Arben Ahmetaj: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Arben Ahmetaj.jpg|parapamje|300px]]
Arben Ahmetaj, i lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969, u zgjodh deputet për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet master në Universitetin e Kentucky, SHBA për Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe doktoraturën në Universitetin e Bukureshtit me temën “Siguri energjitike, Siguri ndërkombëtare.” Ka përfunduar me sukses një fellowship në Universitetin e Georgetown, në Edmund Walsh School of Foreign Service, Uashington, SHBA dhe ka qenë pjesëmarrës i programit Khokalis të Universitetit të Harvardit. Arben Ahmetaj ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës,këshilltar për Çështjet Fiskale pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë, Shef i Kabinetit të Ministrit të Financave, Zëvendës Ministër i Integrimit Europian dhe i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Kryetar i Sekretariatit për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit. Arben Ahmetaj është anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë.
'''Arben Ahmetaj''' është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 u zgjodh deputet ne Qarkun e Gjirokastres, duke e lene kete mandat per te vazhduar me tej si Minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes ne Qeverine "Rama 1".