[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Niko Peleshi.jpg|thumb|200px]]
'''Niko Peleshi''' Kryetarka ilindur Bashkisë Korçë, Korçësmë 11 Nëntor 1970.
 
Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.
 
Z. Peleshi ka patur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.
 
Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të Shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t'u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
 
Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.