Petro Nini Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 17:
 
== Jeta ==
Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më [[1887]] hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë ([[1892]]-[[1893]]) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit ([[1909]]-[[1911]]).Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante "Vëllazëria e Shqipërisë". Në emigracion, në Amerikë ([[1904]]-[[1908]]) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.
 
Ishte delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe [[Patrikana e Stambollit]]. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më [[17 Gusht|17 gusht]] [[1911]].