Trinia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 2:
Në [[Krishterimi|krishterim]] '''Trinia''' është mësimi që pohon se [[Perëndia]] ([[Zoti]]) është një Qenie e vetme që ekziston, njëkohësisht dhe në amshim, si një bashkim i tre personave (''personae, prosopa''): [[Ati (krishterim)|Ati]] (Burimi, Lartmadhëria e Amshuar, Krijuesi i gjithësisë); [[Biri (krishterim)|Biri]] (që ka jetuar pergjithmonë, [[Fjala (krishterim)|Fjala]] ose Fjala e Amshuar, mishëruar si [[Jezusi]] i [[Nazareti]]t, bërë njeri, lindur (trupërisht) nga gjiri i [[Maria e Virgjër|Virgjëreshës Mari]], dhe [[Shpirti i Shenjtë]] (që Ati e dërgon në emër të [[Krishti]]t për të mësuar dhe kuptuar të vërtetat e zbuluara). Që nga qindvjeçari i 4-t e.r , në Krishterimin e Lindjes dhe të Perëndimit, ky mësim është shpallur si "Një Perëndi në Tre Persona", që të tre si "persona" të ndryshëm dhe të bashkë amshuar ose "[[hypostases]]", ndajnë një thelb të vetëm [[Hyji|Hyjnor]], qenie, apo natyre.
== A. Shkrime dhe tradita ==
Fjala "Trini" lidhet me fjalën latine "Trinitas" me të njëjtin kuptim, pra Trinia është vetia e të qenit njëkohësisht tre veta në një. Përdorimi i parë i emërtimit u përdor nga [[Tertuliani]] rreth vitit [[200]], lidhur me Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, ose , në përgjithësi, me çdo veti të tre gjërave.
|