Fjalori i trashëguar i shqipes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 73:
Forma e shkallës zero rrjedhoi mbiemrin ''hut'' 'i zbrazët'(në gegërisht> dhe foljen ''hutoj'' në toskërisht nga ''*hwt-o''.
Forma e ngjyruar ''*H2au- > /a/'' në përemrat dëftor ''a-i, a-jo, a-ta, a-to''. Po ky dallim vihet re te ndajfoljet ''a-tje'', ''kë-tu'', ''a-shtu'', ''kë-shtu'', ''a-q'', ''k-aq''. Pra, ai, ajo, ata, ato larg, tutje, ndryshe nga ''ky, kjo, këta, këto'', që janë pranë. Kognat i saj mund të merret'' u-'' në ''u-miti'' 'laj', ''u-kazati'' 'dëftoj' e gjuhëve sllave dhe ''ava'' 'larg' në sanskritisht, khs. ava-tar.Këtë shpjegim tonin e pranoi si më të drejtin gjuhëtari i shquar danez J. E. Rasmussen.(Pokorny 3. au- 72.)
 
==asht==
Fjala ''asht'' rrjedh nga rrënja indoevropiane ''*H2ost''-, ngjyruar në ''*H2ast''-. Shumësi ''eshtëra/eshtna'', një formë kjo metafonike e shumësit, sipas bindjes sonë, u shkaktua me siguri nga mbaresa ''-en'', sikundër në gjuhët gjermanike.
Forma e vjetër ''*H2est''- në rasën emërore *H2est-s > *H2e:ts-eH2, sipas ligjit të Szemerenyi-t, rritja e kuantitetit të zanores si rezultat i kompensimit të rënies së */s/-së, duket se rrjedhoi në shqip fjalën ''gocë''(khs. greqisht ''ostreon'' 'id.') me forcimin e laringales *H2 në velare, sikundër e kemi provuar edhe te fjala ''gath'', një njëjës primitiv i fjalës ''gjeth'' < ''*H3ozd-''. Por, kjo formë e prapashtesuar në -lo, pra ''*H2e:st-lo > H2e:s(t)lo'' rrjedhoi fjalët ''guall, guaskë'' < ''guall-skë'' etj. Të përmendim këtu edhe rrjedhojën e prapashtesuar ''zhguall''.
Kognatë të saj janë: lat. os 'asht', greq. osteon 'asht', ''ostreon'' 'gocë, guaskë'; ''ostrakon'' 'zhguall, guaskë'.
 
Abdullah Konushevci