Gjon Nikollë Kazazi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Gjon Nikollë Kazazi, i biri i Pjetrit lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo e i kreu ne Kolegjin Ilirik të Loretos, ku studioi gramatikë, retorikë e filozofi. I nisi studimet kur ishte djalë i ri, 18 vjeç; i kreu në vitin 1727, kur mori edhe titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. 41 vjeç do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit. Sapo u kthye, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emëroi misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni ne Gjakovë, për shërbim baritor, të cilin e kreu se bashku me dom Anton Teodorin.
 
Meqë dallohej për zgjuarsi dhe aftësi te veçantë, imzot Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në [[Bullgari]]. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv i Shkupit. Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, në vitin 1743, imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera ne historinë tonë dhe si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur, që njihet deri me sot. Sipas të gjitha gjasave varri i tij gjendet ne rrethinën e Gjakovës.
 
 
- See more at: http://gazetadielli.com/murtaja-e-vitit-1747nga-ditari-i-gjon-nikolle-kazazit/#sthash.nisCJkTl.dpuf
Gjatë një vizite më 1743 në Romë, Kazazi si ipeshkvi i Shkupit, në bibliotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë ([[Congregatio de Propaganda Fide]]) kishte hasur në ekzemplarin e vetëm të Mesharit të Gjon Buzukut. Kazazi veprën e vjetër e përshkruante si "një libër të përdorur ndër vite për mesha". Pastaj ai bëri një kopje të cilën ia dërgoi themeluesit të Seminarit të Shqipes në Palermo, Gjergj Gjyzetës (Giorgio Guzzetta - (1682-1756)) dhe nga fundi i shekullit XVIII, Meshari gjendej te Kardinali Stefan Burgia (Stephan Borgia) e më vonë, në Bibliotekën e Vatikanit.<ref>[http://www.elsie.de/pdf/articles/A2007BuzukuOpfer.pdf Gjon Buzuku: Opfer der Inquisition?]</ref>