[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 139:
 
=== Dituria e ebu hanifes ===
 
 
Në këtë pjesë do të flitet për:
 
1. Veçoritë dhe karakteristikat natyrore dhe të përfituara logjike.
 
2. Mësuesit e tij te të cilët mësoj dhe influenca e madhe ndaj tyre që ia vizatuan rrugën.
 
3. Metoda e studimit të tij e veçantë dhe përvojat e tij.
 
 
==== Veçoritë e diturisë ====
 
 
 
ebu Hanifja ka qenë kontrollues i vetes, i matur nga emocionet, i qetë, i vendosur, durimtar, tolerant, nuk ka rrëshqit dhe shkreptuar në mendime për shkak të gjendjes së stuhive shpirtërore.
 
Ky ka qenë i pavarur në mendime që nuk u mbështetej në mendimet e të tjerëve, i lirë duke mos iu përulur askujt përveç teksteve të Librit (Kur’anit) ose Sunnetit (Traditës pejgamberike) ose fetvave të sahabiut. Ndërsa për qëndrimet e tabi’nëve (brezit pas sahabeve) ai i shikonte qëndrimet e tyre dhe i vlerësonte se a janë gabim ose të sakta, sepse qëndrimi i tabi’nëve nuk është obligim të imitohet dhe as nuk është nga devotshmëria (takvallëku). Kështu që nga ajo që ky çka kishte mësuar nga Zejd bin Ali, Xha’fer Es-Sadiku, Muhamed El-Bakiri dhe Abdullah bin Hasani kishte mbrojtur mendimin e tij për sahabet e denjë me një anim të madh ndaj familjes së Pejgamberit (Ehli Bejtit) dashurinë për to dhe përballimit të torturave për në rrugën e tyre. Gjithashtu ky ka poseduar mendime të pavarura për të cilat nuk i është përulur popullatës së thjeshtë dhe as nuk është mbështetur për popullatën e veçantë, si dhe te ky nuk ndikonte dashuria dhe urrejtja për të përfaqësuar ndonjë mendim të ndonjërit.
 
Ashtu siç folëm më parë ky ka qenë mendim që është futur thellë në çështje (problematikat).
 
ebu Hanifja ka qenë njeri i cili është përgjigjur aty për momentin dhe për momentin kur kishte nevojë në tru i silleshin kuptime të ndryshme, kështu që nuk mundte të mos e prezantonte mendimin e tij, e as që të mbyllë sytë dhe as që mund të ndalej për të debatuar për derisa ai ishte në të drejtë. Gjithashtu posedonte argumente për të vërtetuar dhe mposht kundërshtarin e tij, gjë e cila ishte lehtë për të. Ndërsa librat e historisë së biografisë së tij janë të stërmbushura lidhje me diskutimet e tij. Transmetohet nga Lejth bin Sead i cili ka thënë: Dëshiroja që të shohë ebu hanifen kështu që një ditë prej ditëve pash disa njerëz se ishin tubuar grumbull pas një dijetari dhe njëri tha: O ebu hanife! dhe e pyeti për një çështje. Betohem në All-llahun nuk më mahniti përgjigja e saktë sa më mahniti shpejtësia e dhënies së përgjigjes.
 
Ka qenë i sinqertë në kërkimin e së vërtetës. Gjithashtu nuk supozonte për qëndrimin e tij se ajo është e vërteta absolute për të cilën nuk ka dyshim, por ai thoshte: Ky është mendimi ynë kjo është më e mira nga ajo çka ke mi arritur të vlerësojmë, por kush vjen me ndonjë më të mirë se mendimi ynë ajo është më e saktë nga e jona.
 
Gjithashtu nga sinqeriteti i tij për kërkimin e të vërtetës ka hequr dorë nga qëndrimi i tij, në qoftë se polemizuesi i ka treguar ndonjë hadith, e ai hadithi në qoftë se më parë te ai ka qenë në mënyrë jo autentik i transmetuar ose ka pasur kundërshtime në lidhje me atë hadith ose edhe për ndonjë fetva të sahabiut kur iu është treguar që nuk i ka arritur ajo fetva, ebu Hanifja nuk ka qenë prej ekstremistëve të rreptë ndaj mendimeve të tyre, por e ka mbrojtur sinqeritetin për të vërtetën që ka poseduar zemër të hapur për qëndrimet e tjerëve ndaj qëndrimit të tij.
 
Imam ebu Hanifja ka poseduar personalitet të fuqishëm, shpirt të fortë dhe ndikim mahnitës te tjetri. Ky ka pasur shumë nxënës të cilëve nuk ua prezantonte mendimin e tij, por ata i mësonte dhe ua tregonte mendimet e dijetarëve të mëdhenjve dhe i shtynte në debat që të debatojnë sipas arsyes e jo moshës së nxënësve dhe në fund ky e përmbyllte çështjen sipas mendimit të tij dhe që të gjithë heshtnin dhe qëndronin qetë, kurse disa prej nxënësve edhe përkundër mësuesit të tyre ata i mbanin qëndrimet e tyre.
 
 
==== Mësuesit ====
 
 
 
ebu Hanifja njohuritë nuk i ka marr vetëm prej një dijetari, por prej tyre ka që mësuar shkencën e hadithit nga dijetarët e saj specialistë, prej tyre që mësojë njohjen e Kur’anit dhe shkencën e saj nga komentatori i Kur’anit Abdullah bin Abbasi, radiall-llahu anhu. Gjithashtu ka mësuar edhe nga disa dijetarë të sektit shia dhe të tjerë. Ndërsa nga ai nuk ndihet se është kundërshtuar me to, përveç se ka ndarë dashurinë ndaj familjes së Pejgambeit (Ehli Bejtit). Po ashtu, prej tyre ka mësuar fetvatë e sahabeve të cilët kanë qenë të njohur për muxhtehid (kompetent për dhënie gjykime), eleganca e dijes dhe logjikës.
 
Në veprën “Tarihu’l-Bagdad” citohet se ebu Hanifja një ditë prej ditëve ka ardhur te ebu Xha’fer El-Mensuri ndërsa tek ai ka qenë Isa bin Musa. ebu Xha’fer El-Mensuri thotë: Ky në këtë kohë është dijetari i botës. Ai pyet ebu hanifen: O Nu’man prej kujt e ke marrë diturinë? ebu Hanifja thotë: Nga nxënësit e Omerit, Aliut dhe Abdullah ibn Mes’udit, radiall-llahu anhum.
 
Nuk ka pasur më të dijshëm gjatë sundimit abasit në fytyrën e tokës më të dijshëm se ky. Isa bin Musa thotë: Vërtetë qenke i mbështetur mirë.
 
Gjithashtu ebu Hanifja ka takuar disa prej sahabeve të cilët kanë jetuar gjatë deri në kohën e tij, por ky nuk ka transmetuar diç prej tyre. Nga ata kanë qenë: Enes bin Maliku (v. 93 h.), Abdullah bin Ebi Eufa (v. 87 h.), Vathile bin El-Eska’ (v. 85 h.) dhe ebu Tufejl Amir bin Vathile (v. 102 h.). A mund të llogarisim ebu hanifen prej tabi’inëve (brezit pas sahabeve)? Në qoftë se do të kthehemi në definicionet ashtu siç thuhet se ai i cili ka takuar sahabet është tabi’in edhe pse nuk ka shoqëruar, por vetëm e ka takuar atëherë mund që të llogarisim prej tabi’inëve. Ndërsa në qoftë se kthehemi definicionit tjetër i cili thotë se patjetër që të ketë shoqëruar dhe takuar atë atëherë nga ky definicion nuk mund të konsiderojmë prej gjeneratës së tabi’inëve.
 
Ndërsa të gjithë janë unanim se ebu Hanifja ka takuar disa prej tabi’inëve dhe nga të cilët ka transmetuar dhe ka mësuar shkencën e fikhut prej tyre. Ata janë: Sha’biu i cili është i njohur në Hadith dhe prej atyre tabi’inëve me të cilët edhe është takuar më shumë që kanë qenë të njohur për racio. Gjithashtu ka mësuar nga Ikreme i cili e ka transmetuar diturinë e Ibn Abbasit, Nafiun i cili e ka transmetuar diturinë e Ibn Umerit, juristin (fakihun) e Mekkes Ata bin Rebbahun (v. 114h.) në kohën kur ka qenë nxënës te Hammad bin Sulejmani.
 
Mësuesi i tij Hammad bin Ebi Sulejman El-Esh’arij i cili ka mësuar fikhun te Ibrahim En-Nehaiu. Hammadi ka qenë njeriu më i dijshëm. ebu Hanifja ka mësuar fikhun e Ibrahim En-Nehaiut nga Hammadi, ndërsa fikhun e Sha’biut nga vetë ai. Kurse En-Nehaiu dhe Sh’abiu kanë mësuar nga Shurejhi, Alkame bin Kajsi dhe Mensur bin El-Exhda’. Ndërsa këto kanë mësuar nga dy sahabi Abdullah bin Mes’udi dhe Ali bin Ebi Talibi. Prandaj, shumica e banorëve të Kufes e kanë trashëguar fikhun e këtyre dy sahabive. Imam Ed-Dehleviu thotë: “Formimin dhe zhvillimin e Fikhut Hanefi e ndihmuan qëndrimet e Ibrahim En-Nehaiut”.
 
Imam ebu Hanifja fikhun e dijetarëve të hadithit e ka mësuar nga Sha’biu, ndërsa fikhun e dijetarëve racionalë nga mësuesi i tij Hammadi, ka mësuar po ashtu fikhun e Zejd bin Ali dhe ka mësuar nga dijetarë të ndryshëm kiraetet (llojet e ndryshme të leximit të Kur’anit), fikhun, akaidin dhe shkencat e Kur’anit.
 
Gjithashtu ai ka mësuar edhe nga Muhamed bin El-Bakir bin Ali, Xha’fer Es-Sadik bin Muhamed El-Bakir, po ashtu edhe nga Muhamed En-Nefsu’z-Zekije Abdullah bin El-Hasen bin El-Hasen, si dhe ka mësuar fikhun nga sekte të mëdha islame të cilat kanë qenë rival të njëra-tjetrës.
 
 
==== Metoda e studimit të tij e veçantë ====
 
 
 
Imam ebu Hanifja shumë shpesh ka udhëtuar në Mekkë (Shtëpinë e All-llahut). Ndërsa të parën herë kur ka shkuar është takuar me ‘Ata bin Ebi Rebah dhe ky e ka pyet prej nga je ti? ebu Hanifja ka thënë: Nga Kufeja. ‘Atau i thotë: Prej banorëve të cilët e ndanë fenë e tyre në grupe? ebu Hanifja thotë: Po. ‘Atau pyet ebu hanifen ti prej cilës grup je? ebu Hanifja thotë: Prej atyre të cilëve nuk i fyejnë selefët (të parët), besojnë në kader (caktimin e All-llahut) dhe nuk i akuzojnë mëkatarët me kufr (pabesim). ‘Atau thotë: Përqendrohu kësaj rruge se ti e njeh të vërtetën.
 
Imam ebu Hanifja shkonte te Maliku për argumente dhe bisedonin me njëri-tjetrin për çështjet e fikhut; gjithashtu takohej edhe me Euzaiun dhe bisedonte me të lidhje me çështjet e fikhut. Udhëtimet e tij kanë qenë udhëtime shkencore në tokat e shpalljes-mesazhit, vendet në të cilat ka jetuar dhe shëtitur i Dërguari i All-llahut për të përmbledhur kuptimin e gjurmëve dhe lajmeve të vërteta dhe precize.
 
Imam ebu Hanifja ka qenë studiues dhe zhytës në polemika dhe debate. Transmetohet se ky ka polemizuar përafërsisht me njëzet e dy sekte për të mbrojtur fenë Islame, nga kjo që dituria iu është forcuar dhe ka filluar të perceptojë akoma më thellë. Imam ebu Hanifja gjithashtu ka zhvilluar debate në çdo vend gjatë udhëtimeve të tij në Mekkë, Medinë dhe në vendet e tjera të Hixhazit.
 
Metoda e ebu hanifes në mësimdhënie nuk ka qenë të shpjeguarit mësim nxënësve të tij, por ka pasur metodë të veçantë për mësimdhënie. Imam ebu Hanifja nxënësve ua plasonte meselen (çështjen juridike), pastaj polemizonte me ata për dispozitën e saj, kështu çdo njëri tregonte mendimin e tij. Nxënësit e tij në analogji e mbështetnin atë, ndërsa në ixhtihad ndonjëherë e kundërshtonin. Ndonjëherë e ngritnin zërin lartë ndaj njëri-tjetrit që u dëgjonte një zhurmë e madhe dhe pasi që çështjen e studionin në të gjitha aspektet ebu Hanifja në fund tregonte qëndrimin e tij dhe e përfundonte këtë studim dhe të gjithë e pranonin dhe pëlqenin atë. Studimi në këtë mënyrë e zhvillon së bashku mësuesin dhe nxënësin.
 
Imam ebu Hanifja nuk i braktiste nxënësit e tij vetëm duke përshkruar, por ai i zhyste në debate. Gjithashtu disave iu ndihmonte me pasuri (ju jepte bursë) si dhe ju ndihmonte brenda kohës për ndonjë vështirësi të paraqitur atyre. ebu Hanifja po ashtu shikonte në sjelljet e nxënësve të tij nga e cila ata i vështronte dhe kujdesej për to, në qoftë se ndonjërin e shihte se nga dituri e ka goditur mendjemadhësia atij ia largonte atë sëmundje me disa prova gjersa të ndjehej se akoma ka nevojë më shumë për vlerësime të njohjes ashtu si me ebu Jusufin lidhje me çështjen e rrobaqepësit. ebu Hanifja gjithashtu i këshillonte ata, e veçanërisht ata të cilët ishin të dalluar te ai, si ebu Jusufin dhe të tjerë që i këshilloi. Po ashtu prej studentëve disa i bëri shok dhe se për ata flijonte shpirtin bile edhe u thoshte atyre: Ju jeni lumturia e zemrës dhe largues të brengave të mia.