Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
No edit summary
Rreshti 60:
 
Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare në fillim të shek. XV, osmanët vendosën edhe në këtë rajon të Shqipërisë administratën e tyre pushtuese. Nëpërmjet regjistrimeve të herëpashershme të banorëve e të tokës dhe të ndarjes së saj në prona të vogla feudale (timare), pushtuesit vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve, që ishte i ngjashëm me sistemin e pronies bizantine. Kjo lloj prone ishte në shpërbërje të plotë në prag të pushtimit osman dhe shoqëria shqiptare ndodhej në fazën e zhvilluar të feudalizmit, ku prona tokësore shitej e blihej lirisht. Nëpërmjet këtyre regjistrimeve osmanët i zhveshën fisnikët shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga pozitat e tyre drejtuese. Përveç kësaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, të shoqëruara me dhunë të egër e me shkatërrime masive, me rrëmbim të fëmijëve për të mbushur repartet e jeniçerëve si dhe me rrëmbimin e të rriturve për t`i shitur si skllevër, e dëmtuan rëndë jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë në të gjitha shtresat shoqërore, duke i bashkuar e duke i ngritur këta në luftë kundër armikut të përbashkët, pushtuesit të huaj osman. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të fuqishme.
 
 
 
== Ndarja administrative (shek. XVI-XVII) ==
Line 108 ⟶ 110:
 
Zotërimi i tokës, që kishte për veçori shërbimin e detyrueshëm në ushtri ose në administratë, ishte baza e gjithë sistemit të timareve. Ky sistem pronësie me kusht i siguronte pushtetit qendror një ushtri të madhe e të interesuar për luftëra pushtuese, si dhe një aparat administrativ të përshtatur me nevojat e sundimit.
 
Në prag të pushtimit osman,populli shqiptar kishte arritur të dilte si një etni dhe kombësi e dalluar,me kulturën e tij të veqantë,të shprehur në mënyrën e jetesës,në arkitekturën dhe në veprat e artit,në ruajtjen e gjuhës dhe në krijimtarinë popullore.Me zhvillimet ekonomiko-shoqërore dhe kulturore,shqiptarët nuk mbetën pas popujve fqinjë të pellgut të Adriatikut e të Gadishullit Ballkanik.Në kulturën dhe në mendimin shqiptar kishin nisur të hynin idetë e Rilindjes evropiane,në to u ndie ndikimi I lëvizjes së madhe të Humanizmit.
Kur pushtimi osman e bëri të pamundur lulëzimin e kulturës humaniste në vend,ajo pjesë e inteligjenicies shqiptare që ishte formuar nën ndikimin e kësaj lëvizjeje,emigroi jashtë vendit dhe zhvilloi veprimtarinë e saj në viset e huaja ku u vendos kryesisht përtej Adriatikut.Prej saj u shquan figrua që bënë emër në botën humaniste,si Marin Barleci ,historian i parë i madh shqiptar,autor I veprës së njohur “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis” (Historia e jetës dhe e bëmave të Skëndërbeut,princit të Epirotëve),botuar në Romë midis viteve 1508-1510,e cila u përkthye në shumë gjuhë të botës .
 
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]