Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
Ky gjimnaz është themeluar në vitin 1967. Në vitin e parë të veprimit si gjimnaz me 7 paralele.
Gjatë historisë së tij ky gjimnaz disa herë ka pësuar ndryshime në strukturën organizative dhe përmbajtësore. Një kohë ishte shëndrruar në Qendër shkollore, pastaj në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 ishte shëndrruar në arsimin e mesëm të orientuar dhe bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta. Ishte ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, pastaj një vit më vonë arsimi i mesëm i orientuar është aplikuar edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës. Gjimnazi rritej së bashku me numrin e nxënësve. Kështu në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz ishin përfshirë gjithsej 1.,394 nxënës, shkolla kishte një ndërtesë shkollore me 27 mësonjëtore me 1500m2, kishte sallë të arsimtarëve, bibliotekë, kabinetin e fizikës, biologjisë, kimisë, pastaj zyre tjera administrative për drejtor, pedagog, sekretar, arkatar dhe lokale tjera përcjellëse
Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin të regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan që procesi mësimor ta ndjekin në shtëpi private.
Viti shkollor 1991/92 për nxënës të këtij gjimnazi filloi me 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor është organizuar vetëm nëpër fshatra si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme, Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj. Këto ishin disa të dhëna për sa i përket shkollës së mesme gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” në vitet e para të fillimit të punës si shkollë.