[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: ==Libri i Psalmeve== Psalmet ishin këngët fetare të Izraelit të lashtë dhe kështu liturgjia, shpeshherë në formë lutjesh, e caktuar për kultin e Tempullit. Kjo shpjegon udhë...
 
No edit summary
Rreshti 1:
==Libri i Psalmeve==
Psalmet gjenden në ndarjen e tretë të DhV/BV që quhet Shkrimet e (tjera), hebr. këtuvim). Thuhet se Perëndia flas me njeriun në ndarjet e parë (Tora) dhe në ndarjen e dytë (Profetët. hebr. nëviim), kurse në ndarjen e tretë njeriu i përgjigjet Perëndisë, kuptohet nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë. Për Davidin, autorin e shumicës së psalmeve, thuhet: Këtu vijon kënga e fundit që hartoi Davidi: Pa dëgjoni, sepse Davidi, biri i Jishait, tani flet! Perëndia më ngriti në nder më të lartë, Perëndia i Jaakovit më shuguroi mbret dhe më bëri hartues të këngëve të Izraelit. 2Nëpërmjet meje flet Shpirti i Zotit; Ai e ka vënë fjalën e tij në gojën time. 3Perëndia i Izraelit, shkëmbi i fortë, tek i cili mbështetet populli i tij, ai më ka thënë: «Mbreti që e sundon popullin e tij me drejtësi dhe zbaton me qejf udhëzimet e Perëndisë, 4është si dielli i ndritur i mëngjesit kur shkëlqen nga qielli pa re dhe bën që të mbijë gjelbërim i freskët pas shiut.» (2 Sam 23,1-4).
 
Psalmet ishin këngët fetare të Izraelit të lashtë dhe kështu liturgjia, shpeshherë në formë lutjesh, e caktuar për kultin e Tempullit. Kjo shpjegon udhëzimet e ndërlikuara për ekzekutimin e disave prej tyre nga koret e ndryshme. Përdorimi i tyre i përgjigjet: a) ceremonialit të shtetit, b) festave popullore, c) devocionit të individit (p. sh. në rastin e flijimeve të mirënjohjes, betimit, lutjes, ndërmjetësimit e të tjera). Si këngët fetare e Izraelit, ato na paraqitin një mikrobotë të preokupimeve fetare të Izraelit të lashtë. Kështu ato shërbejnë si hyrje në botën e Dhiatës së Vjetër.