[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 259:
Nga kjo kuptohet se burimi i parë është Kur’ani, i dyti Sunneti, i treti ixhmai (konsensusi) i sahabeve dhe mospajtimet e sahabeve në disa çështje nuk i ka braktisur që të merrë mendimet e të tjerëve, por zgjidhte nga qëndrimet e tyre cilën e donte dhe se dëshira e tij ishte e ndërlidhur me atë çka bënte analogji sipas teorisë së tij ose më shumë e përputhur në nxjerrjen e dispozitave nga Kur’ani dhe Sunneti. Burimi i dytë tregon ndjekjen e tij në të (traditën) çka ishin njerëzit e qytetit të tij dhe ata të cilët pasonin në atë çka ishin njerëzit e qytetit të tij dhe se më e mirë është që të pasohet në atë çka janë të gjithë fukahatë (juristët). Burimi i tretë tregon se në qoftë se nuk ekziston tekst në Kur’an dhe Sunnet ose në qëndrimet e sahabeve, atëherë vepron me kijasin (analogjinë) në atë që mund të implikohet, në qoftë se nuk mund të implikohet në atë çka mund të arrihet me kijas, atëherë vepronte me istihsan (preferencë juridike) në atë çështje që mund të veprohej me të, e në qoftë se jo, atëherë vepronte në bazë të urfit (të drejtës së traditës).
 
''''''El-Kitab(Kur’ani)''''''
 
Qëndrimi i ebu hanifes në lidhje me përbërjen e Kur’anit thotë se Kur’an konsiderohet teksti dhe kuptimi së bashku siç është imani (besimi), i cili ka dy shtylla: vërtetimi me zemër dhe deklarimi me gjuhë. Ndërsa ebu Hanifja e ka lejuar për falësin (namazliun) i cili nuk e dinë gjuhën arabe, nuk mund të fletë mirë dhe nuk mund të shqipton fjalët arabe mirë për personin e tillë e ka konsideruar të lejuar që të lexojë sipas kuptimit (përkthimit) të Kur’anit gjersa ta mësojë të lexojë drejtë. ebu Jusufi dhe Muhamedi nuk e pranojnë leximin e Kur’anit përveç se në gjuhën arabe edhe atë përveçse nga pamundësia e leximit në gjuhën arabe. Transmeton Fahru’l-Islam El-Bezdeviu nga Nuh bin Ebi Merjem, e ky nga ebu Hanifja se ebu Hanifja ka heq dorë nga ky qëndrim i tij në qëndrimin sipas shumicës së dijetarëve se nuk lejohet të lexohet me përkthim. Sipas Kadi Imam ebu Zejdit dhe gjithë verifikuesëve të tjerë ky mendim është mendim i përzgjedhur i Imamit. Gjithashtu, edhe fetvaja në medhhebin hanefij është në bazë të këtij mendimi.
Rreshti 268:
 
 
''''''Sunneti (Praktika pejgamberike)''''''
 
 
Një prej burimeve të legjislacionit i cili vjen pas Kur’anit, i cili njihet nga hadithi i Muadhit, kur e pyeti Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? “Me çka do të gjykosh? Muadhi tha: Me Librin e All-llahut, në qoftë se nuk gjej në të, me sunnetin (traditën) e të Dërguarit të All-llahut... Gjithashtu edhe nga letra e Omerit dërguar Shurejhit. Gjithashtu edhe Imam ebu Hanifja u bazua në Sunnet për nxjerrjen e dispozitave nga ajo. Ndërsa ai i cili e shpif atë se i ka dhënë përparësi analogjisë (kijasit) kundrejt teksteve dhe lajmeve, ai gënjen. Ndërsa ky e ka mohuar këtë shpifje që ia kanë bërë duke thënë: “Ka gënjyer pasha All-llahun dhe më ka bërë shpifje mua ai cili thotë se ne e paraprijmë analogjinë kundrejt teksteve dhe se a ka nevojë që të bëhet analogji pas tekstit? Imam ebu Hanifja këtë e ka sqaruar se ai nuk ka bërë analogji përveçse në momente shumë të domosdoshme, siç thoshte: Ne së pari marrim argumentet nga Kur’ani, pastaj nga Sunneti, pastaj nga gjykimet e sahabëve dhe veprojmë me gjykimet e tyre që janë unanim, e në qoftë se ata janë në mospajtim atëherë bëjmë analogji me një dispozitë të cilës dispozitë ia bashkojmë shkakun (motivin) mes dy çështjeve gjersa të sqarohet kuptimi i saj.
Line 294 ⟶ 293:
 
Këto pasqyrime janë të ebu hanifes në lidhje me Sunnetin të cilën e konsideroi shtyllë e fikhut pas Kur’anit, nga e cila drejtohej në qoftë se transmetohej nga transmetues të besueshëm nga të cilët ka qenë i bindur për besueshmërinë e tyre. Ndërsa dhënia përparësi kijasit (analogjisë) është shpifje që i bëhet ebu hanifes. Kurse Hadithet Ahad nuk i ka marrë argument në qoftë se për një çështje ekziston dispozitë e përgjithshme në Kur’an. Gjithashtu në qoftë se kundërshtoheshin transmetimet në ndonjë parim prej parimeve që të gjithë myslimanët ishin unanim për atë çështje. Po ashtu edhe Imam Maliku, jurist i hixhazit, i kundërshton anomalitë ndaj vendimeve në sheriat që është pajtuar me ebu hanifen në këtë. Gjithashtu Imam Maliku e pranonte haber ahad dhe mursel derisa ata nuk bien në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin e favorizuar ose me vendimet e Sheriatit.
 
 
''''''Fetvatë e sahabëve''''''
 
Imam ebu Hanifja i ka pranuar thëniet (fetvatë) e sahabëive dhe se e ka konsideruar vaxhib (obligim) ndjekjen e fetvave të tyre. Në qoftë se sahabet mes tyre kanë pasur qëndrime të ndryshme për një çështje atëherë ka zgjedhë njërin qëndrim prej tyre. ebu Hanifja kur nuk ka pasur qëndrim për ndonjë çështje nga sahabet nuk i ka pranuar qëndrimet dhe nuk i ka ndjekur tabi’inët, por ka bërë ixhtihad, ndërsa sahabiun e ka imituar. Gjithashtu ebu Hanifja e ka lënë qëndrimin e tij me kijas për shkak të fetvasë së Omerit në lidhje me sigurinë e robit. Ndërsa disa jashtë medhhebit të tij thuan se ebu Hanifja e ka përzgjedhur mendimin e tij kundrejt fjalës së sahabiut duke u bazuar në disa çështje dytësore duke vlerësuar se sahabiu nuk është i mbrojtur në qëndrimin e tij dhe mundësia e gabimit në ixhtihadin e tyre është e prerë, por marrja me tekstin e fjalës së ebu hanifes është e domosdoshme. Kurse këtë e sqaruam me fetvanë e Omerit, radiall-llahu anhu.
 
 
''''''Ixhmai (Konsensusi)''''''
 
El-Ixhma’ do të thotë: “Pajtimi i muxhtehidëve (personave kompetentë për nxjerrje të dispozitave nga tekstet) nga ummeti islam në një kohë për dispozitën e një prej çështjeve (të sheriatit).”
 
Fahru’l-Islam El-Pezedeviu thotë: Ixhma’i ndahet në tre kategori:
 
1. Kategoria më e lartë është Ixhmai i Sahabeve dhe se kjo konsiderohet si hadithi mutevatir. Nga kjo që nga këto që sjelljen argumente të prera duhet besuar në mënyrë të prerë, ngase sahabet janë ata të cilët kanë dëshmuar dhe i kanë parë rrethanat gjatë zbritjes së shpalljes.
 
2. Kategoria e dytë është ixhma’i i atyre që vinë pas sahabeve (tabi’inëve) për një çështje që nuk është dhënë gjykim; kjo konsiderohet si hadithi meshhur (i favorizuar).
 
3. Kategoria e tretë është ixhmai i atyre për një çështje të caktuar që kanë dhënë gjykim; kjo kategori konsiderohet si haber ahad e cila konsiderohet jo e prerë dhe në të cilën ekziston dyshim.
 
Por, nga të gjitha këto kategori Ixhmai është i pranuar në qoftë se lajmi përcillet nëpërmjet rrugës mutevatir, ndërsa në qoftë se lajmi i ixhmait përcillet nëpërmjet rrugës ahad, atëherë nuk është obligim që të ketë bindje të prerë rreth këtij ixhmai, bile edhe në qoftë se është Ixhma i Sahabeve.
 
Ixmai e paraprinë kijasin. Kush e mohon Ixhmain del prej feje, sepse të gjitha parimet e bazës së fesë dhe burimet e saja janë të ndërlidhura me Ixhmain e Myslimanëve. Dijetarët të cilët kanë vendosur argumentimin me Ixhma’, gjithashtu kanë vendosur me të që ixhma’i të jetë me sened (i mbështetur) dhe se ky është edhe motivi mbi Ixhmain (hadithin ose kijasin) dhe pas formimit të ixhmait nuk shqyrtohet senedi për senedin e saj, por vetë argumentimi i saj implikon domosdoshmëri. Ndërsa obligueshmëria nuk bëhet me haber ahad ose kijas, por me vetë ixhmain për t’u vërtetuar kuptimi i hadithit: “Nuk bashkohet ummeti im në dalalet.” Kurse me Ixhma nënkuptohet sipas të gjithë dijetarëve Ixhmai i muxhtehidëve, e jo i njerëzve të thjeshë. Ixhmai konsiderohet argument pas Kur’anit dhe Sunnetit të Dërguarit të All-llahut. Gjithashtu ky nuk bie ndesh me Kur’anin dhe sunnetin mutevatir dhe meshhur.
 
Kurse sipas shumicës së dijetarëve Ixhmai konsiderohet argument jo i prerë vetëm në çështjet praktike. Ndërsa sipas Imam Ahmed bin Hanbelit Ixhmai i Sahabeve konsiderohet argument i prerë.