Ebu Jusufi: Dallime mes rishikimesh

12.339 bytes added ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
No edit summary
Rreshti 98:
 
Mirëpo, veprat e ebu jusufit nuk janë përpunuar e realizuar sa duhet, po ashtu nuk janë analizuar në dritën e aktualitetit. Ato më tepër i hasim në citate e fragmente. Është koha e fundit që ato të përmblidhen në një vend, të përkthehen në gjuhë botërore dhe t’i mundësohen ekspertëve të ndryshëm për vlerësime, hulumtime krahasimtare, ndikimet reciproke etj. Kështu çfarë janë, ato u janë të kapshme vetëm një numri të vogël shkenctarësh e specialistësh.
 
 
 
==Veçoritë shkencore==
 
 
Historiani e mufesiri i madh islam Ibn Xherir et-Taberiu pohon se “Ka qenë ebu jusuf ibn Ibrahimi kadi (gjyqtar), fakih (jurist), mendimtar dhe hafidh (mbamendës)[29] i Kur’anit dhe i Hadithit.
 
 
Kjo premisë imponon që përpjekjet tona në hulumtimin e personalitetit dhe veprës së tij duhet t’i drejtojmë drejt veprës së ebu jusufit. Nëse i bëhet një analizë, aq sa, konstruktive jetës dhe veprës së tij, do të mund t’i veçojmë veçoritë më thelbësore të mësimit të ebu jusufit, raportet e tij me ebu Hanifen dhe përgjithësisht. Normalisht këtë do ta bëjmë duke i pasur parasysh rezultatet e arritura të shkencëtarëve islamë dhe hapësirën tonë në këtë punim. Keto veçori mund t’i redukojmë në:
 
 
1) Mësimi i ebu jusufit në masë të konsiderueshme nënkupton mësimin e ebu Hanifes. Ky konstatim konsiston në metodologjinë e njëjtë juridike të ebu jusufit me atë të ebu Hanifes, të cilin ai e konsideron për mësues të vetin. Disa shkojnë edhe më larg, sa raportet ndërmjet ebu jusufit me të ebu Hanifes i konsiderojnë si ato të Platonit me të Sokratit në antikën e vjetër [30], çka edhe nuk teprohet.
 
 
2) Veçoria tjetër më e dalluar e mësimit të tij juridik është se ebu jusufi më shumë varet nga hadithi (tradita) se sa ebu Hanifeja. Në këtë varshmëri më të theksuar të ebu jusufit mbase kanë ndikuar takimet e tij me Malik ibn Enesin, kur ai ka hequr dorë nga disa pikëpamje të veta të mëhershme,[31] e mbase edhe rezistenca më e theksuar e tradicionalistëve kundrejt rezonimit diç më lirë.[32] Kjo përmbajtje, përkatësisht ky ngurrim nga rezonimi diç më i lirë i ebu jusufit, shpjegohet edhe me rrethanat se në kohën e tij tashmë kemi më tepër burime autoritative, autentike të hadithit. Kjo edhe ka ndikuar që ebu jusufi mjaft shumë të punojë në argumentimin e qëndrimeve të shkollës juridike hanifike me hadith.[33] Kështu kemi rastin kur ebu Hanifeja për shkak të mosnjohjes së hadithit përkitazi me mosshitjen e vakufit që Muhammedi a.s. ia ka dhënë Omerit r.a. që vakufi as nuk mund të “shitet, as të trashëgohet as të dhurohet”, kishte lejuar shitjen e tij, kurse ebu jusufi dhe Muhammed ibn Hasani kanë mendim të kundërt, konformë tekstit të hadithit. ebu jusufi më vonë ka thënë: “Sikur ky hadith të kishte arritur tek ai sigurisht do të kishte pranuar dhe do ta refuzonte shitjen e vakufit” .[34]
 
 
3) Mësimi i ebu jusufit, shpesh, paraqet reaksion në të rezonuarit diç më të lirë të ebu Hanifes,... por mësim më inteligjent dhe më i zhvilluar.[35] Është interesant të theksohet pohimi i ebu jusufit lidhur me divergjencat mes tij dhe mësuesit të tij ebu Hanifes. Ai thotë: “Të gjitha çështjet ku janë ndarë me Imamin nuk rrjedhin vetëm prej meje, por kanë mbështetje në zgjidhjet-fetvatë e mëhershme të Imamit, nga të cilat ai më vonë ka hequr dorë”.[36] Shkencëtari i madh, i ndjeri, A. Zejdani pohon se ebu jusufi është orvatur që kijasin dhe istihsanin sa më tepër t’ia ofrojë jetës, e jo ta përdorë vetëm në prezumimet teorike.[37]
 
 
Se praktika herë herë imponon bishtnime të ligjit, përkatësisht bishtnime shkronjës së ligjit kemi rastin te “fiksionet juridike” (el-hijel esh-sher’ijjeh). Halifi abasit Harunur Rrashidi e thërret një ditë ebu jusufin që t’ia zgjidh rastin vijues. Harunit i ka pëlqyer një robëresh që ishte në pronësi të Isa ibn Xha’ferit. Haruni ka kërkuar që ky t’ia falë apo t’ia shesë. Mirëpo, Isa ibn Xha’feri e refuzon, e Haruni i kërcënohet me vdekje, duke iu betuar në Zotin, për të gjetur shtegdalje, ebu jusufi interesohet te Isa ibn Xha’feri, për arsyen, përse e refuzon shitjen ose faljen e robëreshës dhe me këtë veprim e sjell vetën në pozitë aq të rëndë për jetën. Isai i është përgjigjur ebu jusufit se është betuar se këtë robëreshë as nuk do ta shesë, as nuk do ta dhurojë, sepse në të kundërtën duhet të shkurorëzohet nga gruaja, t’i lirojë robërit dhe tërë pasurinë ta shpërndajë sadakë. Pas një analize, ebu jusufi e ofron këtë mendim: Isa ibn Xha’feri gjysmën e robëreshës t’ia shesë halifit, e gjysmën t’ia falë, kështu që as nuk ia ka shitur të tërën, as nuk ia ka falë të tërën. Ashtu edhe u veprua: gjysma e robëreshës është shitur për njëqind mijë dinarë”.[38]
 
 
4) Medoemos duhet vënë në pah se sa më shumë qe plakej ebu jusufi ndodhnin edhe ndryshime në mësimin e tij për të mirë. Këto ndryshime kanë qenë relativisht të shpeshta, që konsiderohet se janë rezultat i përvojës së tij si kadi suprem, përkatësisht janë ndryshime që i ka imponuar praktika,[39] ku erdhi në shprehje tërë aftësia e tij poliendrike. ebu jusufi i pari nga shkolla e tij erdhi në sprovë që parimet doktrinale juridike hanefite t’i provojë në mënyrë praktike,[40] dhe është mendim i përgjithshëm se këtë veprim e ka kryer me akribie e inteligjencë të madhe. Këtë më së miri e dëshmon historia – se mësimet hanefite që i krijoi dhe artikuloi ai t’u përgjigjen kërkesave të kohës dhe madje edhe për kohën tonë janë fundament dhe mjaft vitale.
 
 
5) Herë-herë, interpretimi i ebu jusufit paraqet ngushtim të mendimit të lirë të ebu Hanifes, që cekëm edhe më parë, dhe tok me ndërrimin diç më të shpeshtë të mendimeve të tij, paraqet gjendjen reale dhe ballafaqim me realitetin, që është rezultat i ushtrimit të funksionit të juristit nga ana e tij, tradicionalizmit diç më të theksuar në krahasim me ebu Hanifen dhe ndryshimin e rrethanave politike, shoqërore e shkencore.[41]
 
 
Emrimi i ebu jusufit në funksionin e gjyqtarit suprem (kadi’l-kuddat) të hilafetit implikon dhe imponon që t’i vemë në pah tri çështje me rëndësi, si për shkollën hanefite, ashtu edhe për të drejtën islame në tërësi. Ato janë:
 
 
a) Studimi teorik i librave, diskutimet, kuvendimet dhe polemikat brenda shkollore nga vetë ata dhe studentët tjerë kaloi në një rrafsh tjetër – në rrafshin praktik, nga obstruksionizmi në realen, në fushë më të gjerë veprimi – kyçja direkte në punët juridike e organizative të imperatorisë më të madhe të botës së atëhershme. Ky ishte rasti që mësimi hanefit shpesh i kritikuar për tepër teorik, të bie në botën reale dhe të ndeshet me të gjitha sfidat e kohës, për t’u bërë sistem praktik ligjor, që i përgjigjet të gjitha nevojave të një shoqërie me konglomerat popujsh, kulturash e gjuhësh.
 
 
b) Emrimi i ebu jusufit në postin e gjyqtarit suprem të hilafetit, bëri që ai më së tepërmi të emrojë gjyqtarë nga shkolla hanefite dhe atë në shumicën e vendeve, dhe, në këtë mënyrë, doktrina hanefite u promovua nga kjo periudhë e më vonë, në ligj të hilafetit islam, në shumë vende e gjatë disa periudhave.
 
 
c) Shteti emevit ishte shndërruar në autokrat, aty dominonte arbitrariteti dhe dora e fortë. nuk kishte ligje unike, por nga rasti në rastë, ad hoc, e kjo gjendje i shkonte për shtati sunduesve emevitë. Mirëpo, ebu jusufi, me ndikimin e forcës së vetë morale e intelektuale, formoi një shtet të fuqishëm të mbështetur në ligje,[42] që i garantonte hilafetit islam një stabilitet politik, ekonomik, social e shkëncor, që edhe ndodhi më vonë.[43]
 
 
Përkitazi me këtë, historiani i madh Ibn Hal-likani, në bazë të autoritetit të Talha ibn Muhammedit shkruan se ebu jusufi ka qenë njeriu i parë që i ka hartuar librat për të gjitha fushat fundamentale të Ligjit, në pajtim me mësimin hanefit, me çka dija e ebu Hanifes u përhapë në botë.
 
 
 
==Përmbyllje==
 
 
ebu jusufi është nxënësi më i madh i ebu Hanifes dhe personaliteti i dytë i shkollës (medhhebit) juridike hanefite dhe padyshim njëri prej dijetarëve më të mëdhenj në të drejtën islame. Kishte zgjuarësi të madhe dhe shpejt u dallua në dituri. Mirëpo, kushtet e vështira materiale e detyruan familjen e tij ta ndalë atë nga shkolla. Mirëpo, ebu Hanifeja, mësuesi i tij, e bindi familjen e tij që ta lejojnë ebu jusufin t’i vazhdojë mësimet, sepse ai do të kujdeset për ta dhe për nxënësin e tij. Pas vdekjes së ebu Hanifes nxënësit e zgjodhën ebu jusufin për mësues të shkollës. Sikur ebu Hanifja edhe ky ishte indiferent ndaj posteve zyrtare, por pas një decenie e gjysmë varfërie, u detyrua ta pranojë postin e gjyqtarit, që më vonë të emrohet gjyqtar suprem i shtetit, këshilltarë i halifit etj. Ndonëde ishte më tradicionalist se ebu Hanifeja, me përkushtim zhvilloi mësimin hanefit. Për këtë qëllim ai shkroi shumë, thuajse nga të gjitha fushat juridike e të tjera. Vepra e tij më kapitale është “Kitab’ul-haraxh”, e shkruar me kërkesë të halifit abasit Harunur Rrashidit. Veprat e ebu jusufit paraqesin fundament për studime të së drejtës islame edhe aktualisht. Mirëpo, opusi i tij ende ka mbetur i panjohur për opinionin e gjerë shkencor të botës, e si pasojë e kësaj edhe ebu jusufi ka mbetur në margjina të shkencës, i eksploatuar vetëm fragmentarisht dhe nga dora e dytë. Është më se e nevojshme që edhe ne në nënqiellin tonë t’i japim kontribut në këtë rrafsh në forma të ndryshme, në mënyrë që ebu jusufi të jetë objekt i studimeve shkencore individuale apo institucionale. Përpjekja jonë edhe e ka për qëllim primar këtë aktualizim.
 
 
 
Line 142 ⟶ 193:
 
[20] Al-Kardari, HIF, op. cit., fq. 104.
 
[21] Se ebu jusufi qysh si nxënës, por edhe më vonë shkroi shumë, dhe se ishte i pasionuar me mësim, tregon edhe rasti që e transmeton Zuferi, nxënës i madh i ebu Hanifes. Ai thotë: E vizitonim ebu Hanifen, e me ne ishte ebu jusufi. Ne shkruanim nga ai (ebu jusufi), e Imami një ditë i tha ebu jusufit: “Vaj për ty o Ja’kub !, mos shëno atë që e dëgjon prej meje, sepse unë sot e kam këtë mëndim, e nesër e lë, nesër një , e pasnesër e lë.” (ebu Zehre, Tarihu-l-medhahib, Kairo, (-), fq. 462.
 
[22] Ibn Nedim, Fihrist, i cituar sipas: ebu Zehre, ebu Hanife, op. cit., fq. 198; Ibrahim Džananović, ebu Hanife i njegov doprinos razvoju šerijatskog prava, në: Zbornik radova islamskog teološkog fakulteta, Sarajevo, v. 3/ 1990, fq. 26. (Më tej: ebu Hanife).
 
[23] Fikret Karçiq, op. cit., fq. 64-65, Ibrahim Džananović, ebu Hanife, op. cit., fq. 26.
 
[24] Ibrahim Džananović, ebu Hanife, op. cit., fq. 26, Henri Laost, Raskoli u islamu - Uvod u proučavanju islamske religije, Zagreb, 1989, fq. 89. (Më tej: Raskoli u islamu) dhe: Fikret Karçiq, op. cit., fq. 64
 
[25] Henri Laost, op. cit., fq. 89
 
[26] Gjerësisht: Al-Mawdudi, Abu Hanife i Abu jusuf, op. cit., fq. 104-109.
 
[27] Fikret Karçiq, op. cit. fq. 64; Henri Laost, op. cit. fq. 89; ebu Zehre, ebu Hanife, op. cit. fq. 188-189; Ahmed Emin, op. cit. fq 201-202.
 
[28] Henri Laost, op cit., fq. 89
 
[29] Shih: Ahmed Emin, op. cit. fq 200; ebu Zehre, ebu Hanife, op. cit. fq. 197.
 
[30] Fikret Karçiq, op. cit. fq. 65.
 
[31] Ahmed Emin, op. cit. fq 200.
 
[32] Shih: Fikret Karçiq, op. cit. fq. 65; Abdulkerim Zejdan, El-Med’halu li diraseti ’sh-sheriati ’l-islamijje, Aleksandri, Egjipt, (-) fq. 159; Krhs.: Joseph Schacht, Islamic Law, sipas: Nerkez Smailagić, Klasična kultura islama, II, Zagreb, 1976, fq. 301 (Më tej: Schacht Islamic Law).
 
[33] El-Kehlani, Subul ’us selam, Kairo, 1960, vëll III, fq 88, sipas: Ibrahim Džananović, Idžtihad u prva četiri stoljeća islama, Sarajevo, 1986, fq.65 (më tej: Idžtihad); Shih: Nerkez Smailagić; Leksikon islama, op. cit. fq. 659-661.
 
[34] Schacht, Islamic Law, op. cit, fq, 301.
 
[35] S. S. Bašić, op. cit. fq. 19
 
[36] Abdulkerim Zejdan, op. cit. fq. 159-160.
 
[37] Xh. Sujuti, Tarihu’l-hulefai, fq. 270-272, cituar sipas: Fikret Karçiq, op. cit. fq. 68.
 
[38] Schacht, Islamic Law, op. cit, fq, 301.
 
[39] Ahmed Emin, op. cit. fq 199.
 
[40] Shih: Fikret Karçiq, op. cit. fq. 65.
 
[41] Al-Mawdudi, Abu Hanife i Abu jusuf, op. cit. fq. 123.
 
[42] Për abasitët, shih: Nerkez Smailagić; Leksikon islama, op. cit. fq. 9-10; Filip Hiti, Istorija arapa, op. cit.
 
[43] Ibn Hal-likan, Wafayat al-ayan, Kairo, 1948, vol X, fq. 423, cituar sipas: Al-Mawdudi, Abu Hanife i Abu jusuf, op. cit. fq. 102.
Anonymous user