Memli Kelmendi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 14:
==Biografia==
'''Memli Kelmendi''' <ref>[http://www.classical-composers.org/comp/kelmendi Memli Kelmendi | Classical Composers Database<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref> Lindi ne Pejë ne vitin 1986. Shkollen e ulët dhe te mesme e perfundoi në Pejë.
Që nga femijërija e hershme filloi të shquhej në lemin e muzikës: Fitues I festivalit të femijëve Peja 99; Fitues I festivalit të të rinjeve Peja 2002000. Pas komponimeve të ndryshme në studion e tij private korri suksese me kengetarë të ndryshem të të gjitha zhanreve. Komponoi shumë kengë për fëmije dhe disa herë u shperblye me vendet e para, si në “Lyra Fest” etj. Me pastaj ishte pjesëmarrës në shumë festivale ku ndër te tjera është pjesëmarrës i rregult në festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit”.
 
Pa dyshim që hapat e parë dhe shtytjen e madhe e pat nga babi i tij Xhevat Kelmendi- kantautor I njohur pejan.
Rreshti 22:
Gjatë kohës së studimeve mësoi Muzikën e filmit në klasën e prof, Darko Marinovskit, ku u shqua si studenti me I dalluar.
Ka kompozuar vepra të ndryshme muzikore si: Muzikë për Film, Teater, Tv etj.
Është prezantuar disa here ne festivale te ndryshme si kompozitor I muzikes elektronike, Në festivalin ndërkombëtar Remusica 2009 me vepren elektronike “Another Noise” (Flaut dhe Elektronike), Në Vitin 2010 në Ohër në festivalin per muziken elektroakustike me vepren “OhridSomnia”, Në vitin 2011 në Festivalin “Tingujt e Flautit”, gjithashtu edhe në Teatrin e Qytetit të Pejes në kuadër te netëve “Ditët e Kulurës Pejane”, festivalin nderkombëtar "ReMusica 2013" dhe ne shume vende te tjera si kompozitorë dhe dirigjent.
 
Memli ne krijimtarinë e tij ka edhe disa vepra te muzikës elektronike si: “Passage through the Life”, “True-s”, “M2”, “Silent Dream”, “Another Noise”, "M2", "SePse (Kor, elektronike dhe orkester) etj.
Memli është kompozitor I muzikës për film, teater.
 
Ne vitin 2008, gjithashtu ka komponuar, edituar, miksuar muziken e filmit të metrazhit te shkurter "Anarchy" i cili me sukses u prezantua ne disa festivale jashte vendit.
Rreshti 31:
Në vitin 2011, kompozoi muzikën e filmit të shkurtër shqiptar “Basement (Bodrumi)”. Në vitin 2012 komponoi muzikën e filmit të shkurtër "3 Ngjyra, Homazh per Kieslowskin" në regji të Gent Begollit, dhe aktualisht është duke punuar në filmin e shkurtër "Era" të Besim Ugzmajlit.
 
Në vitin 2010 Komponoi muzikën për një shfaqje teatrale “STOP”, ndërsa në vitin 2011 kompozi muzikën për shfaqjen “Vëlla, Vëlla, Kosi me $”. Në vitin 2013 kompozoi muzikën për shfaqjen "Oh Karmella" në regji të Ekrem Sopit, për shfaqjen "Obelisku pa adresë" në regji të Halil Gashit, në shfaqjen "Pushkatimi" të Ekrem Kryeziut, Memli (kreu montazhin muzikorë), dhe së fundi komponoi muzikën për shfaqjen teatrale "Nata e Helverit" në regji të Ben Apollonit.
 
Në vitin 2008 ishte edhe kryeredaktor i një televizioni loal në Pejë, “Pro-Tv”, ku kryente edhe shumë funskione të tjera si: Montazhë, Grafikë dhe Producent.
Rreshti 37:
 
Ai është gjithashtu edhe anëtar dhe bashkëpuntor i shumë studiove në Maqedoni dhe rajon. Vlen te permenden edhe kompozimet e tij te suksesshme qe janë përformuar në festivalin e famshem te muzikës elektronike ne Oher, (Ohrid Summer festival).
Ne opusin krijues të Memlit padyshim hyjnë edhe këngët për fëmijë ku shumë herë eshtë shpërblyer me vendet e para.
 
Momentalisht është duke punuar në Shkollen e Mesme të Muzikës “Halit Kasapolli” ku ligjëron disa lëndë si: Korr, Muzika në Teknologji, Njohje e Literaturës Muzikore, Piano Obligat dhe Lexim Partiturave, gjithashtu është edhe udhëheqës I Orkestrës së Shkollës.