Ndryshimi mes inspektimeve të "Sadik Ferati"

155 bytes added ,  7 vjet më parë
v
Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
[[File:Sadik Ferati.jpg|thumb|Sadik Ferati, shpërblimet e tij nga kampionate të ndryshme]]
 
'''Sadik Ferati''' (1975) i lindur në [[Prizreni|Prizren]], [[Kosova|Kosovë]], ka të përfunduar studimet postdiplomatike ([[Master]]), orientues Sportet Luftarake-[[Mundja|Mundjen]] në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]] pranë Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve.
 
Sadik Ferati ka lindur në [[Prizreni|Prizren]]. Me mundje ka filluar të mirret qysh në moshën e re. Karriera sportive e Sadik Feratit filloi në verën e vitit 1985, kur ai ishte nxënës i klasës së tretë në shkollën "ish-17 Nëntori", ku filloi t'i merrë edhe bazat e para të mundjes. Aftësinë e tij me kujdes e përcjelli dhe e dalloi trajneri dhe pedagogu, prof. [[Sylejman Shala]]. Medalja e parë e tij ishte ajo në [[Mitrovica|Mitrovicë]], ku vetëm me 3 muaj stërvitje zuri vendin e dytë për pionier, në Kampionatin e Kosovës. Kjo medalje pothuajse e shtyri Sadik Feratin të punojë më tepër dhe të arrijë rezultatet më të larta. Vlen të veçohet pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror 1991 në Alma të [[Kanadaja|Kanadasë]], ku ky mundist shqiptar u stolis me medaljen e artë në Stilin e Lirë, kurse në stilin Greko-Romak zuri vendin e tretë, ku u stolis me medaljen e bronztë. Ishin të vetmit Sadik Ferati dhe kolegu i tij [[Agron Sulaj]], shqiptarët që perfaqësuan ish-[[JugosllaviaRepublika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Jugosllavinë]]; të tjerët ishin të republikave të ndryshme ish-[[JugosllaviaRepublika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Jugosllave]]. Nga ky Kampionat Botëror, Sadik Ferati dhe [[Agron Sulaj]] u stolisën me medalje, të tjerët u kthyen duarthatë.
 
Sadik Ferati, në kampionate të organizuara në [[Kosova|Kosovë]] u shpall disa herë si tekniku më i mirë. Merita më e madhe e tij është kur ai shpallet nga [[Federata e Sporteve të Shqipërisë]] si sportisti i vitit 1991 për mbarë shqiptarët në botë, pastaj në [[Kosova|Kosovë]] poashtu si sportisti më i mirë i vitit 1991.
 
Një kohë Sadik Ferati ishte mundës në klubin "SHKUP" në [[Shkupi|Shkup]], nën udhëheqjen e trajnerit [[Shaban Sejdiu]]. Një kohë ka qenë në stërvitje edhe me sportistin e shekullit, mundistin [[Shaban Tërstena]]. Poashtu ka marrë këshilla edhe nga trajneri i mirënjohur [[Mentaz Allajbegu]].
 
Pas luftës, Sadik Ferati nga udhëheqësia e klubit zgjidhet si trajner i të rinjëve dhe bën oragnizimin e të rinjëve nëpër shkolla dhe fillon karrierën si trajner i klubit të mundjes në klubin "Prizreni" në [[Prizreni|Prizren]].
 
Më vonë ai së bashku me kolegun e tij [[Hysen Terakaj]], hapin klubin e ri të mundjes "LIRIA", por për shkak të kushteve teknike ky klub nuk u aktivizua.
 
Tani Sadik Ferati punon si profesor i lendës së Edukatës Fizike dhe Sportive në kolegjin "Mehmet Akif" si dhe në gjimnazin "Gjon Buzuku" në [[Prizreni|Prizren]].