Masonëria dhe Shqiptarët: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
'''Masonëria e Lirë''', e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj. organizata është bërë pjesë e akuzave të shkrimtarëve të ndryshëm se ajo ka si qëllim krijimin e Rendit të Ri Botëror. Për gjatë shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor të sajin, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.
 
== Masonëria në trevat shqiptare rrota kari ==
=== Historia e hershme ===
Fillimet e Masonërisë në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830'. Mendohet gjerësisht se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës. Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjatë viteve 30'. Gjatë periudhës së komunizmit masonët u shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.