[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 3:
== Jeta ==
 
Ajo lindi në qytetin e Shkodrës, në familjen e njohur Juka. Mbaroi në [[Tirana|Tiranë]] Institutin Femëror "Nâna Mbretneshë" dhe me rënien e mbretërisë, sëbashku me familjen emigroi në [[Turqia|Turqi]], [[Egjipti|Egjipt]] e më në fund në SHBA. Ishte e bija e Musa Jukës, ish-ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.
 
Kreu studimet e larta dhe dhà mësim edhe në disa Universitete amerikane. Ishte një studiuese e analiste e mirë e problemeve kosovare, ku dhà një kontribut të çmuar në këtë fushë. Ajo bashkëpunoi shumë me gazetën "Shkodra". Gjithë jetën e saj ìa kushtoi letrave dhe [[Ismail Kadare|Kadareja]] e ka cilësuar si intelektualen më të madhe shqiptare. Dr. Juka ka dhënë mësim në Universitetin Georgetown/Washington. Është intervistuar nga departamenti amerikan i shtetit, gazeta me zë, dhe kanale televizive të SHBA gjatë luftës në [[Kosova|Kosovë]] për mendim shkencor mbi origjinën e Shqiptarëve. Përgatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kanë qenë mbresëlënëse për dëgjuesin e panjohur amerikan.
Ka shkruar libra dhe botuar studime vetëm ose bashkë me F. Freundlich, bashkëshortin. "Albanian Golgotha" është në listën e Librarisë së Kongreseve.