Mirela Kumbaro: Dallime mes rishikimesh

politikane shqiptare
Content deleted Content added
Faqe e re: Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësi...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 18 shtator 2013 14:38

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sor­bonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.

Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Or­ganizata Ndërkombtare e Frankofonisë.

Mirela Kumbaro ne vitin 2013 zgjidhet Ministëre e Kulturës e Shqipërisë.