[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 279:
1). Profecitë e DhV/BV janë normative dhe nuk mund të modifikohen në DhR/BR. Prandaj lënda eskatologjike e DhR/BR duhet konsideruar në dritën e DhV/BV dhe nuk mund të shpjegohet pas arsye në mënyrë «shpirtërore».
2). Bibla nuk mund të jetë në kundërshtim me vetveten.
 
 
[[ A. Lidhja midis Izraelit dhe Kishës ]]
Line 289 ⟶ 290:
për të shkaktuar kthimin e kombit te Zoti më në fund. Prandaj edhe kisha edhe Izraeli i takohen të njëjtit komuniteti, por gjatë mijëvjeçarit ata do të luajnë role të ndryshme, sepse, duhet të plotësohen
profecitë e DhV/BV rreth Izraelit si komb. Izraeli si komb i rilindur do të bashkëpunojë me kishën për t’ua arritur qëllimeve të Zotit në lidhje me kombet e botës që do të kenë mbijetuar ngjarjet e ngushticës së madhe, në të cilen shumica prej tyre do të vdesë.
 
 
[[B. Profecitë e Dhiatës së Vjetër]]
Line 299 ⟶ 301:
kryetarët e kombeve dhe ushtritë e tyre, e ta themelojë botërisht mbretërinë e tij. Rindërtimi i Tempullit në Jerusalem do të jetë, pra, një shenjë profetike me shumë rëndësi.
Në kohën e mërgimit të izraelitëve në Babiloni, Danieli pyeti Perëndinë për kohën e ardhjes së Mesisë dhe për kohën e fillimit të mbretërisë së tij. Engjëlli (lajmëtari) Gabriel solli përgjigjen nga Perëndia që vijon: Është përcaktuar për kombin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë (Jerusalem) 70 periudha prej 7 vitesh deri në pendimin e kombit; deri në mbarimin e rebelimit; deri në mbarimin e rendit të vjetër dhe deri në fillimin e rendit të ri, dhe deri në pastrimin e Tempullit. Dëgjo dhe kupto, që nga koha kur doli kur dekreti që të rindërtohet Jerusalemi (dekreti i Artakserksit në v. 444 p.e.s.) deri në ardhjen e Mesisë, janë caktuar 7 periudha prej 69 vitesh ( = 476 vjet sipas llogaritjes sonë) dhe në fund të kësaj periudhe…do të zhduket Mesia dhe s’do t’i ketë pasardhës. Pas kësaj, qyteti dhe tempulli do të shkatërrohen prej udhëheqësit (gjeneralit romak me emrin Tit) që do të vijë. E deri në mbarim do të ketë shkatërrim dhe katastrofa. Ai (diktatori evropean) do ta lidhë besëlidhjen me shumicën (me renegatët izraelitë nën udhëheqjen e mesisë së rremë) për 7 vjet. E pas kalimit të gjysmës së kësaj periudhe, ai do të ndalojë vazhdimin e flijimeve (në Tempull). Në majin e Tempullit do të paraqitet shtatorja e atij që shkakton shkretim. (Daniel 9,24-26).
 
 
[[C. Rëmbimi i Kishës]]
Line 382 ⟶ 385:
janë dakord se ringjallja do të ndodhë njëkohësisht me rrëmbimin e kishës. Por Jezusi thotë shumë qartë se ringjallja e besimtarëve do të ndodhë «ditën e fundit», d.m.th. në ditën e fundit të kësaj epoke, et jo 7 vjet më parë ose 3,5 vjet më parë (Gjn 6,39-40). Përveç kësaj, apostulli Pal mëson se ringjallja dhe rrëmbimi i kishës do të ndodhë me rastin e trumbetës së fundit (1 Sel 4,16 dhe 1 Kor 15,51-52). Trumbeta përmendet te Mt 24,31 në lidhje me thirrjen e Izraelit në gjyq. Në fakt trumbeta lidhet
me ringjalljen dhe ringjallja lidhet me gjyqin e fundit. Kështu, siç duhet, ringjallja e kishës do të ndodhë njëkohësisht me thirrjen e Izraelit për gjyqin. Kjo do të thotë se kisha do të ketë kaluar nëpër Ngushticën e madhe. Kjo vërtetohet te Zb 7,9+14 ku thuhet se «shumica e madhe që askush s’mund ta numëronte…janë ata që erdhën nga prova (ose ngushtica) e rëndë», me fjalë të tjera, ata janë brezi i fundit i kishës. Kështu, kur të kthehet Mesia, kisha e ringjallur do t’i dalë përpara në ajër për ta përshendetur. E premtimet drejtuar besimtarëve rreth shpëtimit nga ngushtica e madhe? Ato mund të përkthehen në dy mënyra të mundshme. Meqë e zbatove urdhrin tim për të qëndruar besnik, edhe unë do të të ruaj në kohën e provës së rëndë, e cila do të lëshohet së shpejti mbi mbarë botën për t’i vënë në provë të gjithë njerëzit (Zb 3,10). Mund të përkthehet ose «në kohën e provës» (d.m. th. që të mos dalësh i pabesë) ose «nga koha e provës» (që t’i shpëtohesh provës). Në një rresht tjetër thuhet: Rrini zgjuar, pra, dhe mos pushoni së luturi, që të kaloni me sukses nëpër të gjitha këto që do të ndodhin, dhe të paraqiteni plot besim para Birit të njeriut.(Lk 21,36). Mund të përkthehet edhe: «që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre.» As rreshti i parë (Zb 3,10) e as rreshti i dytë (Lk 21,36) nuk është vendimtar në këtë çështje. Mënyra në të cilën i kuptojmë këto rreshta duhet themeluar në rreshta të tjera.
 
 
[[DH. Ringjallja dhe Gjyqi]]
Line 410 ⟶ 414:
 
Atëherë, siç duket, çifutët prej të gjitha kohëve do të ringjallin dhe do të dalin në gjyq. Të drejtët (d.m.th. ata që besuan në Mesinë) do të bëhen qytetarët e Jerusalemit të ri, kurse të padrejtët do të hidhen në ferr.
 
 
[[E. Mbretëria Mesianike Mijëvjeçare]]
Line 420 ⟶ 425:
Në kohën e sundimit mesianik do të ngrihet një Tempull në mes të Izraelit (Ezek 37,26-28, Is 2,2) jashtë Jerusalemit të ri. Në këtë tempull do të ketë meshtari izraelite dhe atje do të gjendet vendtakimi ndërmjet Perëndisë së shenjtë dhe botës së parilindur nëpërmjet Shpirtit të shenjtë. Sikurse në kohën e Dh.V, kur Perëndia e lidhi besëlidhjen e tij me Izraelin, shumica e popullit s’ishte e rilindur, prandaj kishte nevojë për tempullin, ashtu në kohën e sundimit mesianik, Perëndia do të ketë një marrëdhënie
të ngjashme me mbarë botën (Is 60,65,18-26, Ezek kap. 4048, Zak 14, Vap 3,21, Ap/Zb 21,9. 22,5).
 
 
[[Ë. Kryengritja e fundit dhe gjyqi i fundit]]