[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Profetët në krishtërim: shtimi I materialit rreth profetëve hebraikë dhe sfondi I tyre
Rreshti 5:
== Profetët në hebraizëm == Nuk pershkruhenn si duhet sepse ka nderhyrje nga njerëzit
 
== ProfetëtPROFETËT në krishtërimHEBRAIKË ==
 
Profetët e lashtë të Izraelit ishin jo vetëm zëdhënësit e Zotit, posaçërisht në kohën e krizave fetare ose politike, por edhe ata që vendosën kanonin biblik. Në të vërtetë profetizoj do të thotë në thelb flas ose shkruaj ose vendos kanonin e Shkrimit të shenjtë, nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë. Prophetët më të angazhuar në vendosjen e kanonit ishin Moisiu, Samueli, Isaia, Jeremia, mbreti Hizkija, Danieli dhe Ezra. Ata gjithashtu redaktuan (dhe azhurnuan) kohë më kohë tekstet e shenjta. Pjesën e parë (Tora, Pesëlibrashi, ose Ligji) e redaktoi dhe shkroi Moisiu. Sipas traditës hebraike Librat e Joshuas dhe të Gjyqtarëve i shkruan Samueli, kurse Joshua shkroi për vdekjen e Moisiut në fund të Pesëlibrashit. Librat e Samuelit dhe Librat e mbretërve, që pasonin librin e Joshuas, i shkroi Isaia (shih 2 An 32,32), kurse Jeremia i mbaroi dhe i redaktoi (Baba Bathra 15a). Profetët shkruan librat e vet, pëveçse Librin e Jeremisë shkroi sekretari i tij, Baruhu. Ezra mbaroi kanonin biblik duke shkruar librat e Ezrës, Nehemisë dhe Analët.
 
[[Moisiu]] (hebr. Mosheu) ishte profeti më i madh i Dhiatës së vjetër. Asnjë tjetër, pas tij, nuk ka folur ballë për ballë me Perëndinë. Ai ishte mësuesi i madh i popullit të Perëndisë, autori dhe redaktori i të pesë librave të Biblës (Tora). Ai profetizoi që një ditë Perëndia do të nxirrte nga gjiri i popullit izraelit një profet si ai, dhe fati i përjetshëm i atij populli do të varej nga qëndrimi i tij ndaj këtij profeti. Kjo profeci u plotësua kur erdhi Jezusi, që ishte më i madh se Mosheu; ai i dha popullit ligjin e ri, mësimin e ri nga Perëndia, dhe që plotëson mësimin e Mosheut dhe mbaron zbulimin e Perëndisë.
 
MONARKIA
 
Pas librit të Gjyqtarëve vijnë librat e Samuelit, libri i parë dhe libri i dytë, në të cilët përshkruhet ngritja e monarkisë në Izrael. Libri i Gjyqtarëve ka të bëjë me periudhën midis Pushtimit dhe fillimit të monarkisë në Izrael (d.m.th. 1375-1030). Librat e Samuelit trajtojnë periudhën më të shkurtër prej 1040 deri në 970 kur u themelua monarkia në Izrael. Kryefigura në fund të kësaj periudhe të Gjyqtarëve ishte [[Samueli]] (hebr. Shëmueli). Ai ishte më i madhi nga profetët e mëparshëm që nga koha e Mosheut, por edhe gjyqtari më i madh dhe i fundit. Në këtë kohë populli izraelit përballonte rrëzikun më të madh që nga koha e Joshuas. Me tërheqjen e kontrollit egjiptian nga Palestina, varej se nga cili do të fitonte hegjemoninë politike mbi Tokën e Premtuar; filistinët ose fiset izraelite.
 
Filistinët (os pëlishtasit, të cilët i kishin vënë emrin e tyre tokës së Palestinës) në fillim i takonin qytetërimit grek të centralizuar në Kretë. Kur ky qytetërim u shkatërrua më 1470 nga një përplasje vullkanike shumë e madhe, shumica e banorëve u shpërngul në jug, së pari në Egjipt ku u zmbrapsën, dhe pastaj në bregdetin e Palestinës. Atje u ngulen dhe themeluan një qytetërim që përbëhej nga pesë shtete qytetërore me emrat: Ashdod, Ashkelon, Gaza, Gat dhe Ekron. Shumë kohë më parë filistinët kishin pasur marrëdhënie tregtare me Palestinën gjatë viteve 1900-1700. Për këtë lexojmë në librin e Zanafillës. Por tani ishin në rrezik ta shkatërronin popullin izraelit në luftën e tyre për hegjemoni. Ishte pikërisht rreziku i filistinëve që e shtyri profetin Shëmuel të emërohet udhëheqës, veçanërisht pasi Izraeli kishte humbur fazën e parë të luftës si edhe arkën e besëlidhjes, të cilën e kishin kapur filistinët. Ata tani i pushtonin pjesët e mëdha të territorit izraelit. Atëherë Shëmueli po plakej dhe populli kërkonte një mbret për ta bashkuar dhe për ta udhëhequr në betejë, në këtë ngushticë. Perëndia ishte kundër kësaj dëshire të popullit të kishte një dinasti, ku biri automatikisht do të trashëgonte fronin e të atit: Ai dëshironte që çdo mbret të ishte pasoja e zgjedhjes së vet vetjake. Mjerisht, populli ngulte këmbë të kishte një mbret sipas modelit të kombeve pagane. Njeriun që e zgjodhën quhej Shaul (gr. Saul). Ai kishte dalë si gjeneral i shkëlqyeshëm në një rast të mëparshëm. Sidoqoftë, nën sundimin e Shaulit, profeti Shëmuel mbetej udhëheqës fetar. Mjerisht Shauli nuk kishte sukses, sepse megjithëse ishte gjeneral i mirë, nuk ishte i ndjeshëm ndaj vullnetit të Perëndisë. E siç kemi vërejtur në rastin e Mosheut dhe të Joshuas, ky kualifikim fetar ishte pikërisht i domosdosshëm për sukses në një komb drejtpërdrejt nën sundimin e Perëndisë (ishte shtet teokratik). Pikërisht ky kualifikim i mungonte Shaulit dhe kështu dështoi. Kurrë plotësisht nuk arriti ta përforconte pozitën ose dinastinë e tij. Ishte e qartë para vdekjes së tij, që pasardhësi i tij do të ishte Davidi. Dështimi i Shaulit në sferën shpirtërore nxiti në vete xhelozi të tmerrshme për Davidin. Kundër Davidit Shauli ndërmori një luftë partizane, në të cilën Davidi ishte partizan, gjatë viteve të fundit të mbretërisë së tij. Në fund Shauli ra në një betejë vendimtare kundër filistinëve
 
Shauli është shembull i njeriut, të cilit iu dha një dhunti shpirtërore (atë të mbretit), por tek i cili kurrë nuk u tregua cilësitë e rilindjes. Kurrë nuk e quan "njeri sipas zemrës së Zotit" (d.m.th. njeri i rilindur) siç ishte Davidi. Në DhV elementi karizmatik (d.m.th. me dhunti shpirtërore) nuk përputhej gjithnjë me elementin e rilindur. Zgjedhja hyjnore e Shaulit ishte, siç duket, e motivuar nga dëshira e Zotit të bënte që Izraeli t'i pësonte pasojat e vendimit të tyre mëkatar kundër Tij, por zgjedhja e Tij përfundimtare ishte Davidi, të cilit, ndryshe nga Shauli, Ai i bëri premtimet që nuk mund të anuloheshin.
 
Davidi ishte njeriu që trashëgoi fronin më 1010. Ai mbretëroi deri në vitin 970. Biri i tij, Shlomo (Sholomo) erdhi në fuqi pas tij dhe mbretëroi deri në vitin 931, kur mbretëria e tij u nda në dy pjesë. E gjithë kjo periudhë konsiderohet si koha e praruar e kombit izraelit. Davidi, ndryshe nga Shauli kishte shumë sukses dhe pastaj konsiderohej si mbret ideal. Ai e themeloi dinastinë e tij që zgjati shumë kohë, rreth 400 vjet, deri në rrënimin e mbretërisë së Judës më 587. Siç duket, sigurimi i dinastisë së Davidit bazohej në besëlidhjen që Perëndia e lidhi me të me fjalët që vijojnë: 'Zoti iu betua Davidit që do të mbante këtë fjalë: Unë të premtoj që biri yt do ta trashëgojë fronin. Në qoftë se bijtë e tu i përmbahen besëlidhjes sime së bashku me urdhërimet që ua kam dhënë, atëherë edhe bijtë e tyre do ta trashëgojnë fronin përgjithmonë.' (Psalmi 132,11-12).
Jerusalemi u bë kryeqytet – qyteti që Davidi e kishte zënë nga jëbusasit. Ka shumë të ngjarë që Davidi e adoptoi rolin e kryepriftit sipas zakonit të mbretërve jëbusas (prej të cilëve njëri kishte qenë Melkizedeku), sepse, siç duket, e udhëhiqte popullin në adhurimin e Perëndisë. Sipas besëlidhjes që mbretërit hitas bënin me vasalet e tyre, zoti i jepte vasalit të tij një dinasti të qëndrueshme në qoftë se mbreti vasal ishte një nga fiset e tij prej gjakut. Meqë besëlidhja e Sinait, siç duket, bazohej në të njëjtën formë, kjo ndoshta do të shpjegonte se përse e quanin bir i Perëndisë mbretin izraelit.
Përgjegjësia kryesore e mbretit ishte sigurimi i sundimit të drejtë. Për këtë nuk ishte vetëm gjykatësi i lartë por edhe i detyruar të lexonte ligjin (d.m.th. kodin dhe kushtetutën së bashku) me zë të lartë para popullit çdo vit. Ai vetë ishte nën ligjin e Perëndisë siç ishte edhe populli.
Por shumica e mbretërve që vinin pas Davidit ishin të këqij dhe nxitonin lulëzimin e padrejtësisë dhe të korruptimit, jo vetëm në mbretërinë veriore (që quhej Izrael) por edhe në mbretërinë e jugut (që quhej Juda) – të dy lindën me ndarjen e mbretërisë së Sholomos. Disa nga këta mbretër përpiqeshin ta kthenin popullin në besnikërinë ndaj besëlidhjes së parë (p.sh. mbretërit Hizkija dhe Joshija), por profetët frenonin kokëfortësinë e mbretit.
Dështimi i këtyre mbretërve të jetojnë sipas parimeve të dinastisë së Davidit përforconte pritjen e sundimtarit të drejtë që duhej të vinte, Mesinë (mbretin e shuguruar nga Perëndia). Me rrënimin e mbretërisë së jugut (Judës) më 587 dhe me dështimin e kryetarit davidik, Zërubavelit, që ta përtërinte dinastinë pas mërgimit, shtohej pritja për ardhjen e Mesisë. Mesia jo vetëm se do t'i plotësonte profecitë për vete të shkruara në librin e Zanafillës, por edhe do të ishte plotësimi i përsosur i premtimeve që Perëndia ia kishte dhënë dinastisë së Davidit. Gjatë periudhës 104-37 para erës sonë, disa nga kryepriftërinjtë makabe pranuan titullin e 'mbretit' edhe disa pretendonin që ata vetë ishin plotësimi i shpresës mesianike. Është thelbi i lajmit të DhR se kjo shpresë u plotësua vetëm në Jezusin, Mesinë.
 
 
MBRETËRIA E NDARË
 
Politika shtypëse e Solomonit (hebr. Sholomo) solli si përfundim zemërimin e përhapur ndër shtetasit. Ky zemërim arriti kulmin me vdekjen e mbretit. Trashëgimtari i tij, Rehavami (gr. Rehoboam), u përpoq të zgjidhte problemin duke shtuar edhe më shumë masat shtypëse, të cilat i kishte përdorur Sholomo për të nxjerrë tatim për shpenzime publike si edhe mbretërore. Si pasojë, dhjetë fiset veriore u ndanë dhe themeluan shtetin e tyre të pavarur, të cilin e quajtën Izrael. Kjo lëvizje e pavarësisë ishte zhvilluar nën udhëheqjen e njëfarë agjitatori me emër Jaravam (gr. Jeroboam), të cilin e kishte nxitur Egjipti. Më vonë ky u bë mbreti i parë i shtetit të ri të quajtur Izrael.
 
Kështu u nda mbretëria e mëparshme: në veri ndodhej shteti i ri me emrin Izrael, i cili përfshinte dhjetë fiset izraelite. Në jug e vetmja pjesë e mbretërisë së mëparshme që kishte mbetur ishte Juda vetëm me një fis. Ndarja ndodhi më 931 para erës sonë, por as njëri as tjetri nga shtetet nuk ishin të mbarë. Shteti i ri me emrin Izrael arriti të qëndronte deri në vitin 721, kur asirianët dëbuan popullsinë. Ndërsa shteti me emrin Juda ia arriti të rezistonte deri në vitin 587 para erës sonë kur babilonasit e dëbuan popullsinë dhe e shkatërruan Jerusalemin me gjithë Tempull.
 
Asnjë nga mbretërit e mëtejshëm nuk arriti shtatin e Davidit, me të cilin ata krahasohen në Bibël. Problemi i parë i tyre ishte idhujtaria – shenjë e largimit të tyre nga kushtet e besëlidhjes që Perëndia e kishte lidhur me stërgjyshërit e tyre. Problemi i dytë ishin besëlidhjet me kombet e tjera, të cilat nuk kishin të njëjtin botëkuptim, sepse izraelitët refuzuan të mbeshteten në Perëndinë për zgjidhjen e dilemave politike. Perëndia vazhdimisht i paralajmëronte mbretërit e Izraelit si edhe Judës me anë të përfaqësuesve të tij, se në qoftë se vazhdonin të refuzonin ta dëgjonin dhe t'i besonin, me kohë Ai do të sillte rrënim. Me përjashtime të rralla, mbretërit refuzuan t'i dëgjonin profetët, kështu pra, pasojat për dy shtetet ishin të pashmangshme – shkatërrimi, dëbimi dhe mërgimi.
 
Historia e mbretërisë veriore, Izraelit, mund të ndahet në katër periudha.
 
Periudha e parë (931-880) karakterizohej nga rivaliteti dhe luftërat ndërmjet Izraelit dhe Judës. Jaravami I, mbreti i parë, ngriti një sistem rival të adhurimit në mbretërinë e tij për të penguar pelegrinët që të shkojnë në jug, në Jerusalem. Ky kult rival u degjenerua shpejt në idhujtari. Mbreti i fundit i kësaj periudhe, Omriu, u bë një figurë ndërkombëtare shumë e rëndësishme.
 
Periudha e dytë (880-841) karakterizohej nga ngritja e dinastisë së Omriut dhe nga ndërtimi i kryeqytetit duke përfshirë edhe pallatin e stolisur në Shehem (që e quanin Samari, hebraisht Shomron = zonë kufitare, ose sot Nablus), gërmadhat e të cilit mund të shihen edhe sot. Biri i Omriut, Ahavi, importoi nga Tiri punëtorët dhe aftësitë për të ndërtuar pallatin. Për të përforcuar besëlidhjen me Tirin kundër Sirisë, ai u martua me princeshën e Tirit, Izobalën. Për t'i bërë qejfin gruas së vet, e lejoi t'i importonte 400 profetët e fesë së saj pagane në Izrael. Kjo kishte si përfundim jo vetëm imoralitetin dhe padrejtësinë, por edhe idhujtarinë. Perëndia nxori nga populli njeriun e tij me emrin [[Elija]], për ta përballuar këtë gjendje. Profeti i njoftoi mbretit se Perëndia do të sillte thatësirë për ta dënuar kombin për pabesinë e tij. Thatësira mori fund vetëm pas një prove force ndërmjet Elijës, përfaqësuesit të Perëndisë, dhe profetëve paganë në vargmalin Karmel (afër Haifës së sotme) kur Perëndia, duke dërguar zjarr, tregoi se si Ai ishte Perëndia i vërtetë. Një ngjarje e mëtejshme që kishte të bënte me padrejtësinë sociale të turpshme të mbretit dhe të gruas së tij pagane, kishte si përfundim që Elija profetizoi mbarimin e dinastisë së Omriut. Kjo u plotësua pikërisht kur Jehu udhëhoqi revolucionin që shkaktoi zhdukjen e dinastisë së Omriut. Pjesa e fundit e kësaj periudhe karakterizohej me luftërat kundër Sirisë, në kohën kur vepronte profeti [[Elisej]] (hebr. Elisha), i cili paralajmëronte mbretërit e pabesë.
 
Profeti [[Jona]] na jep një vështrim të rëndësishëm në mendjen e Zotit. Fakti se shumë hollësi historike mungojnë në librin e Jonës, na tregon se autori na jep të kuptojë se Zoti shqetësohet edhe për kombet pagane, pikëpamje që zhvillohet te DhR. Regjistrimet asiriane na tregojnë se pak para vizitës së Jonës, kishte qenë disa epidemi (më 765 dhe 759) si dhe eklipsin e plotë të diellit (më 763), dhe se në kohën e bashkëregjencës së mbretëreshës Semiram dhe Adad-Nirariut, popullsia e Ninaves ishte kthyer në monoteizëm.
 
Periudha e tretë (841-752) ka të bëjë me dinastinë e Jehut, e cila nuk kishte sukses. Me gjithë zilinë e tij për të masakruar dinastinë e Omriut, s'kishte asnjë dëshirë të vërtetë që të nderohet Perëndia. Depërtimet siriane po vazhdonin deri në ngritjen e mbretit të madh të kësaj periudhe, me emrin Jaravam II. Ky arriti lulëzim të madh, por në kurriz të drejtësisë shoqërore. Kjo shkaktoi paditjen e tij edhe nga dy profetët që Perëndia i ngriti, me emrin [[Amos]] dhe [[Hoshea]].
 
Periudha e katërt (752-722) ka të bëjë me 30 vitet e fundit të mbretërisë së Izraelit. Asiria ishte fuqia mbizotëruese në veri që i kërcënonte të gjitha territoret me forca të tmerrshme ushtarake. Edhe Izraeli me radhë u bë shtet vasal i Asirisë, për shkak të një sërë mbretërish të dobët, të cilët erdhën, njëri pas tjetrit, në një kohë të shkurtër, sepse ose u vranë ose u zhdukën me anë të revolucioneve. Më 721 Izraeli mendjeshkurtër ngriti krye kundër Asirisë, zotit të tij feudal, dhe vendi u pushtua, qytetet u shkatërruan dhe popullsia u dëbua. Paralajmërimet dhe profecitë e [[Amosit]] dhe [[Hoshean]] u plotësuan. Fjala e Perëndisë u vërtetua.
 
Juda, mbretëria e jugut, në fillim kishte përparësi në kryeqytetin e themeluar prej kohësh dhe në Tempullin madhështor me kultin e vërtetë, të përkrahur nga një dinasti mbretërish të emëruar nga vetë Perëndia. Në kohën e sundimit të mbretit të parë pas ndarjes, Rëhavamit, thesaret e vendit ua kishin dorëzuar egjiptianëve për ta liruar me shpërblesë. Erdhën edhe andrallat e brendshme, kur mbreti me emrin Jëhoram, biri i Jëhoshafatit, u martua me Atalinë, bijën e Ahavit, mbretit të prishur të Izraelit. Kur vdiq burri i saj, ajo u bë sundimtare dhe futi idhujtari në vend. Ajo u përpoq të masakronte tërë dinastinë e Davidit por dështoi. Anëtari i vetëm i dinastisë që mbeti në fund, si përfundim të një revolucioni që ndodhi në pallat, u shugurua mbret. Ky njeri, Jehoashu, futi një reformë të kufizuar, por kur Asiria kërcënonte ta sulmonte Jerusalemin, thesaret e Tempullit iu dorëzuan mbretit asirian, që të tërhiqet. Gjatë shekullit VIII para erës sonë, mbret i shquar ishte Uzija. Nën sundimin e tij, vendi përjetoi një lulëzim të paparë që nga vdekja e Sholomos. Në vitin e fundit të sundimit të tij, profeti ] [[Jeshaja]] (gr. Isaia) mori thirrjen për t'u bërë profet. Së bashku me një profet tjetër me emrin [[Mihaja]], Jeshaja u bë zëdhënësi i Perëndisë para mbretërve të Judës në kohën e kërcënimit asirian. Kur Izraeli dhe Siria u bashkuan kundër Judës, mbreti i Judës, Ahazi, mendonte të thërriste për ndihmë perandorin asirian. Jeshaja e këshilloi që të mos vepronte ashtu, sepse edhe nënshtrimi miqësor do ta detyronte shtetin e tij të adoptonte kultin e perëndive asiriane dhe kështu të binte në idhujtari. Mjerisht, Ahazi e refuzoi këshillën e profetit Jeshaja dhe kështu, fjalën e Perëndisë. Si pasojë Juda u bë shtet vasal i Asirisë. Në një rast tjetër mbreti Hizkija (gr. Ezekija) mendonte të bashkohej me Egjiptin kundër Asirisë. Mjerisht, edhe kësaj here mbreti e refuzoi shumicën e paralajmërimeve dhe këshillave të Perëndisë që erdhën me anë të këtyre profetëve. Duke menduar se ishte më i urtë se vetë Perëndia, mbreti i Judës u besonte besëlidhjeve të lidhura me Egjiptin për t'i shpëtuar pushtimit. Mirëpo Egjipti kurrë s'ishte mjaft i fortë për ta ndihmuar. Si pasojë erdhi invadimi asirian e me të edhe shkretimi pa mëshirë i vendit jashtë Jerusalemit. Pikërisht në kohë, mbreti Hizkija ndërroi mendje dhe dëgjoi predikimin e profetit [[Jeshaja]] dhe atë të profetit [[Mihaja]], dhe me anë të një mrekullie, Jerusalemi i rrethuar mezi u shpëtua me tërheqjen e papritur të ushtrisë asiriane. Mjerisht, sundimi i keq i mbretit të mëtejshëm, Mënasheut, përmbyti përparimin shpirtëror të paraardhësit e tij, Hizkijës, dhe shteti i Judës u gjet në një kohë të tmerrshme të idhujtarisë kur u vranë shumë njerëz besimtarë. Profetin [[Jeshaja]] e vranë duke e sharruar në një zgavër druri. Pasardhësi i Hizkijës, Joshija, e ktheu politikën e të atit dhe futi një reformë shoqërore dhe fetare (të dyjat shkonin gjithnjë së bashku). Në kohën e sundimit të tij, Perëndia thirri edhe dy profetë si zëdhënës të tij, [[Cefanjën]] (gr. Sofonia) dhe [[Jirmijën]] (gr. Jeremia). Atyre u shtuan edhe [[Nahumi]] dhe [[Havakuku]] (gr. Hababuku). Të gjithë ata profetizonin se si Perëndia do ta përdorte perandorinë babilonase për të dënuar Judën për pabesinë e tij. Më 605 erdhi shpërngulja e parë babilonase kur u dëbua Danieli së bashku me çifutët e tjerë të rëndësishëm. Më 597 pabesia e vasalit, Judës, ndaj perandorit babilonas, Nebukadnecarit, solli si përfundim shpërnguljen e shtetasve më të rëndësishëm, duke përfshirë edhe profetin Jëhezkel. Plaçkitjen e fundit të kryeqytetit e kishin profetizuar edhe profeti [[Jirmija]] në Judë edhe profeti [[Jëhezkel]] (gr. Ezekieli) në mërgim në Babiloni. Siç ka shkruar profeti [[Ovadja]] (gr. Abdia), kulmi i poshtërimit erdhi kur Edomi, shtet i betuar armiqësor, i ndihmoi babilonasit në luftë kundër Judës.
 
MËRGIMI
 
Mbretëria e Sholomos u nda më 931 para erës sonë. Dy mbretëritë, Izraeli në veri dhe Juda në jug, kishin një sërë mbretërish, shumica e të cilëve nuk i dëgjuan profetët që ua dërgoi Perëndia. Pasoja e mosbindjes së vazhdueshme ndaj këtyre paralajmërimeve ishte në fund shkatërrimi i shtetit, dëbimi dhe mërgimi i popullit. Mundësia e këtij dënimi kishte qenë gjithnjë pjesë përbërëse e besëlidhjes ndërmjet Perëndisë dhe kombit.
 
Vendi i parë që e pësoi këtë përfundim ishte mbretëria e veriut, Izraeli. Perëndia i kishte dërguar një sërë profetësh për ta lajmëruar popullin: Elijën, Elishën, Amosin dhe Hoshean]], por në përgjithësi mbretërit nuk i dëgjuan këto lajmërime. Kjo përfundoi me pushtimin e vendit nga Asiria, e cila ishte fuqia më e madhe e asaj kohe. Politika e perandorisë asiriane ishte dëbimi i popujve të shteteve vasale në qoftë se ngrinin krye kundër perandorit. Meqë Izraeli ishte bërë vasal i Asirisë, pikërisht kjo (dëbimi) i ndodhi kombit më 721. Shumë u vranë; kryeqyteti dhe qytete të tjera u shkatërruan dhe popullsia (27.290 gjithsej sipas regjistrimeve të perandorit asirian Sargon) u dëbua në krahina të tjera të perandorisë (Gozan në Mesopotami dhe Media). Si shkëmbim, asirianët sollën një popull tjetër nga ana tjetër e perandorisë dhe e vendosën në ish-tokën e Izraelit. Atje u ndërmartuan me pjesën e izraelitëve të mbetur. Sipas pikëpamjeve të çifutëve në jug, lindi një racë bastarde pjesërisht pagane. I quanin samarianë – popullin, të cilin më vonë do ta hasim në kohën e Dhiatës së Re. Më 332-132 para erës sonë dhe më 136-484 të erës sonë, kishin një tempull në malin Garizim. Kohët e fundit u zbulua gërmadhat e këtij tempulli, dhe kjo është me interes për ne, sepse tempulli ishte ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Sholomos në Jerusalem. Ende gjer më sot atje banon një koloni e vogël, ndoshta e atyre që mbaheshin të pastër, afër qytetit Nablus (Shehemit të dikurshëm) si edhe në Holon (pranë Tel-Avivit). Në 1948 ata ishin vetëm me 150 frymë, kurse sot 550. Ende sot mblidhen për adhurim dhe për të kushtuar flijime. Ata kanë variantin e tyre të Torës me emrin Pesëlibërshi samarian. Ata thanë se janë pasardhësit e fiseve Efraim, Gad dhe Mënashe që i shpëtuan sulmit asirian dhe mbeten besnikë ndaj Perëndisë së Izraelit. Përveç kësaj ka edhe gjurmë të dhjetë fiseve të humbura në Etiopi (Falasha), në Jemen, në Indi (fise Manipur dhe kenanitët), në Kinë (fise Chiangmin dhe Shinlung), në Burmë, dhe në Afganistan (fisi Pashtu nga vijnë talibanët). Dhjetë fiset izraelite, siç duket, nuk u humbën pa lënë gjurmë, si mendojnë disa.
 
Vendi i dytë që pësoi përfundimin e dëbimit dhe të mërgimit ishte mbretëria e jugut, Juda, e kjo ndodhi në tri periudha. Kësaj radhe fjala ishte për perandorinë babilonase. Ngritja e perandorisë së tyre filloi me disfatën e asirianëve më 612. Më 604, tetë vjet më vonë, ndodhi pjesa e parë e dëbimit kur babilonasit shpunë në mërgim profetin Daniel nga Juda së bashku me pjesëtarët e tjerë të elitës çifute. Kjo ndodhi kur çifutët (d.m.th. banorët e Judës) ngritën krye kundër zotërinjve të tyre babilonas. Më 597 Juda ngriti krye edhe një herë dhe kësaj here, babilonasit zaptuan Jerusalemin dhe zunë rob lufte mbretin së bashku me kryetarët e shtetit. Profeti [[Jehezkel]] (gr. Ezekiel) ishte ndër ta dhe ata u dëbuan deri në Babiloni. Kundër këshillës së profetit [[Jirmija]] (gr. Jeremia), Juda ngriti krye përsëri më 587, dhe kësaj here pushtuesit e shkatërruan plotësisht Jerusalemin duke përfshirë edhe Tempullin. Përveç kësaj, plaçkitën krahinat fshatare. Shumicën e popullsisë e dëbuan, vetëm njerëzit e ulët nuk u ndoqën, duke përfshirë profetin Jirmija që pushtuesit e mbanin (me të padrejtë) për kolaboracionist. Jirmija ishte nën mbrojtjen e Perëndisë dhe si plotësim i premtimit të Tij, u shpëtua dhe mund të mbetej në vendin e vet duke pasur lirinë e lëvizjes.
 
Sidoqoftë, e ardhmja e kombit mbeshtetej tek të mërguarit në Babiloni (afërsisht 70.000 frymë gjithsej). Ata ishin ajka e shoqërisë çifute: priftërinjtë (si p. sh. [[Jëhezkeli]]), specialistët, profesorët dhe inteligjenca. Ishin njerëzit e aftë për të menduar për kuptimin e ngjarjeve të kohëve të fundit që u kishin ndodhur: në mërgim kishin mjaft kohë për këtë. A e kishte braktisur Perëndia popullin e vet? Ç'do t'u ndodhë atyre në të ardhmen? Rreziku më i madh ishte asimilimi me kohë i kombit nga populli i vendit, sikurse u ndodhi kombeve të tjera që sot përmenden vetëm në librat e historisë. Por, Perëndia kishte bërë gati zgjidhjen e këtij problemi. Ndër të mërguarit ishte njëfarë profeti me emrin Jëhezkel. Më parë e kishte profetizuar rrënimin e Jerusalemit e tani ua kushtoi vëmendjen të mërguarve. Në një vegim që Perëndia ia dha, pa se si prania e Perëndisë ishte ndër të mërguarit dhe jo më në Jerusalem. Perëndia u premtonte një të ardhme: besëlidhjen e re, ringjalljen kombëtare, Tempullin e ri dhe Jerusalemin e ri. Këto gjëra mezi u plotësuan, pas kthimit të të mërguarve më 539. Realizimi i plotë ende po pret dhe do të ndodhë në kohën e mbretërisë mesianike pas kthimit të Mesisë. Por, çfarë ishin kushtet e të mërguarve gjatë mërgimit? Ku ishin ata? Ç'duhej të bënin dhe çdo të ndalohej? Libri i profetit [[Jëhezkel]] bën pak aluzion për këto. Siç duket, çifutët ishin të vendosur në një krahinë midis Babilonit dhe Urukut, në rrafshinën babilonase, pranë një kanali ujitës të madh me emrin 'lumi Hebar' (pranë Nipurit). Sigurisht fjala nuk ishte për ekzistencën e kampit për robërit e luftës, sepse dëshmia shënon që çifutët e mërguar kishin lirinë e madhe të lëvizjes – p.sh. mund të dërgonin lajmëtarë përsëri në Jerusalem. Dihet, ndër të tjera, se profeti Jirmija bëri letërkëmbim me ta kur ishte ende në Jerusalem, para ikjes së tij për në Egjipt si pasojë e dështimit të rebelimit kundër babilonasve. Natyrisht, kishin disa shtrëngime, por mund të mbanin mënyrën e jetës së vet: bujqësinë, kultin fetar, dhe martesën e vet. Ka të ngjarë të ishin të strehuar në shtëpi prej tullash balte, të ngritura në kodrat e braktisura të qyteteve të mëparshme dhe të lashta që ende sot mbulojnë peizazhin e rrafshinës babilonase. Ka të ngjarë të kishin mundësi t'i vizitonin qytetet e mëdha të vendit, ndër të cilat më i madhi ishte Babiloni (Babeli i lashtë) me kopshtet e varura dhe shumë të njohura, fortifikata shumë të mëdha dhe me Portën madhështore të Ishtarit. Profeti Jëhezkel sigurisht pa ziguratët me shkallaret ose kullat tempuj, të cilat i kujtonin Kullën e Babelit. Ajka e të mërguarve, ndër të cilët ishte Danieli, ishte në oborr.
 
Në librin e [[Danielit]] mësojmë diçka për mënyrën e jetesës së tyre si edhe për rivalitetin e interesave dhe besëve që duhej t'i përballonin çifutët. Edhe nga libri i Danielit mësojmë diçka për të ardhmen e kombit izraelit. Në një sërë vegimesh, Perëndia i dha Danielit hollësitë e sakta për të ardhmen, veçanërisht, përsa i përket themelimit të mbretërisë mesianike. Në profecinë e 70 periudhave prej 7 vjetëve, përcaktohet data e ardhjes së Mesisë që doli si hyrja mesianike e Jezusit në Jerusalem, si edhe kryqëzimin që ndodhi një javë më vonë. Profecia vazhdon me njoftim se pas një kohe, do të themelohet mbretëria mesianike pak pas një kohe të tmerrshme të përndjekjes së popullit të Perëndisë. Ende jetojmë në këtë kohë dhe ende nuk ka ardhur ngushtica e madhe dhe e fundit për Izraelin, por shënjat e kohës tregojnë se këto ngjarje po afrohen.
Mërgimi i çifutëve zgjati nga viti 605 (kur u nisen në mërgim të parët çifutë) gjer pak pas vitit 538 (kur u kthye shumica e të mërguarve), por sipas pikëpamjes biblike (në profecinë e Jirmijës) 70 vjet (nga shkatërrimi i Tempullit më 586 deri në rindërtimin dhe rikushtimin e tij më 516).
 
Gjatë kohës së mërgimit, ndodhën shumë zhvillime përsa i përket fesë së çifutëve. Mjerisht, disa nga këto zhvillime s'ishin aspak pozitive. U veçuan nga ritet e popujve rreth tyre dhe i ndoqën zakonet dhe ritet e tyre të veçanta, duke mbajtur ditën e shtunë dhe ritin e synetit. E mbanin adhurimin e tyre. Meqë s'kishin asnjë tempull, ngritën shtëpi të lutjes (sinagoga) dhe zëvendësonin flijimet me lutje. Ata i studionin me vëmendje librat e Mosheut si edhe veprat e profetëve të mëparshëm (d.m.th. librat e Joshuas, Gjyqtarëve, Shëmuelit dhe të Mbretërve). Ata adoptuan gjuhën aramaike.
 
1) Meqë s'kishin më tempull, filluan të nënvleftësonin rëndësinë e flijimeve që duheshin bërë për ndjesën e mëkateve. Në vend të kësaj, filluan të zhvillonin një sistem shpëtimi me anë të veprave të mira – kryerja e detyrave fetare. Jezusi, kur erdhi, duhej ta korrigjonte këtë prirje, sepse ishte në kundërshtim me shfaqjen e Shkrimit të shenjtë. Njerëzit e kohës së Jezusit u zemëruan për këtë, sepse e kishin zhvilluar sistemin e tyre (në kundërshtim me sistemin e Perëndisë) pa asnjë lidhje me flijimin e Mesisë që duhej të vinte.
 
2) E dyta prirje e keqe që e trashëguan nga koha e mërgimit ishte lakmia për të holla dhe për tregti, e kjo që atëherë i karakterizon çifutët! Sidoqoftë, një aspekt pozitiv i mërgimit ishte zhdukja e idhujtarisë – që atëherë idhujtaria kurrë s'do të dukej në kombin izraelit.
 
Mësimi që mund të nxirret nga mërgimi është si vijon: kur Perëndia i disiplinon fëmijët e tij, e bën për të mirën e tyre, që të rifillojnë një jetë të re. Por, ne duhet ta pranojmë disiplinën e Perëndisë me qëndrim të mirë, pa ankim dhe pa justifikim. Atëherë do të mbledhim të korrat e drejtësisë; do të bëhemi më të pjekur, në përputhje me planin e Perëndisë për ne.
 
KTHIMI NGA MËRGIMI
 
Çifutët u mërguan në Babiloni. Por, Perëndia i kishte thënë profetit [[Jirmija]] (gr. Jeremia) se mërgimi do të zgjaste shumë-shumë 70 vjet. Profeti [[Jeshaja]] (gr. Isaia), gjithashtu, kishte profetizuar rreth 200 vjet më parë se Perëndia do të nxori nga kombet një njeri me emër Kir që do ta përdorte për t'i dhënë fund robërisë së izraelitëve. Dy profetët e kishin parathënë rrënimin e Babilonit. Kishin profetizuar që Babiloni kurrë nuk do të nderohej më si qytet e as që nuk do të banohej më. Kjo profeci u plotësua gjer sot. Kjo së bashku me profecitë e tjera tregojnë se Perëndia është Zoti i historisë, i cili vepron në gjithçka për të mirën e popullit të vet.
 
Kush do të mendonte se perandoria madhështore babilonase do të merrte fund papritur një natë? Pikërisht ashtu ndodhi. Profecia filloi të realizohej në historinë kur Kiri, mbreti i Anshanit, u bë brenda një kohe të shkurtër pushtues i Lindjes së Afërme. Ai pushtoi Babilonin më 539. Në atë kohë Nabonidi (556-539) ishte mbret, por lejonte birin e tij, Baltazarin, të mbretëronte si nënmbret – atë e ngarkoi me drejtimin e mbrojtjes së kryeqytetit. Kur sulmi armiqësor filloi, Baltazari ishte i pranishëm në një gosti (të shfrenuar) për nder të dy perëndive babilonase, Bel-Mardukut dhe Ishtarit. Me dinakëri Kiri vuri pritë në pjesën e lumit Eufrat, të cilën zakonisht e përdornin për hendek mbrojtës para mureve të qytetit. Kiri e depërtoi sistemin e fortifikimeve duke shkuar shtratit të thatë të lumit. Meqë Baltazari ishte i dehur, s'ishte në gjendje ta drejtonte mbrojtjen e qytetit dhe Babiloni u rrëzua. Baltazarin e vranë dhe e dëbuan në mërgim Nabonidin, atin e tij. Pastaj Kiri ngarkoi mbretin vasal me emrin Astiagu me drejtimin e Babilonit dhe i dha titullin 'Dariu' (që do të thotë Pushtues). Një sërë mbretërish të mëtejmë e mbanin këtë titull dinastik. Astiagu kishte qenë më parë mbret i medasve (d.m.th. i Madait), popullit, të cilin Kiri e kishte pushtuar më së pari dhe ia kishte bashkangjitur perandorisë së tij. Për këtë perandorinë e re e quanin medo-persiane.
Kjo na jep një ide për politikën e Kirit, i cili para së gjithash ishte diplomat. Politika e tij ishte kthimi i të mërguarve në vendet e veta dhe nxitja për të rikthyer kultin e tyre. Kështu, më 538 doli urdhërimi i tij e njohur që u dha leje popujve të ndryshëm të ktheheshin në vendet e veta. Atëherë edhe çifutët kishin mundësi të ktheheshin në Jerusalem. Sidoqoftë, të gjithë nuk e shfrytëzuan rastin. Kthimi i lodhshëm, në vendin e tyre, dhe vendosja në kushtet armiqësore kërkonin nga ata një frymë pioniere. Vetëm ata me besim të vërtetë ishin gati për t'u nisur. Kapitujt e parë të librit të Ezrës na tregojnë se si të mërguarit u kthyen dhe se si hodhën pa vonesë themelet e tempullit të ri.
 
Gjatë mërgimit të tyre çifutët e kishin mësuar aramaishten, e cila ishte gjuha amtare e perandorisë dhe kështu mjet komunikimi i përgjithshëm. Kështu, qysh nga kthimi në atdhe, gjuha e çifutëve ishte aramaishtja. Te Nehemja 8,8 na thuhet se ata bënin një përkthim gojor të Ligjit (d.m.th. në aramaisht), sepse pjesa më e madhe e dëgjuesve nuk e kuptonte më hebraishten.
 
Perandori persian emëroi Sheshbacarin, guvernator të Judës, njeriun që i kishte shoqëruar të mërguarit prapa në vendin e tyre. Mjerisht çifutët duhej të përballonin kundërshtimin e madh nga popullsia e vendosur në provincën e Judës, me të cilët refuzuan të bashkëpunonin. Për shkak të këtij kundërshtimi, Tempullin e inauguruan 23 vjet me vonesë, në kohën kur Zerubaveli ishte guvernator kurse Jeshua kryeprift. Profetët [[Hagai]] dhe [[Zëkarja]] e nxitën popullin që ta mbaronin ndërtimin e tempullit. Më 458 (d.m.th. rreth 50 vjet më vonë) erdhi Ezra, specialisti i librave të shenjta. Ishte nisur nga Persia për në Jerusalem për të udhëhequr një mision fetar dhe një reformë të thellë. Ai i kishte marrë leje perandorit persian që ta fuste ligjin e Perëndisë në themel të jetës së përditshme. Prandaj, bëri që të mblidheshin të gjithë çifutët në një ceremoni fetare ku u detyruan t'i përmbaheshin besëlidhjes që Perëndia e kishte lidhur me të parët.
 
Ezra bëri një fushatë kundër martesave të përziera. Martesa të tilla ishin të përhapur ndër kryetarët dhe të pasurit. Ezra ishte ndoshta figura më e rëndësishme në jetën fetare çifute që nga koha e Mosheut. Me anë të tij shteti çifut, Juda, (me emër persian provinca e Jahudit) u bë shtet teokratik. Me anë të tij, gjithashtu, u mblodhën librat e shenjta të çifutëve. Ai shkroi i librat e fundit të kanunit çifut (librat e Ezrës, Nehemjës, dhe Analeve) dhe kështu mbaroi kanunin, d.m.th. numrin e librave kanonike.
 
Vetëm rreth 50.000 çifutë u kthyen në Izrael. Të tjerët mbetën në Babiloni për arsye tregtare. Edhe të tjerët u shpërngulen më tej në lindje deri në Shushan, në Persi. Në librin e Esterës është shkruar ajo që i ndodhi kësaj kolonie çifutësh midis viteve 483 dhe 473 para erës sonë: se si Perëndia i shpëtoi ata nga një intrigë vrasëse. Atë kohë Kserksi I ishte perandori persian. Libri i Esterës fillon me një gosti të madhe të bërë në Shushan. Tani dihet se ky banket ishte i lidhur me përgatitjet për fushatën ushtarake kundër Greqisë. Më 480 flota e tij pësoi një disfatë të rëndë nga ana e grekëve dhe pas pak u mund edhe ushtria e tij. Kserksi u kthye në Persi shumë i trishtuar. Në këtë rast përpiqej të ngushëllohej me kënaqësitë e pallatit dhe kërkoi mbretëreshë ndërmjet vajzave të bukura të perandorisë së tij. Ai zgjodhi Esterën dhe u martua me të. Estera ishte çifute dhe për këtë ishte në gjendje të ndikonte tek i shoqi që ta shpëtonte popullin e saj nga gjenocidi. Në këtë mënyrë Perëndia e ruajti mrekullisht popullin e vet dhe iu kundërpërgjigj sulmit të atyre që u përpoqën ta shfarosnin popullin e vet. Çifutët gjer më sot e kremtojnë këtë çlirim të shquar në festën e Purimit.
Ezra (gr. Esdras) e organizoi ekspeditën e tij për në Jerusalem pikërisht 16 vjet pas kremtimit të parë të festës së Purimit. Disa vjet më vonë Kserksi I vdiq dhe më 465 Artakserksi I Longiman trashëgoi fronin. Më 445 Artakserksi I futi një urdhëresë që autorizoi rindërtimin e mureve të Jerusalemit dhe kështu ringjalljen e Izraelit si njësi politike. Perandori persian e emëroi Nehemjën guvernator të Judës dhe e dërgoi në Jerusalem për të kontrolluar zbatimin e urdhëresës. Kundërshtimi u shtyp dhe pas 52 ditësh mbaroi ndërtimi i mureve. Pas një kohe prej 150 vjetësh kur kishte filluar shkatërrimi i qytetit nga babilonasit, Jerusalemi ishte përsëri qytet i rrethuar dhe i mbrojtur nga muret. Disa vjet më vonë erdhi Nehemja përsëri në një mision për ta ndihmuar Ezrën. U bë legjislacion për vazhdimin e kultit në Tempull, por vetë Ezra theksoi veçanërisht bindjen e rreptë të kodit të Mosheut si detyrë të çdo çifuti. Siç kemi parë, ka shumë të ngjarë që Ezra të jetë autori i librave të fundit të Biblës çifute – d.m.th. të Dhiatës së Vjetër. Në librat e Analeve thekson mësimet shpirtërore që mund të nxirren nga historia e Izraelit.
Së pari, Perëndia sheh gjithçka. Kujdeset për pasqyrimin e karakterit të tij në popullin e tij – e ka shumë për zemër drejtësinë sociale dhe politike. Me fjalë të tjera, Perëndia refuzon gjithçka që ka të bëjë me opiumin e popullit – d.m.th. hipokrizinë fetare. Kërkonte mes popullit të vet gjykata të paanshme, tregti të drejtë në shesh, pagën e drejtë të punës, bujarinë ndaj të varfërve dhe atyre pa mbrojtje, si edhe adhurimin besnik e të sinqert.
 
Mësimi i dytë ishte si vijon: Izraeli s'ishte viktimë e fatit të verbër, por kishte përgjegjësi për katastrofat që ranë mbi të. Perëndia kishte paralajmëruar kombin për alternativat para tij. Perëndia e kishte me gjithë mend atë që tha. Kjo u provua në kohën e mbretit Hizkija, sepse kur dëgjoi dhe u poshtërua për të pranuar këshillën e profetit të Perëndisë, Jerusalemi u shpëtua gjallë.
 
Mësimi i tretë ishte si vijon: përgjegjësia e njeriut s'ishte në kundërshtim me të vërtetën që punët e njerëzve dhe të kombeve të jenë nën kontrollin e fundit të Perëndisë. Ai është Zoti i historisë si edhe Krijuesi i gjithësisë. Ai mund t'i merrte mbretërit e Babilonisë dhe të Persisë dhe t'i përdorte si vegla të panjohura për qëllimet e tij. Kështu, pra, mosbindja e Izraelit nuk mund t'i pengonte qëllimet e fundit të Perëndisë. Meqë mbretërit e Izraelit kishin qenë të pabesë, Perëndia do të nxirrte nga gjiri i popullit një sundimtar sipas dinastisë së Davidit që do të kryente tërë vullnetin e tij. Meqë kushtet e besëlidhjes së mëparshme u shkelën, Zoti do të lidhë një besëlidhje të re me Izraelin, do t'ia falë mëkatet dhe do të bëjë që Izraeli t'u bindet ligjeve të tij.
 
Në fund librat e Analëve u shkruan nga perspektiva ideale. Theksohen vlerat e qëndrueshme të institucioneve të Izraelit, që do të rikthehen me kthimin e Mesisë: tempulli, mbreti hyjnor (Mesia), vendi i ripërtërirë dhe populli i rilindur me Shpirtin e Zotit. Librat e Mbretërve u shkruan (nga Jeshaja) nga një perspektivë tjetër, për të theksuar dështimin e Izraelit, pothuajse si prolog për librin e Jeshajës, që vjen menjëherë pas librave të Mbretërve, sipas renditjes hebraike të Biblës.
Premtimet me pasoja të shumta mbeteshin të paplotësuara kur u ndal profecia: kaluan shekuj, megjithatë ata që qëndronin besnikë në Izrael kurrë nuk humbën bindjen e tyre që, në kohën e duhur, do të ndërhynte Zoti i historisë për të plotësuar gjithçka që u kishte premtuar. Kjo ndodhi me lindjen e Jezusit, Mesisë, kur u vu në lëvizje plani i fundit i Perëndisë.
 
TABELA KRONOLOGJIKE E PERIUDHËS SË DHIATËS SE VJETËR (VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM)
 
Periudha e mbizotërimit egjiptian
 
2091 Mbërritja e Avrahamit në Kënaan. Besëlidhja me Avrahamin
 
1876 Mbërritja e Jaakovit në Egjipt
 
1446 Dalja e Izraelit nga Egjipti. [[Mosheu]] Besëlidhje me Izraelin nëpërmjet Mosheut
 
1406 Pushtimi i tokës së Kënaanit
 
1375-1051 Periudha e sundimit të Gjykatësve në Izrael
 
Pushteti suprem i Izraelit nën mbretërit David dhe Sholomo
 
1010-970 Sundimi i Davidit. Besëlidhja me Davidin.
 
970-931 Sundimi i Sholomos
 
966 Tempulli i parë
 
931 Ndarja ndërmjet mbretërisë veriore (Izraelit) dhe asaj jugore (Judës)
 
850 Shërbimi i profetit [[Joel]] në Judë, kurse shërbimi i profetëve [[Elija]] dhe [[Elisha]] në Izrael.
 
883 Fillimi i ekpansionizmit asirian
 
Periudha e mbizotërimit asiria
 
760 Fillimi i mbizotërimit asirian
 
750-700 Shërbimi i profetëve [[Jeshaja, Mihaja, Jona, Amos dhe Hoshea]]
 
721 Mërgimi i mbretërisë veriore (Izraelit) në Asiri
 
626 Fillimi i dinastisë babilonase
 
 
Periudha e mbizotërimit babilonas
 
640-600 Shërbimi i profetëve [[Jirmija, Cefanja, Havakuk, Nahum dhe Ovadja]]
 
605 Mërgimi i parë babilonas i mbretërisë jugore (Judës). Nisja e [[Danielit]]. 70 vjetët e profecisë së [[Jirmijës]] llogariten qysh nga kjo datë (Jr 25,11).
 
597 Mërgimi i dytë babilonas. Nisja e profetit [[Jehezkel]]
 
587 Mërgimi i tretë babilonas
 
539 Rënia e Babilonisë
 
Periudha e mbizotërimit persian
 
538 Dekreti i perandorit persian Kir (Ezra 1,1-4). Fillimi i kthimit nga mërgimi. Fundi i periudhës së 70 vjetëve të profecisë së [[Jirmijës]].
 
537 Themelimi i Tempullit të Dytë (Mbarimi më 515). Rilindja e shtetit izraelit fetar.
 
520-400 Ndërtimi i Tempullit. Shërbimi i profetëve [[Malahi, Zëkarja dhe Hagai]].
 
458 Vizita e parë e Ezrës në Jerusalem
 
445 Dekreti i perandorit persian Artakserks I: rindërtimi i mureve të Jerusalemit (Neh 2,1-9). Rilindja e shtetit izraelit politik. Fillimi i profecisë së [[Danielit]] për 70 periudhat prej 7 vjetësh. 483-473 Periudha e përmendur në librin e Esterës. Vizita e parë e Nehemjës në Jerusalem
.
438 Vizita e dytë e Ezrës në Jerusalem.
 
433 Vizita e dytë e Nehemjës në Jerusalem.
 
Periudha e mbizotërimit grek
 
331-323 Izraeli në perandorinë greke të Lekës së Madh. Pas vdekjes, perandoria ndahet ndërmjet generalëve të Lekës.
 
323 Izraeli nën mbizotërimin e perandorisë greke në Egjipt (Lagidët)
 
200-142 Izraeli nën mbizotërimin e perandorisë greke në Siri (Seleukidët)
 
166-160 Periudha e çlirimtarëve izraelit Makabe. Lufta çlirimare kundër mbizotërimit të Seleukidëve. 166 Rikush-timi i Tempullit.
 
150-163 Sundimi i pasardhësve të çlirimtarëve Makabe / Johan Hirkanit, mbretëreshës Aleksandra etj.
 
Periudha e mbizotërimit romak
 
68 Fillimi i mbizotërimit romak
 
63 Gjenerali romak Pompe pushton Jerusalemin
 
Ngritja e Antipatit, atit të Herodit
 
37 Romakët emërojnë Herodin e Madh
 
30 Vetëvrasja e Antonit dhe e Kleopatrës, mbretëreshës së Egjiptit
 
20 Fillimi i rindërtimit të Tempullit të Dytë (mbarimi më 64 të erës sonë).
 
7 Regjistrimi në Jude nën Saturnin, legatin e Sirisë (i cili vazhdon regjistrimin e Kuirinit që zgjati nga v. 12 deri në v. 6?)
 
5 Lindja e [[Jezusit]] (aram. Jeshua) Besëlidhja me Kishën.
 
4 Vdekja e Herodit
 
70 Rënimi i Tempullit të dytë
 
???? Ndërtimi i Tempullit të tretë
 
???? Kthimi i Mesisë
 
== Profetët në krishterim ==
Adam
Aaron (Exodus 7:1)