[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Jeta: disa ndryshime ortografike
Rreshti 30:
 
== Jeta ==
Agostini lindi në vitin [[354]] në [[Tagaste]] një qytet provincial në [[provinca|Provincën]] [[Numidia]]. Qyteti sot quhet [[Souk-Arrhas]] dhe ndodhet në [[Algjeria|Algjeri]]. Kur lindi iu dha emri '''[[Aurelio Agostino]]'''. Ai lindi pas konvertimit të perandorit [[Konstantin]] në fenë e [[krishterimi|krishterë]]. Në këtë periudhë, [[Afrika e veriut]] do tit'i nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.
 
Babai i tij quhej Patricius, ishte qytetar romak, nëpunës i respektuar në administratën romake, dhe pronar i vogël tokash në [[Tagaste]]. Babai ishte [[Paganizmi|pagan]], por u [[pagëzimi|pagëzua]] i krishterë pak para vdekjes. Babai ishte shumë i rreptë dhe nuk pati kurrë marrëdhënie krejt të hapura me [[Shën Monika|Monikën]] ose [[Agostini]]n. Por ai ndikoi shumë në formimin e Agostinit duke e mësuar të admironte klasikët e letërsisë latine, gjëdhe e cilakjo e ndihmoi shumë Agostinin gjatë aktivitetit të tij si shkrimtar.
 
Nëna, [[Shën Monika|Monika]] (në literaturë ndeshet edhe me emrat Monica, Monnica) ishte e krishterë. Monika konsiderohet në traditën e krishterë si nëna perfekte. Ajo do të luajë një rol të veçantë në jetën e Agostinit dhe të vëllezërve dhe motrave të tij. Dihet se Agostini kishte të paktën një vëlla, [[Navigius]] dhe një motër e cila vdiq si virgjëreshë e bekuar, një formë e vjetër e jetës si murgeshë. Ajo nuk e pagëzoi djalin e sapolindur, por u kujdes që ai të merrte mësime mbi fenë e krishterë. Kur Agostini u sëmur shumë rëndë gjatë fëmijërisë, ai u lut që të pagëzohej i krishterë, por ai u shërua përparapara se të kryhej pagëzimi dhe kërkoi që të shtyhej pagëzimi për më vonë. Kjo nuk ishte e pazakontë për atë kohë, kur njerëzit përpiqeshin që ta shtynin pagëzimin nga frika se ata mund të bënin mëkate pas pagëzimit.
 
Mësimet e para i mori në [[Tagaste]] dhe më vonë në [[Madaura]]. Ai mësoi [[latinishtja|latinisht]], ndërsa njohuritë në gjuhën [[greqishtja e vjetër|greke]] i mbetën të kufizuara. Në vitin [[370]] u dërgua të përfundonte arsimin në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ai dëshironte të punonte si jurist dhe për këtë arsye ai do të studiojë [[retorika|retorikë]] nga viti [[372]] deri në vitin [[375]]. Në këtë kohë i vdiq babai.
 
Pasi lexoi librin "[[Hortensis]]" (ky libër ka humbur dhe nuk dihet përmbajtja e tij) të [[juristi]]t, [[politikani]]t, [[oratori]]t dhe [[shkrimtari]]t [[Roma|romak]], [[Cicero]] ([[106]]-[[43]] [[p.e.s.]]), Agostini filloi të interesohet për [[filozofia|filozofinë]]. Ai studiojë midis të tjerash veprat e [[Platoni]]t dhe që nga viti [[373]], ai dhe shoku i tij [[Honoratus]] filluan të ndjekin [[Manichaeism]], një sekt i krishterë i cili mendonte se bota shpirtërore ishte e krijuar nga [[Zoti]] ndërsa ajo materiale ishte krijuar nga [[E Keqja]]. AugustiniAgostini hodhi poshtë shumicën e besimit të krishterë të marrë nga nëna. Në fund të studimeve ai hoqi dorë nga [[jurisprudenca]] dhe iu kushtua mësimdhënies së retorikës. Ai filloi të jepte mësime në retorikë dhe gramatikë në vitin [[375]] dhe vazhdoi kështu për 9 vjet.
 
Agostini mendohet se ishte një burrë i pashëm, dhe në moshën 18-të vjeçare (viti [[372]]) ai u njoh me një grua të re në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ata bashkëjetuan për 14 vjet. Shumica në atë kohë e konsideronin [[bashkëjetesa|bashkëjetesën]] si një mënyrë të jetuari të pranueshme. Nga bashkëjetesa u lindi një djalë, [[Adeodatus]] në vitin [[373]]. Adeodatus vdiq në vitin [[389]]. Agostini u nda nga kjo grua në vitin [[386]].