[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 31:
== [[Lufta e Dytë Botërore]] ==
Kthehet në atdhe tetor-dhjetor 1939 krijon me një grup intelektualësh të kohës “Frontin e Rezistencës”, ku [[Mid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Hasan Dosti|Dosti]], [[Kol Tromara|Tromara]] dhe ai vetë krijojnë tezat e programit që titullohen “Nacionalizma shqiptare, [[Balli Kombëtar]]”.
Në janar-shkurt të 1941 pas veprimtarisë së tij dhe kontrollimit që i bëhej korrespondencës së tij, italianët vendojnë të djegin e bastisin pronat e Këlcyrajve. Në shkurt Aliu harton një përkujtesë/promemorie ku kërkon një shtet të pavarur shqiptar. Mëkambësia në fund përcaktoi "pozitën" e A. Këlcyrës pas kësaj promemorieje dhe "e sistemoi në mënyrë të përshtatshme" duke e internuar. I shoqëruar sipas urdhërit të Komandës Eprore të karabinierisë bashkë me familjen, nga një agjent i policisë së sigurimit publik dhe i pajisur me nje "Foglio di via obbligatorio", me 4 prill largohet perseri nga atdheu per ne provincen e Arecos. Kuestori i Foxhias i kumton prefektit të Arecos dhe ky MI [Ministria e Punëve të Brendshme] se Aliu u vendos në kështjellën e komunës së Kortones. Tre muaj pas internimit të tij u lejuan të vendoseshin në Itali edhe familja e tij.
 
[[File:Këlçyra, Frashëri, Orollogaj.jpg|thumb|Ali Këlcyra me [[Mit'hat Frashëri]]n dhe Thoma Orollogaj në [[Berat]], janar 1944]]
 
Në Kortona kuvendon me disa njerëz të parisë së [[Rrethi i Dibrës|Dibrës]], prof. [[Isuf Luzaj]]n i porsa sjellur nga Ventotene. Me kapitullimin e Greqisë faqe pushtimit nazist, 23 prill 1941, u shpall amnisti për të internuarit politikë. Aliu me 22 korrik 1941 lirohet dhe me vaporin e linjës Brindisi-Durrës kthehet sërishmi në atdhe.<ref name="tf">[[Tanush Frashëri|Frashëri T.]], "Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi", Botime "Çabej", 2005.</ref>