Justin Martiri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Reverted 1 edit by 79.106.109.156 (talk). (TW)
Rreshti 20:
Justini ia tërheq vërejtjen Urbikut për krimet që iu bënë të krishterëve. Ai thotë: salvimi vjen nga demonet të cilët e urrejnë të vërtetën. Kjo është vepër djallëzore. Pjesa kryesore flet për rrymat kryesore filozofike siç është stoicizmi dhe platonizmi. Justini lartëson në këtë kontekst krishterimin mbi të gjitha filozofitë e tilla.
Dialogu që bën me Trifonin hebre, është vepër e gjërë e Justinit. Ky polemizon me judenjtë. Judenjtë mendojnë se judaizmi është keqëtrajtuar, ndersa Justini thotë se judaizmi nuk është keqtrajtuar, por është i mangët me mospranimin e Jezu Krishtit si Mesi, të cilin e paralajmëruan profetet.
Justini në mësimet e veta dëshiron të zberthejë të vërtetën, e cila mbron të krishterët. Flet për Logosin por nuk e sqaron kjart sikurse e sqaroi Filoni. Justini thotë: Logosi hyjnor u mishërua në Jezu Krishtin dhe na shpalli të vërtetën e plotë. Më tutje shton se çdo njeri si qenie racionale participon në një mënyrë në Logosin hyjnor, i cili ka në vete një pjesë të tij. Duke iu falënderuar këtij participimi, mund të vijmë deri tek e vërteta.
Për fund mund të thuhet se të krishterët duhet ta dëshmojnë Zotin me jetë, ndërsa Kisha me sinqeritet të bëjë dialog me botën. Justini kërkonte që bota të jetë reale ndaj Kishës, ta nderojë atë, sepse besimtarët e saj nuk janë më pak njerëz dhe si të krishterë edhe ata duhet të jenë të nderuar dhe të pranuar.
 
==Vlerësimi==
JUSTIN MARTIRI (100-165) parashtronte interpretimin grek të Logosit (dritë = arsye, kurse në mënyrën e të menduarit hebre dritë = zbulim). Sipas tij çdokush e ka këtë dritë, por kjo varet nga interpretimi i rreshtit te ungjilli sipas Gjonit (1,9): Drita e vërtetë, që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. ose: (Ai, Fjala, është drita e vërtetë). Ai erdhi në botë për t’ua dhënë këtë dritë njerëzve.
 
Për shkak të ngatërrimit të tij në polemikë me gnostikët, ai ishte një apologjet shumë i interesuar për trupëzimin. Për këtë shkak la jashtë kujdesit të teologjisë së tij rëndësinë e vdekjes pajtuese të Jezusit. Kjo krijoi një precedent të rrezikshëm, i cili më vonë u fut në teologjinë sakramentale. Ndërsa pa trupëzimin e Krishtit, vdekja e tij pajtuese në vendin tonë do të ishte e pamundshme, themelimi i shëlbimit tonë është ekskluzivisht vdekja e tij që ka shlyer mëkatet tona.
 
Mësimi i Justinit për Trininë është afërt me modalizmin. Sipas tij, Trinia nuk ka ekzistuar gjithmonë në formën e tij të tanishme: fjala «logos» do të thotë arsye hyjnore, ndërsa fjala «bir» ka të bëjë vetëm me rolin e Logosit në krijim dhe zbulim. Në Shkrimet e tij Shpirti i shenjtë është konsideruar me shumë vështirësi si person.
 
== Shpjegimet profetike ==
=== Besimtar i patundur i profecive ===