[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 4:
| titulli =
| emri i lindjës =
| ditëlindja = [[10 Maj|10 maj]] [[1950]]
| vendlindja = [[Dumnicë]], [[Besiana|Podujevë]]
| ditëvdekja =
| vendvdekja =
Rreshti 14:

'''Sabri Hamiti''' lindi më [[10 Maj|10 maj]] [[1950]] në [[Dumnicë]], [[Besiana|Podujevë]], nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.
[[1957]] Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
[[1968]] Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në [[Bota e re (gazetë)|Bota e re]] e në [[gazeta]] e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në [[Prishtina|Prishtinë]]. I ndjekur nga [[policia]], disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
[[1972]] Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
[[1973]] U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
[[1980]] Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në [[Parisi|Paris]].
[[1987]] Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
[[1989]] Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga [[Ibrahim Rugova]], mik i tij i studimeve. Më vonë, gjashtë herë me radhë ([[1992]], [[1998]], [[2001]], [[2004]], [[2007]], [[2010]]) u zgjodh deputet në [[Kuvendi i Republikës së Kosovës|Kuvendin e Kosovës]], ndërsa nga viti [[2006]] është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
[[1993]] Zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]]. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
[[1995]] Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më [[24 Shtator|24 shtator]] [[1998]] persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
[[2000]] Zgjidhet anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës]].
[[2008]] Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.

Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.
Rreshti 34:
Dy periudha të letërsisë shqipe: ''letërsia filobiblike'' e ''letërsia romantike'', që rrokin katër shekujt e parë të kësaj letërsie. E para duke pasur karakteristikë zotëruese parashkrimin biblik, kurse e dyta duke e pasur për bazë temën e zgjimit nacional ashtu dhe shpërthimet individuale romantike. Të dyjat të lexuara nëpërmjet autorëve më të mëdhenj. E para me [[Gjon Buzuku|Buzukun]], [[Pjetër Budi|Budin]], [[Pjetër Bogdani|Bogdanin]] e [[Jul Variboba|Varibobën]], e dyta nëpërmjet [[Jeronim de Rada|De Radës]], [[Naim Frashëri|Naimit]], [[Zef Serembe|Serembes]], [[Pashko Vasa|Pashko Vasës]], [[Sami Frashëri|Samiut]], [[Ndre Mjeda|Mjedjes]], [[Andon Zako Çajupi|Çajupit]]. Vetëdija për dy doktrina letrare.

Letërsia e gjysmës së parë të shekullit XX, e shfaqur më parë si letërsi e modelit kritik, përballë modelit himnizues romantik. E vijuar me letërsinë moderne që zbulon e shfaq poetika e individualitete të fuqishme letrare. Zhvillim i hovshëm i të gjitha gjinive letrare duke krijuar një ambient e një vetëdije, ku krijohet dialogu i çuditshëm ndërmjet autorëve të mëdhenj si [[Faik Konica]], [[Gjergj Fishta]] e [[Fan Noli|Fan S. Noli]] në një anë dhe [[Lasgush Poradeci]], [[Ernest Koliqi]], [[Mitrush Kuteli]] e [[Millosh Gjergj Nikolla|Migjeni]] në anën tjetër.

Interpretimi i veprave të zgjedhura të autorëve të zgjedhur të letërsisë bashkëkohore. Shkrim i një dialogu të mbrendshëm letrar, në të cilin autorët e veprat e zgjedhin lexuesin-interpretuesin po aq sa ai i zgjedh këto. Kjo dëshmon më tepër një ''sistematikë'' të shkrimit e të leximit se sa një sistem. Pra, loja e përhershme e kërkimit është që autorët: krijuesi e interpretuesi t’i shfaqen të hapur njëri tjetrit, për të gjetur bashkërisht universalen letrare në trajtë të poetikës.