drenas]]
 
== Burim i të dhënave ==
{{ref}}
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://kk.rks-gov.net/gllogoc Faqja zyrtare e Komunës e Drenasit] (shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht)
* [http://www.ifla.org/faife/faife/kosova/kosorepo.htm#_Toc480784381 IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions] - Raport para dhe pas luftës - (anglisht)
 
{{SistemishtetrorKSH|Shërbimet}}
 
[[Kategoria:Drenas]]
[[Kategoria:Qytete në Kosovë]]