Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 379:
 
Administrata e kësaj periudhe ishte edhe më tepër e përqendruar në Konstandinopojë, me një burokraci të ndërlikuar me shumë zyrtarë që vendoseshin dhe paguheshin nga perandori. Perandori gjithashtu kontrollonte makinerinë po aq të ndërlikuar të shërbimit diplomatik. Disa nga nëpunësit e tij, megjithatë, qenë mjaftueshëm të fuqishëm sa të luanin rolin e mbret-bërësit, veçanërisht Bazili, shambellani që bëri të mundur ngjitjen në fron të Niqifor Fokës dhe Johan Cimishës. Rendi dhe sistemimi i tregtisë, ekonomisë dhe industrisë në qytet ishin në duart e prefektit të qytetit, funksionet e të cilit ishin të përmbledhura në “Librin e Eparkëve” (shkruar në shekullin e 9-të). Ai kishte për detyrë organizimin dhe kontrollimin e esnafeve ose kolegjeve të zejtarëve dhe shitësve me pakicë, që kishin të drejta ligjore dhe detyrime ndaj shtetit që zbatoheshin rreptësisht. Provincat në Europë dhe Azi administroheshin sipas ndarjes së tyre territoriale në tema, të cilat, në shekullin e 10-të, numëronin më shumë se 30. Temat, ndonëse kishin nënndarje dhe ishin të zvogëluara në madhësi, ruanin karakterin e tyre ushtarak. Guvernatorët e tyre, ose stratēgoi, kombinonin autoritetin civil me atë ushtarak dhe i përgjigjeshin direkt perandorit, i cili i emëronte ata. Ushtria dhe flota rekrutonin, shumicën e kohës, bujq-ushtarë të cilëve u ishin dhënë toka me të drejtë trashëgimi brenda territorit të çdonjërës prej temave. Provincat kufitare mbroheshin nga një kontigjent trupash të frontit, të drejtuar oficerët e tyre. Bëmat dhe aventurat e tyre u romantizuan në epikën popullore të shekullit të 10-të, Digjenis Akrita. Por lufta studiohej dhe perfeksionohej si shkencë dhe ishte subjekt për traktate si “Taktika” e Leonit VI, që e kishte prejardhjen nga “Strategjikoni” i perandorit Mauric.
 
=== Ndryshimet shoqërore dhe ekonomike ===
 
== Referenca ==