Ndryshimi mes inspektimeve të "Sadri Ferati"

80 bytes added ,  7 vjet më parë
v
Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
'''Sadri Ferati''' u lind më 10 qershor [[1957]] në fshatin Vërrnice te [[Mitrovicës]].
==Biografia==
[[Sadri Ferati]] shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet universitare në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në [[Mitrovica|Mitrovicë]] i përfundoi më 1985. Në vitin 1992, z. Sadri Ferati u zgjodh Sekretar dhe nënkryetar i Degës së [[Lidhja Demokratike e Kosovës|LDK]]-së në Mitrovicë. Më 1997 z. Ferati u zgjodh Deputet i Kuvendit të Kosovës. Nga viti 1985 deri më 1992 punoi shef i Sektorit të zhvillimit në industrinë e ngjyrave dhe llaqeve “Extra” në Vushtrri. Nga viti 1993 deri më 2004, ishte menaxher i ndërmarrjes private “Molitoria” po ashtu në [[Vushtrria|Vushtrri]]. Në vitin 2004, z. Ferati u emërua drejtor i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Krahas angazhimeve profesionale dhe politike, në tetor të vitit 2005, z. Sadri Ferati u zgjodh Kryeshef i Ekzekutivit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. Në zgjedhjet e Kuvendit të VI-të të Degës së Lidhjes Demokratike të mbajtura në janar të vitit 2007, z. Sadri Ferati u zgjodh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë. Më 08 janar 2008, z. Sadri Ferati u nominua Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Më 17 dhjetor 2008, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, emëroi z. Sadri Ferati në postin e Sekretarit teknik-administrativ të [[Lidhja Demokratike e Kosovës|LDK]]-së.
 
Ministri Ferati flet gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve: Dastidit, Nitës dhe Vlerës dhe jeton në Mitrovicë.