Ndryshimi mes inspektimeve të "Delbnisht"

1.609 bytes added ,  7 vjet më parë
(Faqe e re: {{Fshat në Shqipëri | Emri = Delbnishti | Emri (Rasa dhanore) = Delbnishtit | Figura = | Shteti = Shqipëria | Rrethi = Rr...)
 
<!-- == Historia == -->
<!-- == Demografia == -->
Fshati Delbnisht gjendet në Komunën Milot, Rrethi i Kurbinit, (Prefektura Lezhë). Delbnishti është një fshat piktoresk kodrinor nga ku mund të kundrohet një hapësirë e paanë nga Durrësi e deri në Ulqin.
 
Banorët e këtij fshati janë të krishterë katolikë. Fshati mburret me Kishën e Shën Teodorit dhe me historinë e pasur të kësaj kishe. Kisha ka qenë Selia rezidenciale e Arqipeshkvisë së Durrësit nga viti 1859 deri më 1937. Pallati arqipeshkvor tre-katësh i ndërtuar në vitin 1895 u dogj nga Haxhi Qamili me 2 shtator 1914. Në këtë fshat kanë shërbyer e banuar shumë meshtarë me emër të katolicizmit shqiptar përfshi edhe Imzot Prend Bjanku (Kameri) i cili u lind në këtë fshat. Kisha e Shën Teodorit në Delbnisht është mbyllur e fundit në Shqipëri, kur besimi fetar u ndalua me ligj nga regjimi famëkeq komunist.
 
Banorët e fshatit Delbnisht njihen për mikpritjen, qëndrueshmërinë dhe zellin e tyre për besimin, dijen dhe përparimin. Në fakt, etimologjia e emrit Delbnisht mund t'i ketë rrënjët në zgjuarsinë për të cilën shquhen banorët e këtij fshati të vogël (dhelpër - dhelpnisht).
 
Delbnishti është një fshat me mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor. Fshati bëhet edhe më tërheqës kur mendon për doket, të folurën dhe pasuritë e tjera etnografike që do të përbënin një befasi të këndshme për vizitorin e vëmendshëm.
 
(Artikulli është shkruar nga Zefjan Nikolla nga Delbnishti. Të dhënat historike bazohen në studimin e Kastriot Markut botuar në librin e tij "KISHAT E KURBINIT").
 
== Shih edhe ==
{{Komuna Milot}}