Dallime mes rishikimeve të "Memaliaj"

788 bytes added ,  9 vjet më parë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
 
== Kultura ==
<big>Agron Llakaj</big> ka lindur në qytetin Memaliaj të rrethit Tepelenë, në 24 prill 1960. Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987-1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e "12 në Hollivud", "12 vallëzime pa një të shtune" dhe "12 jave rreth fatit" etj. Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e "Telebingo", Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar filmin "Titaniku" me TV Klan në vitin 1998,ka qene drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit Portokalli, Kush do te behet Milioner dhe aktualisht punon ne televizionin Vizion + ". Nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".
<big>Legjenda Foto Strakosha!</big>
~ Për njerëzit e mirë, kujdeset vetë koha ~
Për të shkruajtur rreth legjendës Strakosha, ç'do shqiptar që të pyesësh, do të japë mbresa të vyera, jo vetëm në artin e futbollit, por dhe të personalitetit të tij të pasur plot virtyte të fisnikta. E kush e dinte, se qyteti i Memaliajt në rrethin Tepelenë, do të ndërtohej enkas për të lindur legjenda Strakosha?! Si ç'do familje shqiptare, dhe familja Strakosha e ardhur nga Dhërmiu shekullor i trimave dhe i Bilbilenjëve të Bregdetit, dhanë kontributin e tyre gjysëm shekullor për ndërtimin e këtij qyteti. Më 29 Mars 1965, lindi Foto Strakosha, i lindur dhe i rritur në Memaliaj, ky djalosh shëmbullor në ç'do drejtim ka lënë gjurmët e një njeriu shpirtmadh, zemër gjerë, bujar, human, atdhedashës , patriotë, asnjëherë nuk e ka mohuar preardhjen e tij, lab autokton. Në të gjithë memorjet tepelenase, por dhe atë shqiptare, është skalitur legjenda e tij sportive e veshur me atdhetarizëm, ku na frymëzon dhe na bën krenar. Ai ka ditur gjithmon ti rezistojë, krahas joshjeve edhe presioneve , për të përfundur me sukses misionin e tij sportiv në mbrojtje të ngjyrave kombëtare. Virtytet e tij nuk janë nëe rastësi, ato janë të trashëguara prej familjes dhe prindërve të tij, të cilët në ç'do kohë gjejnë një respekt të veçantë në qytetin e Memaliajt, e kudo që ata jetojnë .
Anonymous user