Hape menynë kryesore

Changes

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Iniesta ka ardhur nga ''"La Masia"'', akademia e [[FC Barcelona|Barcelonës]] - pas migirimit nga vendlindja. Ai bëri debutimin e tij me skuadrë e parë në vitin 2002, në moshën 18 vjeçare. Ai filloi të luante rregullisht me skuadrën e parë në sezonin 2004-05, dhe që nga ai sezon, ai ka luajtur rregullisht çdo sezon. Ai ishte lojtar i rregullt i [[FC Barcelona|Barcelonës]] në sezonin 2008-09, sezon ku [[FC Barcelona|Barcelona]] fitoi gjashtë trofe.
[[Skeda:ConfedCup2013Champions6.jpg|thumb|250px|leftright|Iniesta në Kupën e Konfederatave.]]
 
Iniesta ka luajtur me kombëtaren spanjolle të moshave U16, U19 dhe U21, përpara se të bënte debutimin zyrtarë në vitin 2006 me kombëtaren e parë. Ai u zgjodh për të luajtur me kombëtaren në [[Kampionati Botëror i Futbollit 2006|Botërorin 2006]], ai luajti vetëm 1 ndeshje, [[Kombëtarja spanjolle e futbollit|Spanja]] u eleminua në raundin e dytë. Ai ndihmoi skuadrën që të kualifikoheshe në [[UEFA Euro 2008|Euro 2008]], dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e trofeut, ai u zgjodh në formacionin më të mirë të turnamentit. Iniesta u zgjodh për të luajtur edhe në [[Kampionati Botëror i Futbollit 2010|Botërorin 2010]], ai shënoi Golin e fitores në finalen kundër [[Kombëtarja holandeze e futbollit|Hollandës]], ai gjithashtu shënoi edhe 1 Gol në fazën e grupeve kundër Kilit. Pas finales, ai u zgjodh si lojtari i ndeshjes dhe gjithashtu ishte pjestar i formacionit më të mirë.