[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 37 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q194187 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
 
Rreshti 4:
Sipas saj u emërua edhe bendi “Sade”, që përveç saj përbëhet edhe nga muzikantët Stuart Mathewman (kitarë dhe saksofon), Paul Denman (bas), Andrew Hale (keyboard) dhe Paul Cook (tupanë). Me “Sade” ajo pati suksese në vitet e [[1980]]-a dhe [[1990]]-a.
 
Sade Adu u lind në Nigeri si vajza e një nigeriani dhe e një anglezeje. Pas ndarjes së prindërve të saj ajo shkoi kur ishte në moshën 4 vjeçare bashkë me nënën në Clacton-on-sea (në [[Anglia|Angli]]). Ajo studioi në [[Londra|Londër]] dizajnin e modës dhe punoi si foto-modele, para se të kalonte në biznesin muzikës në vitin 1980.
 
Në fillim këndoi në grupin “Arriva”, pastaj për dy vite në “Pride”. Aty ajo u njoftua me saksofonistin Stuart Mathewman me të cilin e bëri kompozimin e disa këngëve. Në vitin [[1984]] ajo së bashku me bendin saj “Sade” lidhi kontratë me Epic Records dhe prej mesit te viteve të `80-ta korri shumë suksese me pop-muzikën e saj të inspiruar nga souli dhe xhazi.
 
Prej albumit të parë të saj u shitën mbi 6 milion ekzemplarë. Në vitin [[1985]] e fitoi [[Grammy Award|Grammy]]-n e saj të parë. Në vitin [[1987]] kishte një rol në filmin “[[Absolute beginners]]”, ku ajo këndoi këngën “Killer blow”. Poashtu u paraqit në serinë braziliane “Um Anjo Caiu do Céu”.
 
Në vitin [[1989]] ka qenë e martuar për disa muaj me producentin spanjoll të filmit Carlos Scola. Më [[1994]] fitoi një Grammy për këngën „No ordinary love”, që gjendet në albumin e muzikës së filmit “[[Indecent Proposal]]”.
 
Në vitin [[1997]] u dënua ne [[Xhamajka|Jamaika]], pa qenë e pranishme ne gjyq, për shkak të një delikti në trafik, për vozitje të pakujdesshme. Pas një pauze 6-vjeçare, në të cilën ju përkushtua vajzës se saj Ila, publikoi në vitin [[2000]] një album të ri dhe ndërmori një turne nëpër [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]] në vitin [[2001]].
 
== Diskografia ==