[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 10:
 
Mirëpo, për shkak të gjendjes së rëndë materiale në familje, prindërit nuk kishin mundësi ta shkollojnë djaloshin ebu jusuf. Por, me të mësuar ebu Hanifeja për gjendjen e këtillë materiale dhe për qëllimin e prindërve, shkoi tek prindërit e tij dhe iu lutë atyre që i biri i tyre ebu jusufi t’i vazhdojë mësimet, ngase vetë ebu Hanifeja do të kujdeset meterialisht si për ebu jusufin dhe shkollën e tij ashtu edhe për familjen e nxënësit të tij.[4] Këtë gjest e veprim human ebu Hanife e bëri i frymëzuar nga mësimet islame dhe duke parë se ebu jusufi do të zhvillohet në një dijetar të mirëfilltë që do t’i shpërthejë kufijt hapësinor dhe kohor, duke parë se para ebu jusufit është një perspektivë e ndritshme intelektuale e shkencore. Shpresat e tij edhe u realizuan.
 
ebu jusufi ka mësuar edhe nga dijetarë të tjerë të kohës së vet. Mësoi thuajse të gjitha dituritë e kohës si tefsirin, hadithin, siren, historinë, gjuhën, letërsinë dhe teologjinë skolastike. Sidomos ka qenë i preokupuar me hadithe që i ka ditur përmendsh.[5]
 
Në rini, ebu jusufi, ka punuar shumë në transmetimin e hadithit, sidomos prej dijetarëve Hisham ibn Urveh, ebu Is’hak esh-Shejbaniut, Ata’ ibn es-Saibit e të tjerëve.
 
Pas vdekjes së ebu Hanifes më 150 H./767 g., dituria dhe autoriteti që e gëzonte në opinion dhe në mesin e nxënësve të shkollës hanefite e promovuan për mësues të shkollës. Me përkushtim e zell të madh iu përmbajt traditës së shkollës dhe 16 vjet, duke mbetur indiferent ndaj pushtetit, duke mos pranuar poste shtetërore e me qëllim të ruajtjes së pavarsisë së shkollës juridike. Gjatë tërë kësaj kohe, ebu jusufi ka vazhduar punën në hulumtimin e çështjeve të ndryshme dhe në shkrimin e librave nga të gjitha fushat e legjislacionit. Këto libra filluan të dëgjohen në opinion, të lexohen e komentohen dhe të mësohet nga ato. Librat e ebu jusufit bënë aq jehonë, sa filluan t’i interesojnë edhe pushtetit abasit të ajaj kohe.[6] Abasitët ishin të interesuar për këto libra, sepse zgjerimi i shpejtë i shtetit islam në të katër anët e botës dhe ballafaqimi me popuj e kultura të ndryshme, e zuri pushtetin të papërgatitur në pikëpamje të ligjeve. Kështu, ato do të plotësonin një vakum të ndieshëm në aspektin juridiko-organizativ. Me këtë ebu jusufi fitoi vëmendjen e pushtetit para se të bëhet i fuqishëm,[7] me meritën e diturisë dhe punës shkencore në fushat e ndryshme juridike.