Ndryshimi mes inspektimeve të "Lulzim Basha"

7.921 bytes added ,  7 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e 132.221.52.36 (diskutimet) në versionin e fundit nga Planeti.
(Faqja u zëvendësua me ' Basha eshte fytyra e dyte e Berishes. Nuk ka veprimtari politike pervecse ekzekutim te urdhrave te Sales.')
v (U kthyen ndryshimet e 132.221.52.36 (diskutimet) në versionin e fundit nga Planeti.)
{{pa referenca}}
{{Kutia Politikan
| Emri = Lulzim Basha
| Figura = Lulzim Basha 2.jpg
| Madhësia e Figurës = 230px
| Detyra = Kryetar i Bashkisë së Tiranës
| Fillimi i afatit = 25 korrik 2011
| Mbarimi i afatit =
| Paraardhësi = [[Edi Rama]]
| Pasardhësi =
| Detyra2 = Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
| Fillimi i afatit2 = shtator 2009
| Mbarimi i afatit2 = 2011
| Paraardhësi2 = [[Bujar Nishani]]
| Pasardhësi2 = [[Bujar Nishani]]
| Detyra3 = Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
| Fillimi i afatit3 = maj 2007
| Mbarimi i afatit3 = shtator 2009
| Paraardhësi3 = [[Besnik Mustafaj]]
| Pasardhësi3 = [[Ilir Meta]]
| Detyra4 = Ministër i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i Shqipërisë
| Fillimi i afatit4 = shtator 2005
| Mbarimi i afatit4 = maj 2007
| Paraardhësi4 = [[Spartak Poçi]]
| Pasardhësi4 = [[Sokol Olldashi]]
| Datëlindja = [[12 qershor]] [[1974]]
| Vendlindja = [[Tiranë]]
| Datëvdekja =
| Vendvdekja =
| Kombësia = Shqiptar
| Profesioni = Politikan
| Partia = PD [[Skeda:Logo-DemocraticPartyAlbania.svg|15px]]
| Bashkëshortja = [[Aurela Basha]]
| Fëmijë = Dafina Basha
}}
'''Lulzim Basha''' lindi më [[12 qershor]] [[1974]] në [[Tiranë]], është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i [[Bashkia Tiranë|Bashkisë së Tiranës]].
 
== Arsimimi dhe veprimtaria para politike==
Basha eshte fytyra e dyte e Berishes.
Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj [[Sllobodan Millosheviç]]it në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara [[UNMIK]] në [[Kosovë]]. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, [[Prishtinë]], [[Kosovë]]. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.
 
Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.
Nuk ka veprimtari politike pervecse ekzekutim te urdhrave te Sales.
 
== Vemprimtaria politike ==
Basha iu bashkua [[Partia Demokratike (Shqipëri)|Partisë Demokratike të Shqipërisë]] në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike në Tiranë duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike.
 
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. <ref name=career>{{cite news| url = http://kosovareport.blogspot.com/2005/09/albania-pins-its-hopes-on-youthful.html | title = Albania pins its hopes on youthful government | accessdate =24 December 2007 | date = 8 September 2005|agency=Reuters |work=Kosovareport}}</ref> Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës [[Bamir Topi]] për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
 
Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.
 
Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit dhe u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më [[8 nëntor]], [[2010]] për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga [[15 dhjetor]]i i vitit [[2010]].
 
Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit ''Aleanca për Qytetarin'', duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikon drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
 
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
 
Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike [[Sali Berisha]], Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.
Ne 22 korrik Lulzim Basha u zgjothe kryetare i partise demokratike me 80% te votave te antarsise
 
== Shiko edhe ==
 
== Referencat ==
<references/>
 
==Lidhje të jashtme==
{{commonscat}}
*[http://lulzimbasha.al/ Lulzim Basha Homepage]
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Kryetarë të Bashkisë së Tiranës]]
64

edits