Content deleted Content added
Faqe e re: - Imam et-Taberiu - ==Biografia== Autor : Fatih Ibrahimi Muhammed ibn Xherir ibn Jezid ibn Kethir, Ebu Xhafer et-Taberi (vd. 310), një prej imamëve muxhtehid kryesorë dhe formu...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 14 gusht 2013 03:16

- Imam et-Taberiu -

Biografia

Autor : Fatih Ibrahimi


Muhammed ibn Xherir ibn Jezid ibn Kethir, Ebu Xhafer et-Taberi (vd. 310), një prej imamëve muxhtehid kryesorë dhe formues i medh’hebit që qëndroi për 150 vite pas vdekjes së tij, e pastaj u zhduk. Ai është autori i një komentimi (tefsiri) masiv të Kur’anit; një historie të përgjithshme po aq të madhe (sa tefsiri); një histori biografike të titulluar Tarikh er-Rixhal; një enciklopedi të jurisprudencës të titulluar el-Basit dhe një vepër të madhësisë së mesme të titulluar Latif el-Kawl fi Ahkam Shara’i el-Islam, të cilën ai e shkurtoi në një vepër më të vogël; një libër mbi dialektet dhe shkencat e Kur’anit ti titulluar el-Kira’at we et-Tenzil we el-‘Aded; librin e papërfunduar El-Fada’il mbi meritat e shumta të Sahabëve; el-Menasik, mbi ritualet e haxhit; Sherh es-Sunneh (“Shpjegimi i Sunnetit”); El-Musned (“Transmetime me zinxhirë të pashkëputur”); veprën e papërfunduar Tehdhib el-Athar (“Klasifikimi i Ethereve të transmetuara”); Tebsir Uli el-Nahi (“Vërejtje të urtëve”) për njerëzit e Taberistanit; Me’alim el-Huda; Ikhtilaf el-Fukaha’ (“Mospajtimet në mesin e juristëve”); Tertib el-‘Ulema' (“Klasifikimi i ulemave”), etj. Dhehebiu e lavdëron librin e fundit dhe përmend që Et-Taberiu e fillon atë me rregullat e sjelljes për pastrimin e unit dhe thëniet e sufijve.


Në një prej orëve të tij të mësimit, Taberiu pyeti: “Çfarë është statusi i atij që thotë: Ebu Bekri dhe Omeri nuk janë dy imamë të udhëzimit?” Ebn el-A’lam u përgjigj: “Ai është novator.” Et-Taberiu tha: “Novator? Veç novator?! Një njeri i tillë dënohet me vdekje! Kushdo që pretendon se Ebu Bekri dhe Omeri nuk janë dy imam të udhëzimit definitivisht dënohet me vdekje!”[1]


El-Taberiu e limitoi tefsirin e tij të Kur’anit dhe historinë e tij të madhe në tridhjetë vëllime secilën, prej dhembshurisë për studentët e tij, sepse ai fillimisht kishte për qëllim të shkruante nga 300 vëllime për të dy veprat. El-Khatibi dëgjoi linguistin ‘Ali ibn ‘Ubejdullah el-Lughawi të thotë: “Muhammed ibn Xheriri kaloi dyzetë vite duke shkruar [nga] dyzet faqe në ditë.” Fakihu Ebu Hamid el-Isferejini ka thënë: “Nëse një njeri do të udhëtonte deri në Kinë për ta marrë tefsirin e Muhammed ibn Xheririt, nuk do të ishte shumë.” Kjo aludon në hadithit e transmetuar nga Pejgamberi (s.a.v.s.): “Kërkoni dijen qoftë edhe deri në kinë”[2] Husejnek ibn ‘Ali el-Nejseburi thotë që pyetja e parë që Ibni Khuzejme e ka pyetur atë ishte: “A ke shkruar ndonjë gjë nga Muhammed ibn Xheriri?” Husejnek i tha jo. Pse? – iu shtrua pyetja. Husejnek i tha: “Ai nuk e shfaqte vetveten, dhe hanbelijt ia ndaluan njerëzve të shkonin e ta takonin atë.” Ibni Khuzejme i tha: “Ke bërë keq. Të shkruash prej tij vetëm do të kishte qenë më mirë sesa prej të gjithë atyre që ke shkruar.” Vetë Ibni Khuzejme e kishte lexuar Tefsirin e Taberiut për shtatë muaj, pas së cilës kishte thënë: “Nuk di, në fytyrë të tokës, ndonjë më të ditur se Ebu Xhafer [Et-Taberiu], dhe hanbelijt ishin të padrejtë ndaj tij.”[3] Halifi el-Mukftefiu i kërkoi et-Taberiut të shkruante një libër të caktuar për të. Kur e mbaroi, atij iu bë një dhuratë por ai refuzoi ta pranonte atë. Atij iu tha: “Duhet të kërkosh për ndonjë nevojë, çfarëdo qoftë.” Ai u përgjigj: “I kërkoj udhëheqësit të besimtarëve ta ndaloj lypjen në ditën e xhuma.” Kjo u plotësua siç kishte kërkuar ai.[4]


Në Ikhtilaf el-Fukaha’, et-Taberiu përmend dallimet në qëndrime në mes Malikut, el-Ewzaiut, Sufjan eth-Thewriut, esh-Shafi’ut, Ebu Hanifes, Ebu Jusufit, Muhammed ibn el-Hasan (esh-Shejbaniut) dhe Ebu Thewrit. Ai përmend disa prej juristëve nga sahabët, tabi’inët, dhe pasuesit e tyre deri në shekullin e dytë. Kur është pyetur për arsyen pse nuk e ka përmendur Imam Ahmedin në librin e tij, ai u përgjigj që Ahmedi nuk ishte juris (fakih) por ishte dijetar i hadithit (muhaddith). Pasuesit e shkollës hanbelite nuk e pëlqyen këtë gjë dhe thuhet se ngritën njerëzit kundër tij, duke penguar vizitorët dhe studentët ta vizitojnë atë gjatë ditës, dhe ai vdiq dhe u varros në shtëpinë e tij.


Përgjigja e Taberiut nuk është as e re, as unike në llojin e saj. Disa prej atyre që shkruan për dallimet në mes juristëve nuk përmendën Ahmed ibn Hanbelin. Prej tyre: Et-Tahaviu, el-Dabbusi, en-Nesefiu, Alauddin es-Samerkandi, el-Firahi el-Hanefij (një prej dijetarëve të shek. të shtatë) në librin e tij Dha tel-‘Ukdejn, dhe tjerët prej hanefijve që shkruan në këtë fushë, të gjithë e lanë jashtë atë. Ibn el-Fardi thotë në kronikën e tij të dijetarëve të Endelusit, gjatë përmendjes së Ebu Muhammed Abdullah ibn Muhammed el-Asili el-Maliki, që ky i fundit shkroi një libër për dallimet në mes Malikut, Shafiut dhe Ebu Hanifes të quajtur el-Dala’il fi Ummehat el-Mesa’il (“Dëshmitë për çështjet e mëdha”). Ai thotë: “Autori i Keshf el-Zenun thotë që Muhammed ibn ‘Abdurrahman es-Samerkandi es-Sakhawi[5] i cili ndërroi jetë në Mardin në vitin 721, në ‘Umdet et-Talib li Ma’rife el-Medhahib përmend dallimet në mes fukahave dhe thotë në fund: ‘I kam vendosur në librin tim qëndrimet e Nu’manit (Ebu Hanifes), Ja’kubit (Ebu Jusufit), Muhammed (Ibn Hasan esh-Shejbaniut) dhe shoqëruesve të tyre të shkëlqyeshëm, poashtu të Shafiut, Malikut, dhe në të gjitha ato ku ata kanë dalluar me Shi’ijt. Allahu u dhëntë atyre jetë dhe shpërblim.’ Nga kjo [rezulton] që pozita e Ahmedi sipas tij është më pak sesa tre (imamët) tjerë, dhe [ai është] i ngjashëm me Dawud edh-Dhahiriun dhe Shiat.[6].


As Gazaliu, i cili po ashtu ka shkruar rreth ihtilafit, nuk e ka përmendur Ahmedin në Waxhiz; as Ebu el-Berekat en-Nesefiu në veprën e tij el-Wafi. Sa për autorët e librave të historisë dhe gjeografisë, Ibn Kutejbe nuk e përmend Ahmedin në Kitab el-Me’arif; el-Makdisiu e përmend në Ahsan el-Tekasim fi As’hab el-Hadith, por nuk e përfshin atë në mesin e As’habul Fikh, ndërsa Davud edh-Dhahiriun e përmend [në këtë të fundit]. Ibn Abdulberr shkroi el-Intika’ fi Fada’il eth-Thelathe el-Fukaha (Meritat e përzgjedhura të tre Juristëve: Malikut, Shafiut, dhe Ebu Hanifes). Vepra anonime ‘Umde el-‘Arifin nuk përmend si Imamin e katërt Ahmedin, por Sufjan eth-Thewriun. El-Gazaliu thotë: “Ai dhe Ahmedi ishin prej më imamëve më të famshëm për frikën e tyre të fortë për Allahun, dhe për numrin e vogël të pasuesve të tyre. Sa për tani, medh’hebi i Sufjanit është i braktisur, dhe konsensusi i muslimanëve është rreth katër shkollave të njohura.” Hatib el-Bagdadi në biografitë e tij të dijetarëve të Bagdadit, rezervon vendin më të lartë të jurisprudencës për Shafiun, ndërsa Ahmedin e quan “zotëriu (mjeshtri) i dijetarëve të hadithit” (sejjid el-Muhadithin).


A ishte et-Taberiu shafi’ij? Ebu Muhammed el-Farghani - një prej transmetuesve më të rëndësishëm të librave të Taberiut - është transmetuar në librat e historisë të ketë thënë: “Harun ibn Abdulaziz më ka transmetuar: Ebu Xhafer et-Taberi me ka thënë: “Unë kam dhënë vendime sipas fikhut të Shafiut për dhjetë vite në Bagdad, dhe Ibn Beshar el-Ahwal (mësuesi i Ibn Surejxhit) mori (fikhun) nga unë.’ Kur dija e Taberiut u rrit, përpjekja dhe hulumtimi i tij e çuan atë drejt prodhimit të gjithë asaj që ka prodhuar prej degëve të dijeve në librat e tij, dhe nuk la ndonjë gjë e të mos i ketë dhënë muslimanëve këshillë për atë.” Autorët e fjalorëve biografik (et-Tabakat) janë unanim në fakti që ai është muxhtehid mutlak (i aftë për gjykim ligjor të pavarur), por kanë mospajtime nëse ai ishte njëkohësisht pasues i Shafiut si Ebu Thewri, i cili konsiderohet edhe muxhtehid mutlak edhe pasues i Shafiut.[7] El-Esnewi dhe el-Sherkewi nuk e përmendën atë në biografitë e tyre të Shafi’ijve, ndërsa [Ebu Is’hak] el-Shirazi thotë në hyrjen e Tabakatit të tij [të fukahave], që ai konsiderohet jashtë shafi’ijve. Ahmed in Kasim el-‘Abbadi (vd. ~1585) thotë: “ai është prej dijetarëve tanë” në Tabakat esh-Shafi’ijjin. Rafi’iu në el-Muharrer thotë: “për shkak të dallimeve të tij, Ibn Xheriri nuk konsiderohet më prej atyre në medhhebin tonë, ndonëse ai numërohet në mesin e shoqëruesve të esh-Shafiut.” Neveviu përmend këtë në Tehdith el-Esma’ we el-Lughat. Ky dallim i rëndësishëm shpesh neglizhohet nga autorët e tabakateve që janë të interesuar në rritjen e numrit të pasuesve të imamit të tyre dhe përfshirjen e emrave prestigjioz në mesin e tyre, si përfshirja e Ebu ‘Ubejd in Salemit nga Ebu Jala në Tabakatin e Hanbelinjve, dhe përfshirja e Buhariut në Tabakat esh-Shafi’ijjeh nga Ibn es-Subkiu.

Një incident është transmetuar të ketë ndodhur në mes et-Taberiut dhe disa hanbelinjve në Bagdad mbi shpjegimin e ajetit rreth ‘vendit të lavdishëm’ (mekamen mahmudien) [17:79], me ç’rast Taberiu thuhet [gjoja] të ketë recituar: “Subhane men lejse lehu enisun, we ma lehu fi `arshini xhelisu” (Lavdëruar qoftë Ai që s’ka shoq, e as shoqërues që ulet me Të në Fronin e Tij) Me të dëgjuar këtë, vazhdon tregimi, hanbelinjtë e zemëruar sulmuan et-Taberiun me mbajtëset e tyre të bojës së shkrimit dhe ai u streha shtëpinë e tij.[8]


Transmetimi duket i dyshimtë në dritën e mbrojtjes gjatë të et-Taberiu, në Tefsirin e tij, të transmetimit të Muxhahidit për uljen e Pejgamberit (s.a.v.s.) Fron pranë Allahut. Et-Taberiu shkon në detaje për të treguar se transmetimi është autentik nga të dy perspektivat, ajo e transmetimit dhe e arsyes, siç kemi përmendur në pjesën e katërt të këtij libri. Për më tepër, transmetimi i Ibn el-Xhevziut nuk është gjendet diku tjetër. Ajo që është e mirënjohur është se hanbelijtë e persekutuan et-Taberiun për shkak të mos-përmendjes së Imam Ahmedit në librin e tij, siç treguam sipër. Një tjetër arsye që përmend edh-Dhehebiu, ishte antagonizmi ndërmjet et-Taberiut dhe hanbeliut Ebu Bekr ibn Ebi Davud, i cili në mënyrë të gabuar e akuzoi atë se është Rafidi. Allahu i pastë mëshiruar ata. (Sijar A’lam en-Nubela’ (11:291-301 #2696)).