[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 75:
[[A. Gjyqi]]
 
1. PARIMET E PËRGJITHSHME
 
Si shumë fjalë të tjera hebrenje në Bibël, edhe fjala, të cilën e përkthejmë me «gjyq» (heb. shafat) mund të shpreh një sërë kuptimesh të ngjashme, varësisht nga kërkesat e kontekstit. Kjo fjalë mund të ketë domethënien «vlerësoj», «shpall dikënd fajtor
(dënoj)», ose «ekzekuton dënimin (ndëshkoj)». Përkthimet e vjetra janë ngapak të ashpra dhe nuk pasqyrojnë plotësisht mendimin. Në periudhën e DhV/BV, gjykimet e Perëndisë vinin kryesisht drejtpërdrejt dhe në formë fizike. Kështu, Davidi i është lutur Perëndisë që t’i dënojë armiqtë e tij, duke menduar që Perëndia duhej t’i likuidonte ose të lë- shonte mbi ta ndonjë fatkeqësi tjetër. Por nuk ka menduar në Gjyqin e fundit. Në të vërtetë, Gjyqi i fundit ose dënimi i përjetshëm përmenden
Rreshti 87:
c. Biri i Perëndisë do të gjykojë. Perëndia i ka dorëzuar gjyqin Birit të vet. Krishti vërtet ka të drejtë të gjykojë, sepse ai është edhe Biri i Perëndisë edhe Biri i Njeriut. Së pari, ai është Zot i gjithçkaje – Ligjdhënës i cili i di të gjitha. Së dyti, e di drejtpërdrejt dhe saktësisht se çdo të thotë të jesh njeri. Mandej, ai ka vuajtur (d.m.th. sa i përket intenzitetit) më tepër se çdokush tjetër. Askush nuk do të thotë se Perëndia nuk ka të drejtë të gjykojë për shkak se ai nuk ka vuajtur aq shumë. Krishti përfaqëson Ligjin, Shtetin, por edhe popullin.
 
 
2. GJYKIMI I JOBESIMTARËVE
 
a). Ky gjykim nuk do të jetë vetëm një proces i veçantë: do të jetë edhe ngjarje. Në disa fragmente në Bibël (sh. psh. Rom 1,18), gjyqi përshkruhet si proces i cili tashmë po zhvillohet në botë. Njeriu korr atë që ka mbjellur, edhe atë – në këtë botë. Në disa fragmente të tjera lexojmë se si Perëndia
Line 135 ⟶ 136:
Gjendja e ndërmjetme, në të cilën njeriu gjendet ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes. Gjendja përfundimtare është ajo, të cilën njeriu e merr pas ringjalljes dhe gjykimit. E para është pa trup dhe jo e plotë, ndërsa e dytë është me trup.
 
 
1. LLOJET DHE NATYRA E VDEKJES.
Në Shkrimin e shenjtë vdekja përmendet në tri kuptime. Ekziston vdekja fizike, shpirtërore dhe ajo e përjetshme. Të tri kuptimet shënojnë ndarje të përhershme. Vdekja fizike është pasojë e mëkatit. Ajo është pjesë e dënimit që Perëndia i jep mëkatit.
Përfundon me ndarjen e përkohshme të trupit dhe shpirtit (Koh 12,7; Fil 1,23. 24; Jak 2,26). Të gjithë i jemi të nënshtruar vdekjes fizike, e kjo dëshmon se të gjithë jemi mëkatarë. Kurse përsa i përket besimtarit, u shndërrua karakteri i vdekjes fizike; ajo e ka humbur «thimthin» e saj, d.m.th. karakterin e saj ndëshkimor. Vdekja shpirtërore shënon ndarjen nga Perëndia. Vdekja e përjetshme shënon ndarjen e përjetshme nga Perëndia.
 
 
2. DOKTRINA E DHV/BV PËR SHËOLIN.
Kjo fjalë hebre është përkthyer me shprehjet «gropë» ose «varr». Kuptimi i saj është i njëjtë me fjalën greke të Dhiatës së re haidos, e cila shpeshherë përkthehet gabimisht si «ferr». Kuptimi i saj i vërtetë është «bota e të vdekurve» ose «vendbanimi
Line 157 ⟶ 160:
 
Ata që vdiqën nga populli ynë, do të jetojnë përsëri. Trupat e tyre do të kthehen në jetë. Të gjithë ata që flenë në varret e tyre do të zgjohen dhe do të këndojnë nga gëzimi. Sikurse vesa e freskon tokën, ashtu Zoti do t’i ringjallë ata që vdiqën prej kohësh. (Is 26,19).
 
 
3. DISKUTIMET PËR GJENDJEN E TË VDEKURVE.
Line 167 ⟶ 171:
si gjithë njerëzit e tjerë. Ata pyesnin se çfarë dobie kanë atëherë të besojnë.
 
 
4. GJENDJA PËRFUNDIMTARE E TË SHPËTUARVE
Bibla flet për qiellin si për Zotin që banon ndër popullin e tij në një botë krejtësisht të re.
Line 188 ⟶ 193:
 
Perëndia lejon që të vuani tani për një kohë të shkurtër; por ju ka thirrur me anë të Jezusit, Mesisë, të jetoni përgjithmonë në praninë madhështore të tij. Me mirësinë e madhe të tij ai do t’ju japë fuqi, që besimi juaj të qëndrojë i fortë dhe i palëkundur, që të mos rrëzoheni. (1 Pjt 5,10).
 
 
5. GJENDJA PËRFUNDIMTARE E TË PASHPËTUARVE
Line 204 ⟶ 210:
 
Kush nuk beson në Birin, nuk do ta shohë kurrë jetën e përjetshme, por do të mbetet gjithmonë nën hidhërimin e Perëndisë. (Gjn 3,36).
 
 
6. MËSIMI PËR PURGATORIN
Line 226 ⟶ 233:
gnostikët, sepse ata tashmë e kanë refuzuar mëshirën e Perëndisë dhe ndoqën rrugën e tyre të shthurur. Por, vazhdon ai, lutu lirisht për vëllanë i cili ka «rënë në mëkat» që të vijë në vete, të pendohet dhe të ripërtërijë bashkësinë me të tjerët.
 
Edhe një tekst tjetër me rëndësi ndodhet në Rom 8,1: Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi (me burg) për të pësuar (nën robërinë e mëkatit), sepse jemi të lidhur me Jezusin, Mesinë. Fjala «dënim» (gr. katakrima) është shprehje e drejtësisë nëpërmjet të cilit i akuzuari dënohet dhe merr dënimin (burg dhe robëri). Pali sigurisht mendon për këtë të dytën, sepse qysh më herët sqaron çështjen e dënimit ligjor (Rom 5). Në Rom 8 flet për fuqinë e Shpirtit të shenjtë nëpërmjet së cilës mund të bëhet një jetë e përkushtueshme. Pra, Pali pohon se është besimtar i liruar nga fuqia e Ligjit por edhe nga çdo dënim që i takon si shkelës të dëshmuar të Ligjit. Pendesa dhe purgatori klasifikohen si «ndëshkim për mëkat». Mirëpo, ky tekst bën të ditur se besimtari është i lirë prej të gjitha këtyre dhe kështu, mund të vazhdojë të jetojë dhe punojë me fuqinë e Shpirtit të shenjtë. Ilaçi i vetëm për mëkat është kryqi, e jo zjarri i purgatorit. Dokrina për purgatorin rrjedh nga paganizmi (sidomos nga platonizmi) e ndoshta edhe nga judaizmi apostat, të cilët nuk donin t’ia dinin për veprën e kryer të Krishtit dhe as për faljen e plotë dhe shpëtimin e përjetshëm.
 
të vazhdojë të jetojë dhe punojë me fuqinë e Shpirtit të shenjtë. Ilaçi i vetëm për mëkat është kryqi, e jo zjarri i purgatorit. Dokrina për purgatorin rrjedh nga paganizmi (sidomos nga platonizmi) e ndoshta
edhe nga judaizmi apostat, të cilët nuk donin t’ia dinin për veprën e kryer të Krishtit dhe as për faljen e plotë dhe shpëtimin e përjetshëm.
 
7. MËSIMI PËR UNIVERZALIZMIN
Line 253 ⟶ 259:
iii) Interpretimi engjëllor. Sipas asaj pikëpamje, shpirtrat e përmendur në ata rreshta nuk janë njerëzorë, por shpirtra të engjëjve të rënë që përmenden në Zanafilla 6 dhe në Letrën e Judës. Në këtë rast Jezusi i njofton se Djalli – udhëheqësi i tyre – është mposhtur dhe mundur. Pavarësisht se cilin interpretim të fragmentit e marrim si të pranueshëm, më së paku ka të ngjarë të jetë ai për rastin e dytë për shpëtim,
sepse u kundërvihet pjesëve të tjera të Biblës.
 
 
8. MËSIMI PËR ASGJËSIMIN
Line 328 ⟶ 335:
shpëtohet sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: ‘Nga Sioni do të vijë Çliruesi; ai do ta largojë pabesimin prej Jakob/Izraelit. Dhe kjo do të jetë Besëlidhja ime me ta kur unë të zhduk fajet e tyre. (Rom 11,25-
27).
 
 
[[Ç. Shtate vjetët e fundit dhe ngushtica e madhe]]