Dallime mes rishikimeve të "Ebu Jusufi"

2.189 bytes added ,  9 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
No edit summary
{{për përmirësim}}
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''AbuImam Ebu Jusuf''' (798 M), ekonomistdijetari arabëi hadithit, fekihut , etj nga trojet e [[Kalifati]]t.
 
==Jeta dhe veprimtaria==
 
Ebu Jusufi[1] (emri i tij i plotë është ebu Jakub ibn Ibrahim ibn Habib el-Ensarij) lindi në kohën që karakterizohej me intriga e trazira politike, sektare – politike e sociale. Ishte ky fillimi i shekullit të dytë hixhrij, kur me hilafetin emevit sundonte Hisham ibn Abdulmeliku (105-125 H.).[2] U lind në vitin 113 hixhrij (731 gregorian, në qytetin Kufe të Irakut të sotshëm dhe i takonte shtresës së varfër të popullsisë. Babai i tij, Ibrahimi kishte prejardhje nga fisi arab Bagila, kurse e ëma kishte prejardhje nga Ensarët prej Medines. Këto dy fise atëbotë ishin në aleancë mes veti.
 
Për fëmijërinë e ebu jusufit nuk dihet shumë dhe shumë të dhëna janë të mjegulluara, prandaj edhe ne do t’i cekim të dhënat më të sigurta për të. Biografët shënojnë se ebu jusufi mësimet e para i mori nga fusha e fikhut prej dijetarit të famshëm të asaj kohe Ibn Ebi Lejlasë, me të cilin ishte shoqëruar një kohë të gjatë. Pas kësaj kohe, ai e ndërpreu bashkëpunimin me të dhe kaloi tek imami e dijetari edhe më i njohur ebu Hanifeja, në mënyrë që më vonë të arrijë të bëhet e të konsiderohet nxënësi i tij më i madh dhe mbrojtësi e kultivuesi, e mbi të gjitha, prodhuesi e institucionalizuesi më i madh i shkollës juridike hanefite.[3]
 
Mirëpo, për shkak të gjendjes së rëndë materiale në familje, prindërit nuk kishin mundësi ta shkollojnë djaloshin ebu jusuf. Por, me të mësuar ebu Hanifeja për gjendjen e këtillë materiale dhe për qëllimin e prindërve, shkoi tek prindërit e tij dhe iu lutë atyre që i biri i tyre ebu jusufi t’i vazhdojë mësimet, ngase vetë ebu Hanifeja do të kujdeset meterialisht si për ebu jusufin dhe shkollën e tij ashtu edhe për familjen e nxënësit të tij.[4] Këtë gjest e veprim human ebu Hanife e bëri i frymëzuar nga mësimet islame dhe duke parë se ebu jusufi do të zhvillohet në një dijetar të mirëfilltë që do t’i shpërthejë kufijt hapësinor dhe kohor, duke parë se para ebu jusufit është një perspektivë e ndritshme intelektuale e shkencore. Shpresat e tij edhe u realizuan.
 
 
Abu Jusufi në mënyrë të veçantë shkruan për rregullat ekonomike në librin e tij Al-Kharaxh. Ai shkruan për qeverinë e cila është e obliguar për të përmbushur nevojat publike. Ai nuk pajtohet me taksat agrare për tokën. Ai sugjeronte ndryshimin e pagesës së zekatit duke qenë kjo varur nga të korrurat. Ai poashtu ndanë në pjesë projektin se si të financohet ndërtimi i urave, pandave dhe eksploatimit të ujitjes.<ref>[[Hëna e Re]], janar 2007</ref>
Anonymous user